VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
TAKIMI AMERIKANO-KINEZ JOZYRTAR NË KALIFORNI Nga FRANK SHKRELI E Hënë, 06.10.2013, 08:23pm (GMT1) ![]()
Para takimit, zyrtarët amerikanë e cilësuan këtë takim jo zyrtar, si një rast të mirë për presidentët Obama dhe Xi për të biseduar haptas dhe sinqerisht mbi problemet në marrëdhënjet midis dy vendeve. Shtëpia e Bardhë tha, para sesjoneve jo-zyrtare, se qëllimi i takimit ishte gjithashtu që Presidenti Obama të njihej për së afërmi me Presidentin e ri kinez, në një atmosferë jo formale, ose siç u cilësua nga disa për nga informaliteti, si në një takim me ''Këmish me mëngë të shkurtëra''. Sipas njoftimeve të Shtëpisë së Bardhë, dy udhëheqsit e lartë biseduan mbi një seri çështjesh bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare, dhe shqyrtuan përparimet dhe sfidat në marrëdhënjet amerikano-kineze gjatë katër vjetëve të fundit, dhe biseduan mbi mënyrat e avancimit të bashkpunimit, por edhe të menaxhimit të ndryshimeve në qendrimet politike dhe ekonomike midis Uashingtonit dhe Pekinit, gjatë viteve të ardhëshme. Gjatë bisedimeve jo formale prej dy ditësh, Presidenti Obama e siguroi udhëheqsin kinez Xi se Shtetet e Bashkuara mirëpresin rritjen paqësore të Kinës si fuqi botërore, duke thënë se, "Është në interesin e Shteteve të Bashkuara që Kina të vazhdojë rrugën e suksesit, sepse ne besojmë se një Kinë në paqë, stabile dhe e begatë nuk është vetëm diçka e mirë për Kinën, por është gjithashtu edhe në interesin e botës dhe të Shteteve të Bashkuara", tha Presidenti Obama. Nga pikëpamja amerikane, midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara ka shumë problem përfshirë të drejtat e njeriut dhe vlerat universale por ndër kryesoret që sipas lajmeve u biseduan gjatë takimeve fundin e javës së kaluar në Kaliforni --janë proteksionizmi tregtar, vjedhja kibernetike dhe resepktimi i pronësisë intelektuale. Këto shqetsime të Amerikës, Presidenti Obama i shfaqi duke thënë se, "Shtetet e Bashkuara përpiqen të sigurojnë një ekonomi ndërkombëtare dhe një rend ekonomik ndërkombëtar, në të cilin kombet e ndryshme zbatojnë të njëjta rregulla, dmth, një rend ekonomik që është i lirë dhe i drejtë, dhe një rend në bazë të të cilit Shtetet e Bashkuara dhe Kina punojnë së bashku për zgjidhjen e problemeve, siç është siguria hibernetike dhe mbrojtja e pasurisë intelektuale. Kina, sipas njoftimeve zyrtare dhe jo zyrtare, ka vazhduar të vjedhë sekretet mbrojtëse dhe tregëtare të Amerikës, nepërmjet sulmeve hibernetike, gjë që ka keqësuar tensionet amerikano-kineze dhe ka shkaktuar reagime të ashpëra edhe në Kongresin Amerikan .
Përsa i përket Pekinit, një ndër shqetësimet kryesore të Kinës është politika e
re amerikane ndaj Azisë, politikë të cilën udhëheqja kineze e konsideron si një
përpjekje të Shteteve të Bashkuara për të penguar Kinën që të bëhet një
superfuqi botërore. Megjithëkëtë, udhëheqsi i ri kinez tha gjatë bisedimeve me
Presidentin Obama në Kaliforni se ai beson se marrëdhënjet midis dy vendeve
kanë arritur një pikë historike dhe se ato mund të jenë një model për
marrëdhënjet midis fuqive të mëdha.
Ky ishte qëllimi i Uashingtonit zyrtar për takimin amerikano-kinez fund javën e
kaluar, por njëri nga disidentët kryesorë kinez në mërgim, Wei Jingsheng u
citua nga Zëri i Amerikës të ketë thënë se, për derisa Kina mbetet nën
udhëheqjen e një partie, asaj komuniste, Shtetet e Bashkuara, sipas tij, nuk
duhet të presin marrëdhënje serioze bashkpunimi me Pekinin. Ai shtoi duke thënë
se, "Sistemi politik dhe shoqëror amerikan është shumë tërheqës për njerëzit
e thjeshtë në Kinë dhe si rrjedhim, regjimi komunist i Kinës e shikon këtë fakt
si një kërcënim themelor ndaj mbijetesës së regjimit komunist në Pekin."
Mbajta hapur e linjeve të komunikimit, në nivelin më të lartë midis dy vendeve
është tepër e rëndësishme, pasi kemi të bëjmë me një Kinë e cila po tregon
gjithnjë e më shumë tendenca ekspansioniste ushtarake në rajonin e Paqësorit
dhe kemi të bëjmë me një regjim i cili e sheh të nevojshme që të shtypë
segmente të ndryshme të shoqërisë që nuk pajtohen me politikat e tij, ndërkohë
që autoritetet komuniste kineze tregojnë frikën që kanë nga populli i vet, duke
bllokuar diskutimet në internet në lidhje me përvjetorin e masakrave të 4
Qershorit, 1989, në sheshin Tiananmen të Pekinit. ![]() Takimi midis dy delegacioneve FRANK SHKRELI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |