VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
A ËSHTË 23 QERSHORI ZGJIDHJA? Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Djelë, 06.16.2013, 07:12am (GMT1) ![]()
Nga njëra palë 22 Marsi 1992 trumbetohet si precedent i triumfit të qeverisjes
aktuale, nga tjetra palë trumbetohet si precedent i përmbysjes së sistemit
farsë tranzicionist 23 vjeçar.
Ndryshimi midis 22 Marsit 1992 dhe datave pasuese të zgjedhjeve të mbajtura në
Republikën e Shqipërisë, në nivel qendror apo lokal, si dhe i dy referendumeve
që janë zhvilluar gjatë kësaj periudhe është se 22 Marsi 1992, pavarësisht
frytit që dha, ishte zgjedhje, ndërsa të gjitha datat pasardhëse ishin farsë. Pa zgjedhje, nuk ka zgjidhje. Farsat nuk janë zgjidhje, nuk janë pjesë e zgjidhjes. Farsat janë problemi, janë pjesa e problemit. Edhe për 23 qershorin gjasat më të mëdha, pritjet më të mëdha, parashikimet e vëzhguesve dhe interpretuesve më seriozë të realitetit të fushatës shumëmujore që i paraprin kësaj date, janë se kjo datë do të jetë pjesë e problemit dhe nuk do të jetë pjesë e zgjidhjes. Dukuria më masive e ditës në Republikën e Shqipërisë është tashmë shitblerja e votave. Ky është alarmi kryesor që japin faktorët perëndimorë të interesuar për mbarëvajtën e fushatës dhe për integrimin e këtij vendi në Bashkimin Evropian. Njerëz me përparëset me xhepa të fryrë si ato të fatorinove iu shfaqen tek dyert qytetarëve të varfër, për t'ua blerë votën. Edhe vetë palët pjesëmarrëse në fushatë e akuzojnë njëra-tjetrën për këtë dukuri. Është e ditur se terreni është ai që e vendos fitimtarin. Në një kuptim, kënaqësia ose pakënaqësia e qytetarëve, familjeve, si rezultat i përmbushjes së projekteve të tyre ose rrënimit të këtyre projekteve, është faktori që vendos se kujt t'ia japë votën qytetari i Republikës së Shqipërisë. Turmat që e vllaçitin vendin, buja mediatike nuk i hyjnë në vesh as në sy askujt. As interpretimet e opinionisëve, të cilëve iu mungojnë vetëm lahutat, çiftelitë, klarinetat, gajdet, zurnatë dhe tupanat në krahasim me trupat e këngëtarëve dhe kërcimtarëve që i shoqërojnë ekipet e shtabeve të panumërta zgjedhore.
Luksi i fushatës është marramendës dhe lëbyrës, tejet në kontrast me realitetin
në terren. Duke qenë të gjithë bashkëpërgjegjës, askush, si deri më sot, nuk do
të japë llogari për këtë shfrenim të tërbuar. Fushatat zgjedhore, në çfarëdo niveli, në vendet demokratike janë fushata të premtimeve, të platformave, të projekteve të mëdha e të vogla për të ardhmen, por janë, para së gjithash, fushata të dhënies llogari për dështimet, për mospërmbushjet. Dhënia llogari fillon tek strukturat e partive në bazë, tek simpatizanti më i largët e më i rëndomtë, deri tek kreu i një force politike. Kur partitë hyjnë në fushatë, ato e kanë shkundur veten prej të gjitha dobësive dhe mangësive të një mandati dhe i paraqiten zgjedhësit të vet e popullit të vet me një frymë sa më të re. Pa ndryshuar veten, një forcë politike nuk mund ta ndryshojë vendin dhe shoqërinë. Pa e ndryshuar veten, një klasë politike nuk ka se si të ndryshojë vendin dhe shoqërinë. Për më tepër, kur ndryshimet në kreun, në forcat politike, në klasën politike, janë vetëm në drejtim negativ, është e ditur se çka mund të pritet prej tyre nga vendi dhe shoqëria. Duke u rikthyer tek fillimi i këtij shkrimi, sa reale apo sa e gabuar është qasja e 23 Qershorit 2013 me 22 Marsin 1993, kjo do të merret vesh si gjatë së dielës së ardhshme, pra ditës së votimeve, por sidomos të nesërmen e kësaj date, më 24 qershor 2013.
Ne protagonistët e 22 Marsit 1992 e mbajmë mend këtë datë të zgjedhjeve të ketë
qenë shumë më e ndryshme se 21 marsi i atij viti. Qytetarët kishin shkarkuar
tashmë makthin e muajve, javëve, ditëve, orëve, minutave, sekondave aq të
tensionuara paraprirëse dhe ishin të vendosur, të qartë, të kthjellët në
përcaktimin e tyre për dhënien e votës. Në një pjesëmarrje tejet masive, me
rreth tri të katërtat e votave të tij, populli, sovrani, jepte verdiktin për
përmbysjen e komunizmit. Verdikt tashmë përfundimisht i sabotuar. Krejtësisht ndryshe nga 22 Marsi 1992 ishte e nesërmja, 23 marsi 1992. Shpresa dhe besimi i kishte përtërirë njerëzit që dilnin nga një dimër i gjatë parazgjedhor dhe zgjedhor, pa drita, pa ngrohje, pa qetësi. I njihje dhe nuk i njihje dot njerëzit e një dite më parë, të një jave më parë. E njihje dhe nuk e njihje dot veten tënde të një dite më parë apo të një jave më parë.
Goditja paraprake ndaj 23 qershorit 2013 është mospjesëmarrja e elitës
shqiptare në debatin zgjedhor. Elita shqiptare, ajo që është e distancuar nga
partitë, do të kishte fjalën kryesore llogarikërkuese ndaj çdo force politike,
pushtetare apo opozitare, ndaj atyre që ikin apo atyre që vijnë. Elita,
ekspertët, ata që bëjnë analiza dhe nxjerrin konkluzione, ata që nuk lëshojnë
thjeshtë fjalë, por argumente dhe vetëm argumente, janë njerëzit që mund të
kërkojnë llogari jo vetëm për të shkuarën e politikës në pushtet apo në opozitë, por edhe
për të ardhmen e premtuar nga politika. Këtu qëndron edhe ndryshimi thelbësor mes 23
qershorit 2013 dhe 22 Marsit 1992. Elita tashmë ose është bërë joekzistuese ose
është bërë vetëjoekzistuese. Goditja vendimtare ndaj 23 qershorit 2013 do të ishte mospjesëmarrja e qytetarëve në votime. Në qoftë se qytetarët nuk do të marrin pjesë masivisht në votime, atëherë politika do të jetë ajo që do të dalë pa u lagur si këto 21 vite që e pasojnë 22 Marsin 1992, ndërsa populli do të mbetet në shiun, breshërin, borën e 21 viteve të ardhshme, tashmë të post-tranzicionit. © HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946 Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN! Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005) SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI Romani "Imazh" i Zef Mulajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN? 21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT 21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND ROJA TË SOVRANITETIT Zotër shtëpie Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË KOLLITJET E STALINIT... ...nesër në "tri komunat heroike" Nga SKËNDER BUÇPAPAJ MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT TË DUAN, PA TË QORTOJNË (Letër e mbyllur partive) Nga SKËNDER BUÇPAPAJ UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË" EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA? POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAMENDJET PARAZGJEDHORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN... KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS © SKËNDER BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |