VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK: NUK KAM QËNË KURRË ANËTAR I PPSH Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Hënë, 07.15.2013, 05:51pm (GMT1) ![]() Sa ditë, sa orë, minutë, sekondë që kalon nga 23 qershori i madh i humbjes më se të merituar, Partia Demokratike e Shqipërisë po bëhet një ndotëse gjithnjë e më e gërditshme e ekologjisë shpirtërore të shqiptarëve. Nëpër skutat virtuale të facebook dhe mediave të tjera sociale e online dhe nëpër labrintet e nëndheut të tyre, personazhe të "Metamorfozës" së Kafkës dhe të "Fermës së kafshëve" të Orwellit, po englendisen këto ditë me jehonën e shpifjeve të porositura nga makineria e tyre propagandistike, e dështuar me turp, pa lavdi tri javë më parë. Segmente të Sigurimit të Shtetit brenda Partisë Demokratike të Shqipërisë, të zhytura deri në kalbëzimin më kutërbues në korrupsion, klientelizëm dhe mafie, në vend që të merren me shkaqet e humbjes, po ndërsejnë eksponentë dhe lukuni anonime për të hedhur baltë kundër kujtdo që ka kthjelltësinë intelektuale dhe guximin qytetar për të vënë gishtin në fajtorët e vërtetë të humbjes së Partisë Demokratike dhe në plagët e vërteta vdekjeprurëse në trupin e kësaj partie. Në këtë kontekst, është përhapur edhe shpifja se deri më 1990 paskam qenë anëtar i Partisë së Punës së Shqipërisë, ndërsa nga viti 1991 deri më 2005 paskam qenë anëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë. E vërteta e katërcipët është se unë nuk kam qenë asnjëherë, as një ditë, as një minutë, as një sekondë anëtar i PPSH apo i PDSH. Jam një përkrahës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit qysh në çastet e para, ashtu edhe i Partisë Demokratike të Shqipërisë që doli nga kjo lëvizje. Nuk jam pajtuar asnjëherë me zhvendosjen, largimin dhe eleminimin e udhëheqësve të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit nga kreu dhe radhët e kësaj partie. E kam përkrahur PDSH, sepse e kam menduar si një alternativë të djathtë të domosdoshme kundrejt PPSH (PSSH). Nuk jam pajtuar dhe e kam kundërshtuar me qëndrimet e mia, veprimet e mia dhe shkrimet e mia çdo rrëshqitje majtas të kësaj partie. Të jetë alternativë e djathtë do të thotë të mbështetet në ish klasat e përmbysura antikomuniste, në ish të burgosurit dhe ish të përndjekurit politikë, në ish pronarët dhe në të gjithë të pakënaqurit e diktaturës. Nuk jam pajtuar dhe kam kundërshtuar qëndrimin shpërfillës, denigrues dhe përjashtues ndaj këtyre kategorive nga ana e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Nuk jam pajtuar dhe nuk pajtohem që Partia Demokratike e Shqipërisë të jetë parti e ish komunistëve, pra ish anëtarëve të Partisë së Punës të Shqipërisë, siç u katandis ajo përherë e më tepër në këto 23 vite. Nuk jam pajtuar dhe nuk pajtohem që Partia Demokratike e Shqipërisë të jetë parti e ish Sigurimit të Shtetit, pra e ish sigurimsave, të cilët e kanë uzurpuar në këto 23 vite PDSH, qeverinë e saj, administratën e saj. Kam kërkuar që në ditët e para e deri sot, në mënyrë zyrtare, në mënyrë publike hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Në qoftë se Partia Demokratike e Shqipërisë nuk shkëputet përfundimisht nga Sigurimi i Shtetit ajo nuk bëhet kurrë parti e djathtë. Dhe populli në verdiktin e tij të 23 qershorit e nxori të tepërt PDSHnë. Në qoftë se Partia Demokratike e Shqipërisë nuk shkëputet përfundimisht nga ish komunistët (pra, ish anëtarët e PPSH) dhe nga eksponentët e tjerë të lartë të kohës së PPSH, nuk do të jetë kurrë parti e djathtë, prandaj do të mbetet e tepërt në kuadrin e spektrit pluralist të Shqipërisë. Në qoftë se Partia Demokratike e Shqipërisë nuk shkëputet nga filozofia klienteliste e pushtetit, ajo do të mbetet vetëm një kujtesë e urryer e së shkuarës. Partia Demokrarike e Shqipërisë ka 23 vjet që votohet nga elektorati i djathtë dhe që bën politikë gjithnjë e më të majtë. Në qoftë se Partia Demokratike nuk do të jetë një parti e djathtë, ajo nuk ka pse të ekzistojë. Elektorati i djathtë do ta braktisë përfundimisht, duke abstenuar ose duke u fragmentuar në parti të tjera çfarëdo. Partia Demokratike e Shqipërisë sot nuk është parti e Azem Hajdarit, nuk është parti e Arben Brocit, nuk është parti e Pjetër Arbnorit. Është parti e Islamëve, Kadelëve, e Dogjanëve, partia e tenderave, pazareve dhe trafiqeve të pushtetit. Ish komunistët, ish sigurimsat, ish eksponentët e diktaturës, milionerët dhe miliardierët e rinj në radhët dhe kreun e saj e të administratës së saj janë plagët kryesore vdekjepurëse të Partisë Demokratike. -- © SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946 Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN! Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005) SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI Romani "Imazh" i Zef Mulajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN? 21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT 21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND ROJA TË SOVRANITETIT Zotër shtëpie Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË KOLLITJET E STALINIT... ...nesër në "tri komunat heroike" Nga SKËNDER BUÇPAPAJ MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT TË DUAN, PA TË QORTOJNË (Letër e mbyllur partive) Nga SKËNDER BUÇPAPAJ UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË" EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA? POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAMENDJET PARAZGJEDHORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN... KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS © SKËNDER BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |