VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
AZEM HAJDARI DHE IBRAHIM RUGOVA - FIGURA BASHKUESE DHE EMANCIPUESE TË POLITIKËS E TË KOMBIT Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Djelë, 09.15.2013, 09:50am (GMT1) Njëra palë hoqi dorë nga tundimi për ta mbajtur Azem Hajdarin në kornizën e figurës partiake, tjetra palë hoqi dorë nga ngurimi për ta pranuar Azem Hajdarin në dimensionet e tij reale tejpartiake kombëtare. Kjo, në atë masë sa të bëhej e mundur që Lideri Studentor i Dhjetorit, themeluesi i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe kryetari i parë i saj, katër herë i zgjedhur deputet me votën e lirë të shqiptarëve në Kuvendin e Shqipërisë, të rivarroset me nderime nga shqiptarët dhe politikanët e tyre dhe të gjejë prehjen e përjetshme në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, çka Azem Hajdarit i ishte mohuar për 15 vjet rresht. Një padrejtësi e gjatë dhe mizore ndaj atij që më pak se gjithkush i meritoi padrejtësitë, atij që padrejtësisht u largua nga jeta në kuadrin e një intrige ballkanike, të ekzekutuar materialisht nga Tirana politike e kohës. Pa dashur ndoshta, Gabriel Partosh, gazetari britanik që u muar shumë me çështjen shqiptare në vitet 1990, sillte skemën nëpër të cilën ka kaluar 'vrasja e karakterit', deri në vrasjen fizike të Azem Hajdarit. 'Vrasja e karakterit', dihet, është një term i shpikur nga mafia, por një praktikë e marrë hua nga politika dhe e stërholluar prej saj, për t'iu rikthyer sërish politikës me kamatën përkatëse. Kjo praktikë nëpërmjet demonizimit të tejskajshëm të figurës së personit të vënë në objektiv, parapërgatit terrenin në opinionin e gjerë, në opinionin zyrtar dhe në vetë gjendjen shpirtërore të të 'dënuarit', në mënyrë që vrasja e personit, pra vrasja fizike, të jetë thjeshtë lëvizje e ftohtë e një mekanizmi, siç është shkrepja e një arme, prekja e një butoni e tjerë. Partosh, në stilin e arkivuesit të rastit 'Hajdari', në nekrologjinë 'Azem Hajdari' të botuar ato ditë në 'The Independent', e përshkruan Azem Hajdarin si një politikan opozitar dhe ish lider studentor 35 vjeçar, si një figurë me shumë armiq personalë dhe politikë sa pakkush tjetër ose sa askush tjetër. "Vrasja e Hajdarit, i cili luajti një rol prijës në lëvizjen për demokraci kundër regjimit komunist më 1990, erdhi si kulmim i disa incidenteve të dhunshme ndaj tij, duke përfshirë edhe atentatet kundër jetës së tij. Më spektakolari i këtyre ka ndodhur gati saktësisht një vit më parë, kur ia u plagos rëndë në një incident me të shtëna brenda parlamentit shqiptar. Vrasja e tij i i dha fund karrierës tetëvjeçare politike, e cila ishte në fillimin sa në fundin e saj." Kështu shkruan Partosh, për të vazhduar me prejardhjen e Hajdarit "nga një familje e varfër malore në rajonin verior të Tropojës, njohur për traditat e saj të trimërisë, dhunës dhe gjakmarrjes, si dhe për varfërinë sa dhe për mbështetjen në kontrabandën ndërkufitare me Kosovën". "Trim, i pakompromis dhe me një fuqi populiste, Hajdari spikati si lider natyral i lëvizjes stundentore. Brenda ditësh ai u bë një nga themeluesit e PD, e para parti jokomuniste në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore dhe u zgjodh kryetari i parë i saj. Por qëndrimi i Hajdarit në krye të PD ishte i shkurtër. Dy muaj më vonë ai u zëvendësua në krye të partisë nga Sali Berisha, kardiologu që u çua nga Ramiz Alia, lideri i fundit stalinist i Shqipërisë, për të biseduar me studentët. Që atëherë, marrëdhëniet e tij ambivalente dhe periodikisht të paqeta me Berishën, një tjetër i ardhur nga rajoni i Tropojës, e përcaktuan pjesën më të madhe të karrierës së tij. U desh një vit derisa PD i fitonte zgjedhjet parlamentare dhe Berisha u bë president në prill të vitit 1992. Hajdari nuk mori post qeveritar. Në vend të tyre ai pati postin e kreut të komisionit parlamentar të rendit dhe të SHIKut - policisë së re sekrete." Partoshi shkruan më poshtë: " Ndërkohë, ndikimi i Hajdarit po zvogëlohej me shpejtësi. Brenda disa muajsh që PD mori pushtetin, Hajdari ishte në telash ngaqë bëri kritika ndaj qeverisë së re në një intervistë televizive e cila nuk u dha asnjëherë. Hajdari pastaj u largua për pak muaj me një bursë në Shtetet e Bashkuara në një lëvizje që dukej e skicuar për ta mënjanuar atë. Hajdari mbeti një disident të cilit nuk i mbyllej goja kurrë. Më 1993 ai u gjet fajtor se sulmoi një koleg zyrtar të PD, ndonëse u mjaftua me një paralajmërim ndaj tij. Në një rast ai kërcënoi të qëllojë veten nëse policia nuk ndalonte se dëbuari një grup ish të burgosurish politikë të kohës së komunizmit nga një ndërtesë ku ata po bënin një grevë urie në mbështetje të marrjes së shpërblimeve më të mira nga shteti. Për një çast Hajdari tentoi të bashkohet me Aleancën Demokratike, partinë që kishte dalë nga DP apo madje të krijonte një organizatë të re me anëtarë të tjerë të zhgënjyer të lëvizjes studentore. Por perspektivat gjithandje dukeshin të errëta, kështu që ai qëndroi në PD, partinë që qëndroi vendosmërisht në pushtet deri në kolapsin e firmave mashtruese piramidale në fillim të vitit 1997." "Besnikërit rajonale dhe personale, çimentoja e politikës shqiptare, e mbajtën atë brenda orbitës së Berishës, edhe kur ata kishin mosmarrëveshje. Një përpjekje e tillë ishte orvatja e pasuksesshme e Hajdarit më 1996 për të marrë në dorë federatën kryesore të sindikatave të Shqipërisë, një veprim që u bë nga zhgënjimi për mungesën e ndikimit të tij brenda PDsë. Vitet e tëhuajtjes me Berishën morën fund me humbjen shkatërrimtare të PD në zgjedhjet e vitit 1997 të cilat pasuan kryengritjen kundër regjimit të Berishës kur ranë skemat piramidale. Shumë nga zyrtarët e lartë të Berishës e lanë politikën ose nuk arritën të rizgjidhen në parlament. Hajdari, nga ana tjetër, nuk kishte qenë në qeveri dhe nuk mbahej përgjegjës për rrënimet e vitit të mëparshëm. Ai gjithashtu kishte rimarrë disi popullaritetin e tij nga koha e demonstratave studentore. Hajdari tash doli si një shoqërues i afërt i Berishës në opozitë. Por natyra e tij luftarake nuk kishte ndryshuar. Në shtator 1997 u përfshi në një përplasje me Gafur Mazrekun, një deputet i Partisë Socialiste të kryeministrit Fatos Nano, në një debat lidhur me rritjen e tatimit mbi vlerën e shtuar. Ndonëse opozita i paraqiti të shtënat si pjesë të fushatës politike kundër PDsë, kjo pati krejtësisht pamjen e një hakmarrjeje dhe Mazreku u dënua me 11 vjet. Brenda gjashtë muajsh Hajdari pati përsëri një përfrikësim. Pas një incidenti ku truprojat e detyruan shefin e policisë të qytetit verior të Shkodrës për t'ua liruar vendet VIP në stadiumin lokal të futbollit, policët e bllokuan rrugën për të mos e lejuar makinën e tij të rikthehet në Tiranë. Pas disa orësh të ndalimit të tyre, shoqëruesit e Hajdarit u çarmatosën. Sjellja konfrontuese e Hajdarit e bëri atë një tokmak kundër qeverisë Nano e cila po përpiqej, me një sukses të kufizuar, të rikthejë rendin dhe ligjin në vitin pas kryengritjes." Partosh vë pikë në fund të çdo fjalie. Duke dashur të japë përgjigje përfundimtare për gjithçka, në fakt ai lë edhe shumë pikëpyetje në nekrologjinë që i ka bërë Azemit: "Vdekja e tij - në një breshëri plumbash - përmbante të gjitha të dhënat e një vrasjeje profesioniste për çka PD fajësoi qeverinë. Por, me të gjithë ata armiq të cilët ai i bëri në jetën e tij personale, sipërmarrëse dhe politike përgjatë viteve, mundet që të mos bëhet kurrë e qartë se për çfarë arsyeje Hajdari u vra. Hajdari, i cili la pas një grua të vejë dhe dy fëmijë, ishte një karakter i rrallë që kishte pasur një ekzistencë të rrezikshme. Për shumicën e kohës fati ishte në anën e tij; por më në fund ai e braktisi në mes të dhunës që u bë karakteristikë e përditshme e Shqipërisë postkomuniste." I kam sjellë këtu të cituara e jo të perifrazuara ato çka shkruan Partosh, pa dashur të paragjykoj apo të gjykoj. Ndërkohë vështrimet që vijojnë më poshtë, i ndriçojnë në një dritë, nga kënde të tjera, pamje të tjera dhe kohë të tjera, derisa të arrijnë tek kuptimi i sotëm i figurës dhe veprës së Azem Hajdarit. Më 12 dhjetor 1990, ditën e mitingut gjigant prej 80 000 vetash, ku shpallej themelimi i partisë së parë opozitare të Shqipërisë, siç shkruante në "New York Times" atë ditë i dërguari special i gazetës në Tiranë David Bindner, Azem Hajdari kërkonte bashkimin e Shqipërisë dhe të Kosovës. Partia Demokratike duhet të punojë për bashkimin paqësor të Shqipërisë dhe Kosovës thoshte Azemi. Kjo thirrje mund të shkaktojë fërkime me Beogradin, komentonte gazetari. Bindner shkruante se Azem Hajdari, student 28 vjeçar i filozofisë, luajti rol udhëheqës në organizimin e revoltës studentore. Vizioni paqësor i Liderit Studentor të Dhjetorit Azem Hajdari për bashkimin kombëtar dhe vizioni paqësor të Liderit Indendentist Ibrahim Rugova për Kosovën e lirë, të pavarur dhe sovrane nuk janë aspak përjashtuese, përkundrazi janë plotësisht përfshirëse ndaj njëra tjetrës. Azem Hajdari dhe Ibrahim Rugova do të ishin jetë të ndërprera aq sa figura të jashtëzakonshme, shembullore, të historisë sonë moderne. Të parit më herët kundërshtarët politikë njëzëshëm me armiqtë e kombit do t'ia merrnin shpirtin, të dytit, më vonë, të njëjtët, me të njëjtën mizori, do t'ia gërryenin shpirtin. Azem Hajdari dhe Ibrahim Rugova janë të vetmit në politikën moderne shqiptare që, pas vdekjes, njohin lartësim të pareshtur të figurës së tyre. Ata janë të vetmit që kundërshtarët e tyre politikë, nuk do tua këmbenin jetën, por do t'ua këmbenin me siguri trashëgiminë e tyre në historinë e kombit. Janë të vetmit që kundërshtarët e tyre ua kanë zili dhe do t'ua kenë zili deri në vdekje veprën që ata lanë pas vetes dhe lavdinë që merr përmasa gjithnjë e më sfiduese. Në rrethanat e shpërthimit të luftës në Kosovë, tashmë Azem Hajdari do të paraqitej nga propaganda e Tiranës dhe nja dy kryeqyteteve të tjera ballkanike, jo vetëm si rrezik ndaj klasës politike të Shqipërisë. Prandaj kundërshtarët e tij para opinionit të huaj do ta paraqitnin si figurë trubulluese nacionaliste. Dhe vrasja e Azem Hajdarit do të ndodhte, në mënyrë sistematikisht të paralajmëruar, para syve të opinionit të brendshëm e atij të jashtëm gati ditë pas dite, duke i ngritur prita, duke i bërë atentate të dështuara, duke e plagosur në sallën e Kuvendit të Shqipërisë dhe, më në fund, duke e eleminuar para dyerve të Partisë Demokratike. Vrasja e Azem Hajdarit është më se politike, ajo është vrasje shtetërore, e organizuar nga Tirana e asaj kohe, e shërbyer edhe nga vendet fqinje. Vrasja pak ditë më vonë e Ahmet Krasniqit, ministrit të parë të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, e sqaron dhe e shpjegon si autorësinë, ashtu edhe motivimin e vrasjes së Azem Hajdarit. Këtë aspekt e nënvizon, në mënyrë të veçantë, anëtari i Kongresit amerikan Eliot Engel në deklaratën që paraqiti në Dhomën e Përfaqësuesve për të nderuar Azem Hajdarin, udhëheqësin e lëvizjes për demokraci në Shqipëri në 15 vjetorin e vrasjes: "Gjatë konfliktit në Kosovës, thuhet në deklaratën e Kongresmenit Engel, Azemi mbështeti gjithashtu lëvizjen e Kosovës për liri e pavarësi, duke i kushtuar asaj kohë dhe energji." Më tej, duke iu kërkuar kolegëve të përkujtojnë Azem Hajdarin për kontributin historik në ndërtimin e demokracisë në Shqipëri numri dy i Dhomës së Përfaqësuesve, i takuar disa herë me Azemin që na fillimi i vitit 1990 kur ishte pjesë e një delegacioni shqiptar në një seancë dëgjimore në Kongresin Amerikan, deklaron: "Përmes fjalëve dhe veprave, Azem Hajdari tregoi se liria nuk dhurohet, por fitohet me përpjekje, vendosmëri dhe besim. Azem Hajdari, i cili u vu në krye të lëvizjes studentore që përshpejtoi rënien e komunizmit në Shqipëri, u vra më 12 shtator 1998. Ai kishte mundur t'i mbijetonte një atentati të mëparshëm në vitin 1997 brenda parlamentit shqiptar, ku mori plagë të rënda. Azem Hajdari ishte një mbrojtës i fuqishëm i vlerave demokratike dhe hero për shumë shqiptarë." Tashmë, pra, në Perëndim e veçanërisht në Amerikë, është kristalizuar qëndrimi ndaj motivit dhe autorësisë së vrasjes së Heroit Azem Hajdari. Engel thekson se Hajdari është hero për shumë shqiptarë. Këtë aspekt e vë në spikamë, në një shkrim me rastin e 15 vjetori të vrasjes së Azemit, edhe biznesmeni i shquar shqiptaro-amerikan, ish botues i gazetës 'Illyria', Harry Bajraktari, kur shkruan se Azem Hajdari kishte vizionin e një udhëheqësi të shquar dhe gëzoi dashurinë e shqiptarëve kudo që janë. Azemi, pas vdekjes, është mbajtës i urdhërave më të lartë, dhënë atij nga Presidentët Rugova, Moisiu dhe Topi. Ai mori titullin Qytetar Nderi në Tiranë dhe në pothuaj të gjitha bashkitë e komunat e Shqipërisë. Dhe këtë e mori në vitet kur Partia Demokratike e Shqipërisë ishte në opozitë. Dashuria e shqiptarëve për Azem Hajdarin dhe Ibrahim Rugovën, pra, nuk ka njohur luhatje, nuk ka njohur zbritje, ka njohur vetëm rritje dhe do të njohë vetëm rritje sa më shumë që të kalojë koha. Ata janë dy figurat më të dashura për shqiptarët në gjithë historinë moderne të kombit tonë. Përpjekjet për t'u matur me ta vetëm sa i vë në pozita dobësie politikanët dhe figurat e tjera të sotme. Mungesa e vlerësimit dhe respektit ndaj tyre vetëm sa tregon mungesën e emancipimit qytetar dhe politik të figurave të sotme shqiptare. Lulzim Basha, në cilësinë e kryetarit të bashkisë së Tiranës dhe të kryetarit të ri të Partisë Demokratike të Shqipërisë, sidomos në cilësinë e nismëtarit dhe të bashkorganizatorit të veprimtarive për 15 vjetorin e rënies së Heroit Azem Hajdari, me shumë të drejtë nënvizoi se Azem Hajdari është një figurë që thërret për bashkim. Edhe bashkorganizatori tjetër, kryetari i ri i Kuvendit, i dalluar si politikan me intuitë të veçantë, nënvizoi rëndësinë e realizimit të ëndrrës së Azem Hajdarit dhe të gjeneratës së tij. Nuk mund të kesh Shqipërinë e gjeneratës së ardhshme pa realizuar Shqipërinë e brezit të Dhjetorit 1990 të shprehur në thirrjen e tyre: E duam Shqipërinë si gjithë Evropa! Në ceremoninë e rivarrimit të Heroit Azem Hajdari muarën pjesë të gjithë ish presidentët e pluralizmit, presidenti aktual, ish kryeministra, kryetari i ri i kuvendit, disa nga ministrat e qeverisë së re, deputetë të të gjithë krahëve të politikës, diplomatët kryesorë perëndimorë, si dhe një masë e madhe qytetarësh. Pavarësisht se veprimtaria ishte e improvizuar dhe kishte mangësi, përmban vlerë të madhe historike për zhvillimet tona kombëtare dhe demokratike. Ra në sy mungesa e kryeministrit të ri qoftë në ceremoni, qoftë në mediat sociale, qoftë në paraqitjet e tij ndaj gazetarëve. Aq sa ra në sy mungesa e emrit të Ibrahim Rugovës në fjalën e mbajtur ditë më vonë në Kuvendin e Kosovës. Fjalimi hapej me emrin e Rexhep Qosjes dhe përjashtohej emri i liderit historik të Kosovës, duke e transformuar Kuvendin në një forum partiak dhe jo shtetëror. Nderimet që i bëri tek varri i Presidentit historik të Kosovës dhe fjalët e mira që tha, nuk e zbehen atë që ndodhi në Kuvend. Të marrësh mendjen e Shkëlzen Maliqit dhe Baton Haxhiut, të bëhesh rob i protkollit të Prishtinës zyrtare që në Tiranë, do të thotë të përfundosh duke vënë në dyshim vlerat e vizitës tënde të parë shtetërore, të një simbolike të posaçme, në cilësinë e re që të dha 23 qershori. Azem Hajdari dhe Ibrahim Rugova janë dy figura bashkuese dhe empancipuese të politikës dhe të kombit shqiptar. Ekskluzivitetin e figurave të tilla, në gjithë modernitetin tonë, e ka dhe duket se do ta mbajë vetëm e djathta shqiptare. Në intervistën e dhënë më 20 shtator 1998 nga Parisi për gazetën 'Illyria' që del në Nju Jork, ku e përcaktonte vrasjen e Azem Hajdarit në tradhti politike, Ismail Kadare kërkonte: "Duhet që shteti shqiptar të dënojë në mënyrë të vërtetë dhe jo karikaturale, jo vetëm ata që e kryen krimin, sidomos ata që e shtynë dhe e organizuan atë". Pra, rasti Azem Hajdari mbetet i paarkivueshëm ndër breza, deri në ndriçimin e tij absolutisht të plotë. Deri sa ta realizojë porosinë e Kadaresë për dhënien e drejtësisë ndaj vrasjes së Heroit Azem Hajdari, shteti shqiptar do të vazhdojë të jetë pjesë e konspiracionit ndaj bijve më të mirë të kombit tonë, vazhdon të jetë larg së qeni shtet ligjor, larg së shkëputuri nga tranzicioni i stërgjatë dhe i stërlodhshëm postkomunist. -- © Ribotim
'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË' SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946 Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN! Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005) SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI Romani "Imazh" i Zef Mulajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN? 21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT 21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND ROJA TË SOVRANITETIT Zotër shtëpie Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË KOLLITJET E STALINIT... ...nesër në "tri komunat heroike" Nga SKËNDER BUÇPAPAJ MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT TË DUAN, PA TË QORTOJNË (Letër e mbyllur partive) Nga SKËNDER BUÇPAPAJ UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË" EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA? POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAMENDJET PARAZGJEDHORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN... KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS © SKËNDER BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |