The New York Times - Amerikani i paarsimuar Nga PAUL KRUGMAN
E Djelë, 10.11.2009, 07:41am (GMT+1)
Nëse do të duhej të shpjegonit
suksesin ekonomik të Amerikës me një fjalë të vetme, ajo fjalë do të ishte
"arsim". Në Shekullin e 19-të, Amerika e hapi rrugën në arsimin bazë universal.
Pastaj, teksa vendet e tjera e ndoqën pas, "revolucioni i shkollës së mesme" i
fillimit të Shekullit të 20-të, na ngriti ne në një nivel krejtësisht të ri.
Dhe në vitet pas Luftës së Dytë Botërore, Amerika konsolidoi një pozicion
prijës në arsimin më të lartë.
Por kjo ishte dikur. Rritja e arsimit amerikan
ishte, në tërësi, rritje e arsimit publik dhe për 30 vitet e fundit skena
jonë politike është dominuar nga pikëpamja se shpenzimet e çdo qeverie dhe të
të gjitha qeverive janë një dorëlëshuarje e parave të taksapaguesve. Arsimi, si
një nga komponentët më të mëdhenj të shpenzimeve publike, ka vuajtur
pashmangshëm.
Deri tani pasojat e neglizhimit të arsimit kanë
qenë graduale një gërryerje e ngadalshme e pozicionit relativ të Amerikës.
Por gjërat gati janë duke shkuar shumë më keq, teksa kriza ekonomike pasojat
e saj përkeqësuar nga mënyra lirë në miell e shtrenjtë në krunde që u pa si
"përgjegjësi financiare" në Uashington dha një goditje të ashpër ndaj arsimit
gjithandej.
Lidhur me këtë gërryerje: ka pasur një vërshim
raportimesh kohët e fundit lidhur me kërcënimet ndaj pozitës dominuese të
universiteteve elitë të Amerikës. Në thelb ajo që është raportuar në të njëjtën
masë, së paku për sa kam parë unë, është rënia jonë relative në aspektin
material të jetesës. Amerika, e cila ka pasur pozitë prijëse në arsimimin e të
rinjve të saj, gradualisht ka mbetur prapa vendeve të tjera të përparuara.
Shumica e njerëzve, dyshoj unë, ende kanë në
mendjet e tyre një imazh të Amerikës si një vend i madh i kolegjeve, i vetmi ku
arsimi i lartë i jepet popullsisë gjerësisht. Ai imazh korespondonte me realitetin. Por në ditët
tona të rinjtë amerikanë ka fort më pak të ngjarë se të rinjtë në shumë vende
të tjera të marrin diplomën e kolegjeve. Në fakt ne kemi shkallën e diplomimit
në kolegje qartas nën mesatarën e vendeve ekonomikisht të përparuara.
Madje edhe pa ndikimet e
krizës aktuale, janë të gjitha arsyet që ne të presim të zbresim më poshtë në
këto renditje, qoftë edhe sepse ne ua vështirësojmë atyre me financimet e
kufizuara qëndrimin në shkollë. Në Amerikë, me rrjetin e saj të dobët të
sigurisë sociale dhe ndihmën e kufizuar për studentët, tashmë mund të themi se
studentët tanë e kanë shumë më të vështirë se të tjerët, ta zemë në Francë, të
mbajnë punët me orar të pjesëshëm gjatë kohës që vijojnë shkollën. Jo
rastësisht, nisur nga trysnitë financiare, të rinjtë amerikanë ka më pak të
ngjarë të vazhdojnë shkollën dhe më shumë ka të ngjarë të bëhen punëtorë me
kohë të plotë.
Por kriza ka shtuar një stres
të ri të madh në sistetmin tonë arsimor të dobësuar.
Sipas Zyrës së Statistikave të
Punës, ekonomia e Shteteve të Bashkuara humbi 273 000 vende pune muajin që
shkoi. Nga këto vende pune të humbura, 29 000 ishin në arsimin shtetëror dhe
lokal, duke sjellë humbje të përgjithshme në atë kategori brenda pesë muajve në
143 000. Ndoshta kjo nuk tingëllon kështu, por arsimi është një nga ato fusha
që duhet, dhe normalisht ia arrin, të vazhdojë rritjen madje edhe gjatë një
rënieje ekonomike. Tregjet
mund të tronditen, por kjo nuk është arsye të mos vazhdojmë t'i mësojmë fëmijët
tanë. Dhe bash këtë jemi duke e bërë.
Nuk ka mistere rreth kësaj
që po ndodh: arsimi është kryesisht përgjegjësi e shtetit dhe e qeverive
lokale, të cilët janë në ngushtësi financiare. Ndihma e përshtatëshme federale
do të ishte krejt tjetërgjë. Por ndërkohë që ndonjë ndihmë është siguruar, ajo
ka përbërë vetëm një pjesë të asaj që duhet. Kjo ndodhi edhe ngaqë senatorët
centristë në shkurt këmbëngulën të zvogëlonin pjesën më të madhe të asaj ndihme
nga Ligji Amerikan për Rimëkëmbje dhe Riinvestim, përndryshe ligji stimulues.
Si rezultat arsimi është
nën gërshërë. Dhe mësuesit e larguar nga puna janë vetëm pjesë e historisë.
Madje edhe më e rëndësishme është mënyra si jemi duke i mbyllur shtigjet.
Për shembull, Chronicle of
Higher Education kohët e fundit raportoi gjendjen e studentëve të kolegjeve të
Kalifornisë. Për breza të tërë, studentë të talentuar nga familje më pak të
kamura i kanë pasur ato kolegje si mjet për t'u ngjitur në universitetet
publike të shtetit. Por në kuadrin e krizës së buxhetit të shtetit ato
universitete kanë qenë të detyruara t'ia mbyllin dyert sivjettransferimit të studentëve nga kolegjet në
universitete. Një rezultat, pothuaj i sigurtë, do të jetë dëmi për gjithë jetën
ndaj perspektivave të studentëve dhe për më shumë një dëm i garantuar ndaj
potencialit njerëzor.
Prandaj çfarë duhet bërë?
Para së gjithash, Kongresi
duhet të zhbëjë ato që bëri në shkurt, dhe të aprovojë një ndihmë tjetër të
madhe për qeveritë e shteteve. Ne nuk kemi pse ta quajmë atë stimulus, por
duhet të jetë një mënyrë shumë rezultative për të krijuar apo shpëtuar mijëra
vende pune. Dhe ai duhet të jetë, në të njëjtën kohë, një invesim ndaj së
ardhmes sonë.
Përtej kësaj, ne duhet të
shpërgjumemi dhe ta kuptojmë se një nga çelësat e suksesit historik të vendit
tonë është tani një terren djerrë. Arsimi e bëri Amerikën të madhe; neglizhimi i arsimit mund ta përmbysë
procesin.
-----
Paul Krugman filloi në The New York Times më 1999 si
kolumnist në rubrikën e opioneve dhe editoriale dhe vazhdon si profesor I
Çështjeve Ekonomike dhe Ndërkombëtare në Universitetin Prinston.
Z. Krugman mori diplomën në Universitetin Jale më 1974
dhe doktoratën nga Instituti i Teknologjisë i Masçusetsit (MIT) më 1977. Ai dha mësim nëJale, MIT dhe Stenford. Në MIT u bë Ford
International Professor iI Ekonomisë.
Z.
Krugman është autori dhe botues i 20 librave dhe më shumë se 200 studimeve në
revista profesionale dhe vëllime të publikuara.Disa nga punimet e tij botuar në Foreign Affairs, Harvard Business Review,
Scientific American janë ribotuar në Pop Internationalism dhe The Accidental
Theorist, duke e bërë atë gjerësisht të pranishëm jashtë Amerikës.
Më
13 tetor 2008 u shpall se Z. Krugman do të merrte Çmimin Nobel në Ekonomi/Përk.Elida
Buçpapaj
If you had to explain
America's economic success with one word, that word would be "education." In
the 19th century, America led the way in universal basic education. Then, as
other nations followed suit, the "high school revolution" of the early 20th
century took us to a whole new level. And in the years after World War II,
America established a commanding position in higher education.
But that was then. The
rise of American education was, overwhelmingly, the rise of public education "”
and for the past 30 years our political scene has been dominated by the view
that any and all government spending is a waste of taxpayer dollars. Education,
as one of the largest components of public spending, has inevitably suffered.
Until now, the results
of educational neglect have been gradual "” a slow-motion erosion of America's
relative position. But things are about to get much worse, as the economic
crisis "” its effects exacerbated by the penny-wise, pound-foolish behavior that
passes for "fiscal responsibility" in Washington "” deals a severe blow to
education across the board.
About that erosion:
there has been a flurry of reporting recently about threats to the dominance of
America's elite universities. What hasn't been reported to the same extent, at
least as far as I've seen, is our relative decline in more mundane measures.
America, which used to take the lead in educating its young, has been gradually
falling behind other advanced countries.
Most people, I
suspect, still have in their minds an image of America as the great land of
college education, unique in the extent to which higher learning is offered to
the population at large. That image used to correspond to reality. But these
days young Americans are considerably less likely than young people in many
other countries to graduate from college. In fact, we have a college graduation
rate that's slightly below the average across all advanced economies.
Even without the
effects of the current crisis, there would be every reason to expect us to fall
further in these rankings, if only because we make it so hard for those with
limited financial means to stay in school. In America, with its weak social
safety net and limited student aid, students are far more likely than their
counterparts in, say, France to hold part-time jobs while still attending
classes. Not surprisingly, given the financial pressures, young Americans are
also less likely to stay in school and more likely to become full-time workers
instead.
But the crisis has
placed huge additional stress on our creaking educational system.
According to the
Bureau of Labor Statistics, the United States economy lost 273,000 jobs last
month. Of those lost jobs, 29,000 were in state and local education, bringing
the total losses in that category over the past five months to 143,000. That
may not sound like much, but education is one of those areas that should, and
normally does, keep growing even during a recession. Markets may be troubled,
but that's no reason to stop teaching our children. Yet that's exactly what
we're doing.
There's no mystery
about what's going on: education is mainly the responsibility of state and
local governments, which are in dire fiscal straits. Adequate federal aid could
have made a big difference. But while some aid has been provided, it has made
up only a fraction of the shortfall. In part, that's because back in February
centrist senators insisted on stripping much of that aid from the American
Recovery and Reinvestment Act, a k a the stimulus bill.
As a result, education
is on the chopping block. And laid-off teachers are only part of the story.
Even more important is the way that we're shutting off opportunities.
For example, the
Chronicle of Higher Education recently reported on the plight of California's
community college students. For generations, talented students from less
affluent families have used those colleges as a stepping stone to the state's
public universities. But in the face of the state's budget crisis those
universities have been forced to slam the door on this year's potential
transfer students. One result, almost surely, will be lifetime damage to many
students' prospects "” and a large, gratuitous waste of human potential.
So what should be
done?
First of all, Congress
needs to undo the sins of February, and approve another big round of aid to
state governments. We don't have to call it a stimulus, but it would be a very
effective way to create or save thousands of jobs. And it would, at the same
time, be an investment in our future.
Beyond that, we need
to wake up and realize that one of the keys to our nation's historic success is
now a wasting asset. Education made America great; neglect of education can
reverse the process.
-----
Paul Krugman
joined The New York Times in 1999 as a columnist on the Op-Ed Page and
continues as professor of Economics and International Affairs at Princeton
University.
Mr. Krugman
received his B.A. from Yale University in 1974 and his Ph.D. from MIT in 1977.
He has taught at Yale, MIT and Stanford. At MIT he became the Ford
International Professor of Economics.
Mr. Krugman
is the author or editor of 20 books and more than 200 papers in professional
journals and edited volumes. His professional reputation rests largely on work
in international trade and finance; he is one of the founders of the "new
trade theory," a major rethinking of the theory of international trade. In
recognition of that work, in 1991 the American Economic Association awarded him
its John Bates Clark medal, a prize given every two years to "that
economist under forty who is adjudged to have made a significant contribution
to economic knowledge." Mr. Krugman's current academic research is focused
on economic and currency crises.
At the same
time, Mr. Krugman has written extensively for a broader public audience. Some
of his recent articles on economic issues, originally published in Foreign
Affairs, Harvard Business Review, Scientific American and other journals, are
reprinted in Pop Internationalism and The Accidental Theorist.
On October
13, 2008, it was announced that Mr. Krugman would receive the Nobel Prize in
Economics.