VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
SKAFANDRAT POLITIKE Nga RAMIZ LUSHAJ E Martë, 09.17.2013, 09:27am (GMT1) Dje, kur Edi Rama, kryeministri i sapo zgjedhur po shkonte drejt Brukselit, në Tiranë ngjau një arrestim me poterë. Gjithandej stërthanë se është një ish gardist, një nga truprojat e Berishës. Nuk e njoh, veçse për herë të parë ia pashë foton. Kishte mbiemrin Skeja. Lajmnohet në media televizive e gazeta elektronike se arrestimi u krye nga policia... Pikërisht kështu ngjau nja 8 vjet ma para, ma herët, kur kryeministri i sapo zgjedhur Sali Berisha, mesa më kujtohet, pasi paraqiti Programin Qeverisës e po shkonte drejt Kryeministrisë, u arrestua nga Prokuroria një biznesmen në Durrës, i njofton si një nga miqtë e afërt të ish-kryeministrit Fatos Nano. Të dy rastet të ngjashme kanë një tregues: Dje, Prokuroria e Përgjithshme arrestonte me bujë allashqiptarçe, (sikur të ishte kap terroristi islamik Binlandeni) biznesmenin Koka nga Durrësi të cilësuar si një nga miqtë e kryeministrit Fatos Nano të sapo larguar me votë rrotacioni nga detyra. Fatkeqësisht Prokuroria e Përgjithshme asaj kohe po e kryente këtë akt-arrestim me jehonë si"peshqesh" për Berishën, pasi politika e të djathtës ishte në kacafytje politike e juridike me Prokurorinë, kishte akuzuar në media biznesmenin e të afërm të tij, etj. Sot, Policia e Shqipërisë, pasi erdhi në postin e ministrit të Brendshëm, Tahiri, ngjau arrestimi sensacional i Skejës, të cilin e përdorën si "peshqesh" për Ramën në Bruksel. Këtë ish-gardistin Skeja e oktapoduan politikisht si një nga truprojat e Berishës, si një nga njerëzit e paslidhur me atë "21 Janarin", si një mik të djalit të kryeministrit, etj., etj. Çështja nuk është thjeshtë shtetasi Skeja si qytetar shqiptar apo ish-gardist, po kemi të bëjmë më një keqpërdorim politik ekstrem, me ripërseritje në kohë e mënyra politiko-idoeologjike-policore të rastit Koka, kemi të bëjmë me një rast të ri, saktësisht: me një fenomen politik. Në të dy rastet të kryera nga eksponentë të lartë të politikës së sotme të PS-së(!) Ramës, kryeministrit të ri, i duhej ky lajm politik e policesk i Skejës në Bruksel për të "testuar" për Berishën dhe për vetveten e tij se deri në ç'shkallë mund të hakërrehej me urrejtje bio-politike-juridike(!) ndaj Berishës dhe në ushtrimin e presionit politik-ideologjik e policor ndaj demokratëve. Gjithsesi: Po duket qartë kërcenimi i Ramës në Parlament të dielën kur iu drejtua deputetëve të së djathtës e njejtësisht elektoratit të tyre: "Ju akoma nuk e keni parë se ç'është dhuna"(!!!). Po shihet ballas kërcenimi i zëvendëskryeministrit të ri Peleshi nga zyra e tij për largimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë nga selia e re (!!!!) Po ushtron keqas ministri i ri i Brendshëm Tahiri një presion e aksion politik e psikologjik mbi Policinë e Shtetit, jo vetëm dje në ditën e Konferencës së Pezës, në një takim zyrtar publik në Hotel Tirana International me kryepolica të komisariateve, etj., po ia ka nistue prej kohësh këtij turravrapi hakrryes e hakmarrës edhe ndaj oficerëve të lartë të Policisë. Lajmet po fjalaflasin se atje Bruksel po i lanë disa porosi kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Gjithësesi, ma mirë herët se sa vonë, ma mirë në start, në këtë turravrap politik-ideologjik-policor të tij, po ndihet nevojë e jashtëzakonshme që Presidenti i Komisionit Europian, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Presidenti i Këshillit të Europës, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, e pse jo, edhe Sekretari i Shtetit Amerikan (mjaft i ngarkuar me Sirinë, etj.) t'i japin një kryeporosi kryeministrit tonë shqiptar, Edi Rama që kërcenon me dhunë në Parlament, drejt selisë së PDSH, në jetët e angazhimet shqiptare: Mos i vesh me skafandra politike-ideologjike-policore Qeverinë e ministrat e saj! 17 shtator 2013 RAMIZ LUSHAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |