BRUKSEL Ambasadorët e NATO-s janë të ndjeshëm kur vjen fjala që ta mbrojnë statusin e tyre. Kur vjen puna të merrene vendimet, makineria stërmadhe e këshillimeve fillon të lëvizë. Mund të duhen shumë javë për të arritur pajtimin brenda 28 anëtarëve si t'ia dalin që me pak qindra mijë euro të financojnë një të dërguar special në Kosovë apo në Afganistan, dy misionet më të rëndësishme të NATO-s.
Me çfarë befasie do të përballeshin ambasadorët para dy muajsh kur Sekretari i Përgjithshëm, Anders Fogh Rasmussen, hyri në zyrat qendrore të aleancës. Z. Rasmussen, i cili hoqi dorë nga puna e tij si kryeministër i Danimarkës hera e parë që një politikan i një rangu të tillë ka dalë në krye të NATO-s do t'i duhej ca kohë përpara se të provonte ta ndryshonte mënyrën e brendshme të punës në NATO.
Më pak mbledhje. Rende dite më të shkurtëra. Diskutimet të përqëndruara. Dhe Z. Rasmussen, me laps në dorë, përcakton se çfarë do të bëjë, me kë dhe kur.
Për aleancën ushtarake të prirë nga SHBA, strukturat dhe procedurat e së cilës kanë ndyshuar pak prej themelimit të saj 60 vjet më parë, kur kishte vetëm dymbëdhjetë vende anëtare, këto zhvillime përbëjnë një revolucion.
Dhe ato vijnë në një kohë kur NATO, duke bërë luftën e saj më të madhe të deritanishme, në Afganistan, ka nevojë urgjente për më shumë frutshmëri në diskutimet e saj.
"Unë jam këtu si reformato," thotë në një intervistë Z. Rasmussen, 56 vjeç. "Dua ta modernizoj, ta transformoj dhe ta reformoj në mënyrë që NATO të përshtatet me mjedisin e sigurisë për Shekullin e 21-të." Kjo do të thotë, sipas tij: "Në mjedisin e sigurisë që po ndryshon rrufeshëm, ne duhet ta bëjmë të qartë se NATO është e zonja të lëvizë rrufeshëm. Përndryshe NATO nuk do ta ketë rëndësinë e saj në të ardhmen."
Sekretarët e Përgjithshëm të mëparshëm janë orvatur të bëjnë reforma. Por shumë shpejt ata u ndeshën kundrejt një letargjie të patundshme.
Madje ndërttesa, një ish spital ndërtuar nga autoritetet belge në vitet 1960 e pastaj dhënë NATO-s, ka nevojë për ndryshim. Për çdo anëtar të ri dhomat, koridoret dhe shkallët janë shtuar pa kursim, duke e shndërruar zyrën qëndrore në një labirinte të vërtetë.
"E pata tejet të vështirë t'i parashtroja reformat, madje edhe më të thjeshtat, si ato të ndryshimit të stafit tim, të emërimit të një të jashtëmi apo madje edhe në rindarjen e përgjegjësive mes departmenteve," tha një ish Sekretar I Përgjithshëm, George Robertson.
Jaap de Hoop Scheffer paraardhësi i Z. Rasmussen ngulmoi rëndë pranë vendeve të NATO-s që t'i bashkojnë burimet financiare, në mënyrë që vendet të cilat më së shumti luftojnë dhe janë më të përfshirë në misione, të mos duhet që gjithmonë të paguajnë edhe pjesën më të madhe të shpenzimeve. Ai pati sukses të pakët në kushtet e dobësimit të solidaritetit të aleancës.
Nëse këto nuk ishin aq dobësuese, NATO ende është duke u rropatur për një doktrinë të re strategjike për ta pasqyruar rolin e saj të ndryshuar. Kjo është bërë më urgjente nga lufta në Afganistan. NATOgjithashtu është e përfshirë në opercaionet kundërpirateri në Gjirin Aden dhe ende është e përkushtuar fort në Kosovë dhe në Ballkan. E gjersa Z. Rasmussen dëshiron që NATO të shtrihet deri në Kinë dhe Indi, a mund ta bëjë ajo këtë nëse I mungon një doktrinë e re për ta shpjeguar rolin e saj në Shekullin e 21-të?
Ja pse Z. Rasmussen e theu traditën edhe në një tjetër çështje: Ai caktoi një të jashtme, ish Sekretaren e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Madeleine K. Albright, të udhëheqë një grup prej 12 ekspertësh, të pavarur, të përbërë nga ambasadorë, që të shtjellojë një koncept të ri strategjik për NATO-n. Z. Rasmussen e bëri këtë që ta rrëzojë murin e ekskluziviteteve dhe të sekretit që shpesh e ka shoqëruar aleancën. Paneli do të përgjigjet tek ai dhe jo tek ambasadorët.
"Unë dua që diskutimet për të ardhmen e NATO-s të jenë procesi më i hapur, më përfshirës i këshillimeve në historinë e NATO-s," thotë ai. "Ne duhet t'i kemi parasysh mirë kërcënimet e reja si përhapja e armëve, ndryshimi kibenetik e ai klimatik dhe të largohemi nga mënyra e të menduarit e Luftës së Ftohtë."
Disa zyrtarë të lartë të NATO-s të cilëve nuk iu pëlqen stili i ri i udhëheqjes, në mënyrë private e paragjykuan iniciativën si të kotë. "Do të mbetet vetëm tek fjalët dhe asgjë më," tha një diplomat.
Por danezi që i bën fjalët vepra e vuri platformën e tij mbi gjithçka para tri javësh në darkën e takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Sllovaki. Z. Rasmussen kërkoi që ai dhe ministrat, por jo ambasadorët, siç kish qenë zakon, të merrnin pjesë në darkë. Për ambasadorët kjo ishte shpërfillje e madhe. Bëhet fjalë për protokollin dhe për statusin.
"Pothuaj pati revoltë," tha një diplomat i NATO-s. "Së paku 17 ambasadorë hodhën vickla pse ishin përjashtuar. Dukej si vogëlsi, por ishte puna tek Rasmusseni që sjell mënyrën e tij dhe përpiqet t'I ndryshojë gërat dhe tek ambasadorët që mbrojnë terrenin e tyre. Ne vërtetë mendonim se sec-gen duhej të zbrapses. Por ai nuk u zbraps. Thjesht ai tha: "˜Mirë, do t'iu telefonoj kryeqyteteve dhe të shoh çfarë mendojnë."
Ato telefonata nuk u bënë kurrë. Ambasadorët e mbyllën gojën.
Z. Rasmussen dëshiron të shqyrtojë mënyra të tjera të brendshme të funksionimit të organizimit: Çfarë të bëhet, për shembull, me stërtepërimin e komiteteve, 300 së paku," thotë ai. Të gjitha vendimet përkatëse kërkojnë konsensus.
Pastaj vjen struktura qendrore e komandës ushtarake, e cila ka një personel 13 000 vetash të përhapur në bazat ushtarake të NATO-s anembanë Evropës Perëndimore. Kur Franca iu ribashkua strukturës së përbashkët ushtarake në prill, duhej përballur me largimin e 900 ushtarakëve kyç nga komanda të ndryshme të NATO-s. Ata duhej të ktheheshin në vendet e tyre. Z. Rasmussen thotë se pakësimi i stafit ushtarak në të gjitha zyrat ushtarake të NATO-s ¨"ishte përfshirë në planet e mia për transformim".
"Natyrisht, strukturat e komandës ushtarake duhet të pakësohen," thotë një diplomat i aleancës. "Të gjitha vendet pajtohen. Por kur vjen puna për t'I marrë vendimet asnjë vend nuk dëshiron të mbyllë një bazë ushtarake. Duhet të ngulmosh fort për ta bërë këtë."
A mund të ketë sukses Z. Rasmussen? Ndoshta, duke e ditur sa këmbëngulës ai është dhe sa urgjentisht duhen ndryshimet në aleancën më të fuqishme ushtarake të botës. Por edhe nëse ai ia arrin, bota e tërë do ta masë rëndësinë e saj të ardhshme me suksesin ose dështimin e saj në Afganistan./Elida BUÇPAPAJ
E-mail: pagetwo@iht.com.
--
October 15, 2009
Letter from Europe
A Reformer in the NATO Henhouse
By JUDY DEMPSEY
BRUSSELS "” NATO ambassadors are a sensitive lot when it comes to protecting their status. When decisions have to be made, the cumbersome machinery of consultations is cranked up. It can take many weeks to reach consensus among the 28 members over how to come up with a few hundred thousand euros to finance a special envoy to Kosovo or Afghanistan, two of NATO's most important missions.
So what a surprise the ambassadors were dealt two months ago when the new secretary general, Anders Fogh Rasmussen, entered the alliance headquarters. Mr. Rasmussen, who gave up his job as prime minister of Denmark "” the first time that a politician of such rank has taken over NATO "” lost little time before he tried to change the internal workings of NATO.
There are fewer meetings. Agendas are shorter. Discussions are to the point. And Mr. Rasmussen, with pen in hand, ticks off what has to be done, by whom and when.
To the U.S.-led military alliance, whose structures and procedures have barely changed since it was founded 60 years ago by only twelve member states, these developments amount to a revolution.
And they come at a time when NATO, fighting its biggest war yet, in Afghanistan, urgently needs more efficiency in its deliberations.
"I am here as a reformer," Mr. Rasmussen, 56, said in an interview. "I want to modernize, transform and reform so that NATO adapts to the security environment for the 21st century." That means, he said: "In a rapidly changing security environment, we have to make sure that NATO is able to make rapid moves. Otherwise NATO will not maintain its relevance in the future."
Previous secretary generals have attempted reforms. But they quickly came up against an unshakable lethargy.
Even the building, a former hospital built by the Belgian authorities in the 1960s and then offered to NATO, defies change. With every new member, rooms, hallways and staircases have been added haphazardly, turning the headquarters into a veritable labyrinth.¨
"I found it extremely difficult to introduce reforms, even the most simplest, such as changing my staff, appointing an outsider, or even rearranging responsibilities among departments," said one former secretary general, George Robertson.
Jaap de Hoop Scheffer "” Mr. Rasmussen's predecessor "” battled hard for NATO countries to pool financial resources so that countries that did the most fighting and were involved in the most missions would not always have to pick up most of the costs. He had so little success that alliance solidarity has been weakened.
If that were not debilitating enough, NATO is still agonizing over a new strategic doctrine to reflect its changing role. This is made more urgent by the war in Afghanistan. NATO also is involved in counterpiracy operations in the Gulf of Aden and is still heavily committed to Kosovo in the Balkans. And even though Mr. Rasmussen wants NATO to reach out to China and India, can it really do so if it lacks a new doctrine to explain its role in the 21st century?
That is why Mr. Rasmussen broke with tradition in yet another matter: He appointed an outsider, former Secretary of State Madeleine K. Albright of the United States, to lead a group of 12 experts, independent of the ambassadors, to work out a new strategic concept for NATO. Mr. Rasmussen did so to break down the wall of exclusiveness and secrecy that is often associated with the alliance. The panel will be answerable to him, not to the ambassadors.
"I want discussions over NATO's future to be the most open, the most inclusive consultation process in NATO's history," he said. "We have to address properly the new threats such as proliferation, cyber security and climate change, and move away from Cold War thinking."
Some senior NATO officials who do not like the new style of leadership privately predicted the initiative would get nowhere. "It will be all talk and that's that," a diplomat said.
But this plain-speaking Dane already got his way three weeks ago, over, of all things, the dinner arrangements for a NATO defense ministers meeting in Slovakia. Mr. Rasmussen suggested that he and the ministers, but not the ambassadors, as was customary, attend the dinner. For the ambassadors, it was a huge snub. This was about protocol and status.
"There was a near revolt," said one NATO diplomat. "At least 17 ambassadors kicked up a fuss about being excluded. It may seem petty, but it was about Rasmussen making his mark and trying to change things and the ambassadors defending their turf. We really thought the sec-gen would have to climb down. But he didn't. He simply said, "˜Fine, I'll phone up the capitals and see what they think."'
Those phone calls never needed to be made. The ambassadors blinked.
Mr. Rasmussen wants to tackle other internal workings of the organization: What to do, for example, with the plethora of committees, "300 at least," he said. All require decisions by consensus.
Then there is the sheer size of the military command structure, which has 13,000 personnel scattered across Western Europe at NATO's many military bases. When France rejoined the integrated military structure in April, it was hard pressed to send 900 top-notch military staff to the various NATO commands. It needed them at home. Mr. Rasmussen said slimming down the military staff and all the NATO military headquarters "was included in my plans for transformation."
"Of course, the military command structures should be reduced," an alliance diplomat said. "Every nation agrees. But when it comes to taking the decisions, no country wants to close a base. You need a strong will at the top to make this a big issue."
Can Mr. Rasmussen succeed? Perhaps, given how headstrong he is and how urgently change is needed at the world's most powerful military alliance. But even if he does, the wider world will measure NATO's future relevance against its success or failure in Afghanistan.
E-mail: pagetwo@iht.com.