VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
BEDRI MYFTARI - JETOI PËR NJË ËNDËRR, IKU PA TË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Djelë, 11.10.2013, 10:12am (GMT1) Jetoi për një ëndërr dhe u largua nga jeta pa e parë të realizohej! Kjo është fjalia e parë që të vjen në mendje kur merr vesh lajmin e hidhur për mikun dhe kolegun çam, shkrimtarin Bedri Myftari. Edhe ky një largim tjetër i pangushëllueshëm! Me Bedri Myftarin jemi njohur diku në verën e vitit 1973. Nga ndërmarrja në Tiranë, ku ishte punëtor, dërgohej me shërbim për një periudhë të shkurtër në kantjerin e hidrocentralit të Fierzës dhe përfitonte nga kjo për t'u njohur me kolegët tropojanë të penës. Ashtu si të gjitha njohjet e kësaj natyre, unë e kam të gjallë këto 40 vjet edhe njohjen me Bedriun, një nga premtimet më të mëdha të letërsisë shqipe të kohës, një nga ndërprerjet më të dhimbshme e më të dëmshme që i janë bërë kësaj letërsie. I kam të gjalla mbresat nga shtrëgimi i duarve me duart e tij të ashpra, plot kallo. Dashamirësia dhe çiltërsia ndaj kolegëve, lirizmi dhe tejpashmëria e krijimtarisë së Bedri Myftarit në prozë e poezi mbeten të pandryshuara asnjëherë pavarësisht burgut politik, përndjekjes politike, ndalimit të botimit për rreth njëzet vjet. Në këto vite të ndalimit të komunikimit me lexuesin, goditje edhe më e rëndë për një krijues se edhe vetë burgu politik dhe përndjekja prej regjimit dhe kalecëve e spiunëve të tij, Bedri Myftari mbeti, pra, njeriu i njëjtë dhe shkrimtari i njëjtë. Dhe mbeti një nga ata krijues të paktë të kohës së diktaturës, ndoshta edhe të kohëve të diktaturave, prej të cilëve miqtë dhe kolegët nuk patën asnjë të keqe, ndanë me të vetëm gëzimin krijues dhe dashamirësinë e tij të pashoqe krijuese. (Sepse rrallëkush nga krijuesit mund të gëzohej aq çiltërsisht për sukseset e kolegëve sa gëzohej Bedri Myftari!). Të mos harrojmë kurrë - diktaturat janë kohët kur me lehtësinë më të madhe në botë mund të bësh keq, pavarësisht se kush je ti në jetë. Talenti i ndaluar i Bedri Myftarit në diktaturë ishte letërsia. Ëndrra e ndaluar e Bedri Myftarit në diktaturë ishte Çamëria. Me fundin e Luftës së Ftohtë dhe hapjen e Shqipërisë ndaj botës, tek Bedri Myftari shpërthyen fuqishëm, kush më shumë se tjetra, të dyja, letërsia dhe Çamëria. Ishte pikërisht kjo kohë kur Bedriu vinte tek unë në gazetën "Drita" jo vetëm me krjimet e tij dhe me shqetësimet e tij për vendlindjen, por edhe rikthente mikun dhe kolegun e tij çam Namik Mane dhe, nëpërmjet tij, ringjallte tek shqiptarët Bilal Xhaferrin, kur ne botonim poezitë e martirit çam nga fletoret e varrosura rreth një çerek shekulli më parë. Fati do e sillte që me Bedri Myftarin të punonim së bashku në gazetën "Kosova", ku unë do të isha kryeredaktori i parë, pra themeluesi i gazetës. Bedriu do t'i kushtohej tërësisht temës çame. Por do të kishte edhe një rubrikë të rregullt grotesku për jetën e Bllokut. Gazeta do të thyente një varg tabush. Dhe Bedriut nuk i luante qerpiku i syrit ndaj reagimeve, sidomos në qarqet tradicionale letrare. Sado një periudhë e shkurtër kjo në gazetën "Kosova" do të shërbente shumë për të forcuar njohjen dhe miqësinë tonë. Më vonë Bedriu do të punonte në shtypin e Partisë Demokratike, me shtypin çam, me shtypin e emigracionit, do të provonte edhe jetën në mërgim, do të merrej me mbarëvajtjen e jetës familjare, me plot e plot sfida të panumërta të jetës. Por kryefjalë e kryefjalëve të jetës së tij dhe të krjimtarisë së tij do të mbetej Çamëria. Një episod i vogël sa dhe domethënës për këtë: Viti 1992. Në Tiranë vinte kryeministri grek Konstandin Micotaqis. Do të takohej me homologun Aleksandër Meksi. Do të ishte hera e parë pas më së gjysmë shekulli që hapej zyrtarisht çështja çame. Pas takimit mes kryeministrave, do të mbahej konferenca e tyre e shtypit në Pallatin e Kongreseve. Punonjësit e protokollit shtetëror kishin bërë çmos për të shmangur ardhjen e Bedri Myftarit, i cili, në çdo konferencë shtypi me zyrtarë të lartë perëndimorë, bënte pyetje rreth çështjes çame. Bedriu, absolutisht pa rënë në sy, kishte arritur të depërtonte dhe vetëm kur, për befasinë më të madhe, u ngrit dhe kërkoi mikrofonin për të drejtuar pyetjet e tij për Çamërinë. Të thuash se Bedri Myftari është çam, është shkrimtar çam, gazetar çam, intelektual çam është gjëja më e pakët, gjëja më e vogël, konstatimi më i thjeshtëzuar në botë. Ndoshta më tepër se shumëkush prej çamëve, në histori dhe në bashkëkohësi Bedri Myftari është një vizion i Çamërisë së tij, Bedri Myftari është Çamëria vetë. Prandaj është e rëndë, tejet e rëndë të mendosh se Bedri Myftari është ndarë nga jeta. Është tejet e pamundur të mendosh se një jetë e jetuar për një ëndërr, për Çamërinë e tij, të mbyllet pa e parë të realizohet kjo ëndërr e tij. Miku dhe kolegu Lazër Stani, duke dhënë në facebook lajmin për ndarjen e Bedri Myftarit nga jeta, postonte edhe poezinë e tij "Sonte", të shkruar plot 50 vjet më parë, ku veten Bedriu e identifikon me një lot malli çam, që pas shumë metamorfozave, secila më lirike dhe tragjike se tjetra, ai shpreh dëshirën e tij të jetës, tashmë të pasjetës: "Të qëndroja mbi qiellin e Çamërisë,/ Yll shprese..." Le të jetë për njerëzit e tij, për ne miqtë dhe kolegët e tij, për bashkëndrrimtarët e tij, për bashidealistët e tij, sadopak ngushëlluese kjo dëshirë e përtërirë e Bedri Myftarit, që ai të shndërrohet në një Yll shprese për Çamërinë e tij, për Çamërinë tonë. Një nga tregimet e Bedriut mban titullin "Vjeshtat qajnë". Dhe mbyllet me fjalinë: "Ja pse vjeshtat qajnë". Ja pse qan, pra, kjo vjeshtë e fundit e mikut tonë dhe kolegut tonë Bedri Myftari. Ja pse qajnë vjeshtat për ata që ikin pa i realizuar ëndrrat e tyre, aq më tepër pa realizuar ëndrrën e tyre të ëndrrave, si për këtë ikje të Bedri Myftarit, duke lënë prapa pikërisht ëndrrën e tij të jetës: Çamërinë e çamëve të saj! Realizimi sa më i shpejtë i kësaj ëndrre do të ishte pikërisht sot i vetmi ngushëllim për mikun tonë, kolegun tonë Bedri Myftari, në ditën e parë të pasjetës së tij. -- SONTE Poezi nga BEDRI MYFTARI Sonte doja të isha lot malli Në sytë e çamëve, Të rridhja Në mjekrrat e ashpra të burrave, Në faqet e kuqe të nuseve, Në gushat e bardha të vajzave, Dhe pastaj të avulloja, Të ngrihesha si re hapsirave, Erërat e veriut të më shtynin drejt jugut, Të ndalesha mbi Çamëri, Toka dhe qielli të elektrizoheshin nga malli. Të kulloja nga lart si shi, Lotët e nënave, Lotët e motrave, Lotët e nuseve. Të shuaja mallin e zhuritur, Të trojeve tona të lashta. Të laja eshtrat e të rënëve, Që i shkel këmba e zervistave, Të qëndroja mbi qiellin e Çamërisë, Yll shprese... 1963 -- ©
COMMONWEALTHI SERB ËSHTË SA ANTISHQIPTAR DHE ANTIEVROPIAN Ribotim
'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË' SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946 Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN! Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005) SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI Romani "Imazh" i Zef Mulajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN? 21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT 21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND ROJA TË SOVRANITETIT Zotër shtëpie Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË KOLLITJET E STALINIT... ...nesër në "tri komunat heroike" Nga SKËNDER BUÇPAPAJ MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT TË DUAN, PA TË QORTOJNË (Letër e mbyllur partive) Nga SKËNDER BUÇPAPAJ UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË" EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA? POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAMENDJET PARAZGJEDHORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN... KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS © SKËNDER BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |