VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
TË MOS SHNDËRROHEMI NË HORDHI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 11.20.2013, 11:41am (GMT1) ![]() 'Ne' të Republikës së Shqipërisë, në rreth një gjysmë shekulli, të paktën dy herë jemi shndërruar në hordhi. Herën e parë, më 1967, kur iu vërsuleshim kishave, xhamive, tyrbeve dhe teqeve. Dhe, herën e dytë, më 1997, kur i vërsuleshim gjithçkaje që na dilte përpara. Herën e parë, ne ishim një hordhi në kazermë. Vërsulja kundër tempujve shpirtërorë ishte barabar me rrënimin flagrant të themelit mbi të cilin ishim vendosur dhe ndërtuar prej mijëvjeçarësh. Tashmë shoqëria jonë ishte një ndërtesë e mbështetur në ajër, më keq, në bosh. Viti 1967 shënonte përfundimisht kapitullimin tonë tërësor, pa kushte përballë hipnozës që ushtronte ndaj nesh diktatura enveriste, si shoqëri me tru të hekurosur. Herën e dytë, rrafsh tridhjetë vjet më vonë, ne ishim një hordhi klasike, kufizoheshim vetëm me vetveten tonë. Edhe atë çka kishte mbetur nga shteti, e rrënuam. E kam përmendur edhe më parë. Mediat perëndimore në atë kohë habiteshin që zemërimi i shqiptarëve të shkonte përtej çdo parashikimi dhe të mos kursente asgjë, të mos kursenin çfarë kishte krijuar ajo vetë me mund e sakrifica mbinjerëzore. Konkluzioni i tyre ishte se shoqëria shqiptare kishte mbetur pa shtyllën kryesore, pa shtyllën shpirtërore që në vitin 1967, prej kur Republika e Shqipërisë ishte zyrtarisht vend ateist, madje i vetmi në botë. Dhe mediat parathonin se do të duhej kohë që kësaj shoqërie t'i kthehej shtylla më e domosdoshme, besimi. Për të përkufizuar gjendjen tonë si shoqëri nuk kam përdorur fjalë më pranë burimit shqip si zhgan, skotë, lukuni, por, për hir të atyre me zell të tepëruar antiturk, kam përdorur fjalën hordhi, me burim turk - urdu. Në gjuhët perëndimore është dokumentuar për herë parë në vitin 1520. Dhe ka marrë këto kuptime: 1. Grupim i përkohshëm njerëzish për qëllime lufte, gjahu apo emigrimi edhe pa lidhje gjaku mes tyre: hordhitë e Hunëve. Kuptimi i zgjeruar: grupe të çrregullta të armatosura që kryejnë shkatërrime, plaçkitje e veprime të ngjashme - hordhitë barbare. 2. Me kuptim përkeqësues ose tallës - turmë, frotë. Zgjedhjet e 23 qershorit 2013 në Republikën e Shqipërisë, me pjesëmarrjen masive dhe votën po aq masive kundër qeverisjes tetëvjeçare të Partisë Demokratike, shënuan një zgjim qytetar në rritje të shoqërisë. Atëherë unë jam shprehur se kjo votë ishte një valvul shkarkuese e zemërimit dhe pakënaqësisë ndaj një partie politike. Që në dështimin e parë të mundshëm të koalicionit të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, ky zemërim dhe kjo pakënaqësi do të shkarkohej kundër krejt klasës politike. Dhe do të harrohej krejtësisht ajo çka pamë këto vitet e fundit në Greqinë fqinje. Protestat masive të nëntorit dëshmuan se këtë zgjim qytetar e prin rinia shkollore dhe studentore. Kjo kategori përfaqëson njëkohësisht ndjeshmërinë, vetëdijën, përgjegjshmërinë e lartë qytetare. Ndërkaq protestave nuk iu mungoi një përmasë ekstremiste e tipit antiglobalist, antiperëndimor dhe vetizolues, një lloj rizgjimi i së majtës ekstreme tradicionale. Për t'u gjykuar në mënyrën më të saktë natyra e një proteste, patjetër shikohet përmbajtja e parullave, sidomos i atyre të shkruara. Në protestat e nëntorit, në 90 për qind të rasteve, nuk ishte në shënjestër qeveria apo kryeministri. Vetëm me përfshirjen e opozitës filluan të duken edhe parullat e këtij lloji. Me përfshirjen e grupeve me orientime nga më të ndryshmet në protesta, ne ishim dëshmitarë se ato, krahas masivizimit, patën edhe prirje për çorientim, për përhapje paniku, duke e çuar shoqërinë drejt një histerie kolektive. Në kuadrin e kësaj histerie kolektive, doli në pah, në mënyrë më alarmante se kurrë, mungesa e një elite të vërtetë, sidomos mungesa e një elite të institucionalizuar. Kryeministri Rama e kishte rastin të hidhte një hap sado fillestar drejt institucionalizimit të kësaj elite të mundshme. Vendosja e dialogut me këtë elitë do të jetë çelësi i vetëm për të mos lejuar rrëshqitjen e shoqërisë drejt shndërrimit të saj në hordhi. Edhe grupimet shoqërore më të specializuara, të përfshira protestat, ato ambjentaliste, nuk ishin bindëse në paraqitjet e tyre. Sepse askush prej atyre që morën fjalën në rrugë, sheshe, para protestuesve, para publikut nuk arritën të shpjegonin thelbin e shqetësimit të tyre. Në vend të ndriçimit të realitetit të pritshëm që krijonte ardhja e armëve kimike në Shqipëri, u krijua errësim i vërtetë, prej këtej panik dhe çoroditje. Në Perëndim, grupime të tilla, sipas tematikës së shqetësimeve, aktivizojnë në krye të veprimtarive të protestave, ekspertë të vërtetë të fushave përkatëse. Krahu mediatik vuajti nga të njëjtat simptoma si ato të rrugës. Për më tepër ato morën rolin e komentatoreve të drejtpërdrejta të spektakleve që jepeshin në rrugë dhe sheshe. Nuk u vu re gati askund në mediat një zë i specializuar që të hidhte dritë mbi realitetin e vërtetë. Për këtë mjerisht nuk u treguan të interesuara as qeveria, as opozita. Në mungesë të një elite, sidomos në mungesë të një elite të institucionalizuar, të një elite me autoritet të barabartë ndaj të gjitha grupimeve politike apo qytetare, do të kemi një shoqëri me tru të shpëlara, së paku me një shoqëri me tru lehtësisht të shpëlashme. Politikani amerikan Powell Clayton dikur thoshte: "Në predikimet e mia shigjetat gjithmonë kanë synuar ndaj hordhisë me tru të shpëlara." Mjerisht tiparin e truve të shpëlara duket se e dëshiron dhe e ushqen me qëllim politika në Shqipëri, si mënyrë për ta larguar shoqërinë nga thelbi racional i realitetit. Dhe kështu shoqëria kalon nga njëra fushatë histerizmi në tjetrën. E tillë ishte fushata që mori shkas nga vizita e kryeministrave Thaçi, Rama dhe Erdogan në Prizren, ku u spekullua me një thënie të pathënë nga kryeministri turk për një histeri anti Turqi dhe antiturke. E vetmja kritikë racionale ndaj këtij takimi, në fakt, ishte se ky takim zhvillohej në kuadrin e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit në Kosovë dhe ishte një solidaritet elektoral ndaj Thaçit. Por as Turqia, as turqit nuk meritonin gjithë atë shfrim që pamë në mediat tona. Është e drejtë që urrejtjen apo antipatinë të mos e ushqejmë ndaj fqinjëve tanë. Po aq është e drejtë që këto ndjenja të mos i drejtojmë ndaj faktorëve të tjerë. Shoqërisë sonë i shpëlahen trutë duke e trullosur një herë se rreziku i saj më i madh dhe më urgjent është ai turk. Pastaj i shpëlahen trutë se rreziku i saj më i madh e më ugjent është Xhamia e Madhe e Tiranës apo Xhamia e Madhe e Prishtinës. Pastaj i shpëlahen trutë se rreziku vjen nga zhbirja kolektive që ka emrin asgjësim i armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Kështu logjika kolektive, vetëdija kolektive e shqiptarëve orientohet në mënyrat më të gabuara, më vetëshkatërruese të mundshme. Lordi Byron thoshte për shoqërinë e kohës së tij: "Shoqëria është tashi një hordhi e polarizuar, e formuar nga dy palë të fuqishme, Bezdisësit dhe të Bezdisurit." Kur nuk ekziston një faktor i tretë, atëherë hendeku i moskuptimit dhe i kundërvënies mes këtyre rritet. Dhe në raste si të shoqërisë sonë, ai shpërthen kundër vetvetes sonë. Në rrethanat e një bote të hapur, ata që nuk na e falin këtë mëkat janë të tjerët. Nuk ka pse të mos i mirëkuptojmë ata, aq më tepër kur janë miqtë tanë, aleatët tanë, partnerët tanë jetikë më të dëshmuar. -- ©
BEDRI MYFTARI - JETOI PËR NJË ËNDËRR, IKU PA TË COMMONWEALTHI SERB ËSHTË SA ANTISHQIPTAR DHE ANTIEVROPIAN Ribotim
'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË' SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946 Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN! Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005) SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI Romani "Imazh" i Zef Mulajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN? 21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT 21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND ROJA TË SOVRANITETIT Zotër shtëpie Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË KOLLITJET E STALINIT... ...nesër në "tri komunat heroike" Nga SKËNDER BUÇPAPAJ MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT TË DUAN, PA TË QORTOJNË (Letër e mbyllur partive) Nga SKËNDER BUÇPAPAJ UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË" EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA? POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAMENDJET PARAZGJEDHORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN... KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS © SKËNDER BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |