VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
SHQIPTARËT E SELANIKUT NË SHEKUJT XVIII-XX Esé nga ARTUR VREKAJ, WORCESTER,MA SHBA E Djelë, 01.05.2014, 02:54pm (GMT1) Selaniku lulëzoi edhe falë punës së Shqiptarëve nën administrimin e Perandorisë Osmane. Disa mijëra shqiptarë në mesin e shekullit 18-të punonin si shërbëtorë në hamame, shitësa bozash, armëbërës, gurëpunues, truproje ose punë stine si çobanë apo ngarësa karrocash me kuaj. Shumë punë zyre vareshin nga ata duke e bërë më të lehtë rritjen e fuqisë punëtore për pronarët e tokave në rajonin verior të Selanikut. Pronari i tokave të Doiran kishte në dorë shumicën e pashallarëve të Selanikut ishte i aftë të nxirrte tre mijë shqiptarë në fushë kundër armiqve të tij, i njëjti formacion që krahasohej me trupën që Porta e Lartë urdhëroi kundër tij. Shumë pronarë tokash të asaj pjese të Maqedoninë ishin në mes tyre prej origjinës Shqiptare. Autoritetet Turke në shekullin e tetëmbëdhjetë kishin një mospëlqim fundamental të migrantëve dhe kishin dyshime të thella për Shqiptarët edhe pse shumë zyrtarë të rangut të parë ishin me origjinë Shqiptare. Më 1730 Sulltani urdhëroi të gjithë Shqiptarët , ty dyja palët Myslimanë dhe Kristianë të linin përfundimisht Stambollin. Këto qëndrime të Portës së Lartë ndaj Shqiptarëve intesifikuan probleme në provinca duke rritur numrin e bandave dhe krimit dhe dalëngadalë kujdesi i qeverive ra në to gjithashtu. Ja si i shkruante konsulli Francez Parisit për shqiptarët në fund të viteve 1700-të: "...Të gjithë burrat me një zë kanë shpresë këtu se Kapudan Pasha do të ndjekë shembullin e Topal Osman Pasha i cili ...mbuloi me lumenj gjaku Shqipërinë sipas urdhrave të Sulltan Muhametit më 1731. Pa këtë veprim është frikë se ky komb, i cili është shumë në numër dhe shumë i varfër në të njëjtën kohë do të abuzojë me sjelljen e tij duke marrë armët dhe të bëhet i fuqishëm dhe i rrezikshëm për këtë Perandori. Të gjithë qytetet e hapura të Perandorisë janë të ekspozuara të shkatërrohen,gjë e cila mund të udhëheqë tek portat e Konstantinopojës, në qoftë se burra ambiciozë dinë si të fitojnë numrin dhe kurajon dhe disiplinën e këtij kombi." Pas luftës Ruso-Turke në mesin e shekullit të 18-të trupat Shqiptare që i shërbyen Sulltanit në Peloponez vazhduan të keqsilleshin në tokat Greke deri sa pas Sulltan Abdyl Hamiti I, erdhi në fuqi admirali reformues Gazi Hasan Pasha që urdhëroi të merreshin masa edhe karshi Shqiptarëve. Kështu, më 1779 Admirali Turk Hasan Pasha me 30 mijë forca Turke u sul me masakra kundër shqiptarëve në Peloponez duke vrarë këdo që gjente përpara. Hasan Pasha urdhëroi Grekët dhe Turqit se vrasja e shqiptarit nuk përbën krim! Ai ofroi pesë lira për një shqiptar që ja dorëzonin atij. Vetëm në Selanik, guvernatori detyroi të linin qytetin më shumë se 4000 ( katër mijë) Shqiptarë në pesë ditë, edhe shërbëtorët e tij dhe lejoi të jetonin në Selanik vetëm ata Shqiptarë që ishin residentë për një kohë të gjatë aty. Shqiptarët nuk i bindeshin më urdhrave të Vezirit. Dhe filluan përsëri të sillnin shqetësime. Kur pashai tentoi të arrestonte Alizotoglou më 1793 ai kishte në shtëpi më shumë se 150 shqiptarë, furnizime dhe armë. Pashai thirri të gjithë myslimanët e vërtetë ti vinin në ndihmë dhe përdori topat kundrejt shtëpisë së Alizotoglou, por kundërshtari i tij doli nga qyteti duke marrë pengje me vete për sigurinë e tij dhe kërcënoi pashanë se do të kthehej me 2000 forca Shqiptare. Më 1803 u lëshua një urdhër që bënte fjalë për pastrimin e Selanikut nga një numër i panjohur Shqiptarësh dhe të tjerë të kësaj kategorie që nuk bënin asnjë shërbim me asnjë profesion të sigurtë dhe për ata që mblidheshin në Incongrouoslu. Ali Pasha i Janinës, Bonoparti Mysliman, siç e thirri Bajroni, bëri ligjin nga bregu perëndimor i Ballkanit deri afër portave të Selanikut dhe kishte më shumë kontroll se sa guvernatori i qytetit të Selanikut. Ali Pasha jepte urdhra për mbrojtje efektive me shkrim dore në një Greqishte shumë të keqe në copa letrash që kërcënonin çdo Turk që keqtrajtonte murgjërit në manastire apo i ekzekutonin ata.Ky pasha Shqiptar ishte duke ndërtuar shtetin e tij dhe afronte mbrojtje për rajonet Kristiane ku Sulltani nuk mund të garantonte me siguri. Më 1926 Sheiku Bektashi, Shqiptari Ahmet Siri Baba i gjeti Teqetë bosh, të abandonuara në Selanik, në kohën kur myslimanët ishin detyruar të linin qytetin si rezultat i marrëveshjes Greko-Turke më 1923 për ndërrimin e popullsive. Pra, kur filloi të zbatohej Greqizimi i Greqisë moderne duke pastruar edhe Shqiptarët. Për materialin më sipër u përdor vepra studimore "Salonica city of ghosts" e autorit Mark Mazower. Sipas historianit Arben Llalla që ka jetuar e hulumtuar për Shqiptarët në Greqi kemi edhe këtë dëshmi të drejtimit ushtarak të Selanikut nga Shqiptarët nën Perandorinë Osmane : "Me Selanikun lidhet edhe një ngjarje shumë e rëndësishme për grekët dhe Greqinë. Më 26 tetor 1912, komandanti turk me kombësi Shqiptare gjenerali Hasan Tahsin Pasha ia dhuroi grekëve dhe jo bullgarëve qytetin e Selanikut. Hasan Tahsin Pasha pasi dhuroi Selanikun u largua në fillim për në Francë dhe më pas në Zvicër ku edhe në moshën 73 vjeçare vdiq në Lozanë në vitin 1918. Aty edhe u varros. Në vitin 1937 Hasan Tahsin Pasha ç'varroset dhe eshtrat e tij u varrosën për herë të dytë në varrezat e Shqiptarëve në Selanik, në varrin familjar Mesara. Në varrezat shqiptare në Selanik ka patur varrin edhe ish-kryeministri i Shqipërisë Hasan Bej Prishtina, eshtrat e të cilit u kthyen në Shqipëri në vitin 1976", pasi varrezat kombësive të tjera u prishën nga qeveria Greke. Në dekadën e fundit të shekullit të njëzetë Shqiptarët emigrantë, më së shumti nga Shqipëria, u rivendosën sërish në Selanik duke hapur shkollë për mësimin e gjuhës Shqipe. ARTUR VREKAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |