BERLINI 20 VJET PAS ASAJ NATE KUR RA MURI (I plotë) Nga BERNARDO VALLI, La Repubblica
E Enjte, 11.05.2009, 09:16am (GMT+1)
SHETITORJA e Bornholmer Strasse ishte një prej më të rëndësishmeve, më të frekuentuarave, në Berlinin e ndarë mëdysh nga Muri. Kufiri midis Lindjes dhe Perëndimit e kish prerë saktësisht në mes urën e hekurt për kalim me kuaj mbi hekurudhë. Në Lindje, në zonën komuniste, shtrihej Prenzlauer Berg, një lagje e vjetër punëtorësh ku jetonin prej vitesh artistë dhe intelektualë. Në Perëndim, në zonën kapitaliste, ngjeshur në Wedding e Reinickendorf, faqet e jashtme të shtëpive kishin ngjyra më të ndezura, më të freskëta, se ato të Prenzlauer Berg, ku muret ishin gri, ciflosur e grisur nga predhat e Luftës së Dytë Botërore. Atje, në mbrëmjen e vonë të 9 nëntorit 1889, nënkoloneli i Stasit, Harald Jaeger, nënkomandant i pikës kufitare të Bornholmer Strasse, i egërsuar nga turma ngulmuese dhe e poterëshme, e përballuar me zor të madh, vendosi të dorëzohet.
Ishte dërmuar. Më kot kishte kërkuar me telefon urdhëra të sakta nga eprorët e strukur prapa përgjigjeve shkitëse.
Të qëllonte mbi njerëzit? As në ëndërr. Kohët kishin ndryshuar, oficeri i policisë politike e dinte. Por nuk i dinte rregullat e reja. Katër ditë më parë kishte pasur një manifestim të fuqishëm në Berlinin Lindor, shoqëruar me sllogane të cilat kërkonin demokraci, e regjimi nuk ishte kundërvënë. Ndërkaq dihej se prej muajsh mijëra gjermanolindorë shmangnin Murin, duke arritur Gjermaninë Federale nëpërmjet Hungarisë. E askush nuk e kishte ndaluar atë vërshim të masës. As trupat sovjetike të vendosura në Evropën Lindore, as ushtritë shtetërore nuk kishin dalë nga kazermat.
Mikhail Gorbaciov, vendosur në Kremlin nga viti 1985, kishte përjashtuar dhunën për të mbajtur rendin në perandori. Evropa nuk e kishte njohur masakrën kineze të Tienanmenit, ndodhur tre muaj më parë në Pekin. Ndonëse ai kundërveprim i vrazhdë nuk ishte pëlqyer pak nga liderë fanatikë: Honecker, Husak, Ceausescu, Zhivkov, të gjithë në pushtet, apo sapo të zëvendësuarit në Berlin, Pragë, Bukuresht e Sofia. Budapesti e Varshava kishin filluar tashmë rrugën drejt postkomunizmit.
Nënkoloneli i Stasit ishte peng i dilemës: ta hapte apo të mos e hapte pikën e kalimit? Asnjëri nga eprorët nuk do të guxonte të jepte përgjigje të saktë. E në fund Jaeger e kuptoi se duhej të merrte përgjegjësinë. Duke i shoqëruar fjalët me një gjest të fuqishëm të krahut i tha turmës: "Shkoni, pra, të gjithë jashtë!" Dhe i urdhëroi vartësit e tij të ngrinin traun. Një dallgë njerëzore e shkatërroi urën e hekurt.
Duke mos pasur mundësi t'i përdorte armët, oficeri i Stasit gjithsesi nuk do të arrinte ta përballonte turmën e pafund. Vazhdonte nga Bornholmer Strasse deri në Schoenhauser Allee. Por Jaeger, sapo ngriti traun, u përfshi nga dyshimi. Kishte shkelur bindjen së cilës i kishte shërbyer njëzet vjet? Për të kushedisatën hetë kishte marrë në telefon eprorin e tij, kolonelin Ziegenhorm. Kishte frikë se do të qortohej, e, nga ana tjetër Ziegenhorm ia kthen: "Mirë!" Dhe e mbyll telefonin.
Situata e ngatërruar, e paqartë që mbretëronte në shetitoren e Bornholmer Strasse, ku u hap zgavra e parë e Murit berlinas, pasqyronte situatën e regjimit komunist gjerman, e në përgjithësi të krejt perandorisë sovjetike në kalbëzim. Atë ditë, atë mbrëmje, Berlini, më në veçanti Bornholmer Strasse, ishte pika nevralgjike e një sistemi i cili dukej dikur sikur do të zgjaste me shekuj e ndërkaq po rrënohej. Jo pas një lufte të humbur. Por për shkak të vetë natyrës së tij. Komunizmi real vdiste nga vetvetja. Rrëzohej bashkë me Murin të cilin e kishte ndërtuar. E kështu mbaronte, para vetë kalendarit gregorian, edhe shekulli i ideologjive (shekulli i shkurtër) filluar me Luftën e Parë Botërore, në vitin 1914, e pastaj vazhduar me goditje të tmerrëshme tragjike: përmbysja gjakatare e Rusisë carise, ardhje e Sovjetëve, rënia e perandorisë gjermane, marshi mbi Romën, djegia e Rajshtagut, Aushvici, varri-bankor i Hitlerit, gulagu, Lufta e Ftohtë, Evropa e NDARË. Pa pritur e pa kujtuar, në vitin 1989 do të binte si një lëndë e qullët simboli i asaj ndarjeje, domethënë ajo e sfidës midis konceptimeve të kundërta të botës së Shekullit XX.
Ta reduktosh historinë në kronikë, apo ta shndërrosh kronikën në histori, është një veprim që kërkon guxim e papërgjegjësi. Por nganjëherë një hollësi e një kronike, një gjes apo një fjalë, ndodh të provokojnë një ngjarje që përbën një kthesë të historisë. Do të ishte një zhvillim I vonuar, që kishte arritur në kohën e duhur pjekurinë e vet. Hollësia aq e shtrenjtë për kronistin, gjesti apo fjala, përbëjnë mjetin shpërthyes. Mobilizimin e berlinasve të Lindjes, atë mbrëmje nëntori, shtytjen e atyre njerëzve për të thyer kalimin drejt Perëndimit, siç ishte ai në Bornholmer Strasse, e provokonte një batutë e pakujdeshme e zëdhënësit të Egon Krenz.
Krenz sapoi kishte pasuar Erich Honecker-in në krye të Republikës Demokratike Gjermane (RDGJ), Gjermanisë komuniste të Lindjes. Ndryshe nga Honecker, shkarkuar për fanatizmin e tij, Krenz i ishte përshtatur politikës së Mikhail Gorbaçovit, bazuar një një demokratizim gradial e të pjesëshëm të sisemit, në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet satelite. Në Moskë kishte pasur zgjedhje gjysmë të lira. Krenz përshtatej me glasnostin, transparencüen politike të ndërmarrë nga Gorbaçov, duke transmetuar në televizion konferencat e shtypit ku mrrnin pjesë edhe gazetarë të huaj. Si zëdhënës ishte caktuar Guenter Schabowski, shef i Partisë Komuniste për Berlinin.
Miliona berlinas ndiqnin nga ekrani, më 9 nëntor, transmetimin. Schabowski nuk ishte një ekspert në komunikim. Ishte i pështjelluar. Edhe ngaqë direktivat që duhej të jepte ishin të paqarta. Atë mbrëmje ai duhej të shpallte "dekretin mbi udhëtimet", destinuar të favorizonte kalimet përmes Murit. Tha se lejet do të refuzoheshin vetëm në raste të jashtëzakonshme. Ishte e qartë se qeveria i lironte frenat nën presionin popullor. Një gazetar italian (Riccardo Hermann nga ANSA) pyeti se prej kur këto kalime të Murit do të ishin të mundura. Në përgjigjen e tij të pështjelluar Schabowski llomotiti edhe një batutë të një peshe të madhe, të pamasë historike. Ndoshta orse gli sfuggì. Disse "von jetzt ab" ("prej tani"). Ishte një kundërthënie e qartë: nëse duheshin lejet, ndonëse të përshejtuara, atëherë si mund të kalohej Muri "prej tani"? Ia vlente të thuhej atë mbrëmje, kur të gjitha zyrat ishin mbyllur?
Sapo kanë dëgjuar batutën (thënien) e Schabowski-t, gjermanolindorët kanë filluar ta diskutojnë domethënien, fillimisht para televizorëve, në familje, pastaj në telefon me miqtë, e më vonë në sheshe. Çfarë do me thënë "prej tani"? Që mund ta kalojmë Murin menjëherë? Në orën nëntë, kur ishte tashmë natë, grupe të të rinjsh janë paraqitur në pika të ndryshme kalimi: në Checkpoint Charlie, në Heinrich-Heine Strasse, në Invalidenstrasse. Disa i kanë kaluar pa qenë të shqetësuar, nën shikimet e habitura të policëve. Nja dy orë më vonë, ARD, televizioni gjermanoperëndimor, ka shpallur se gjermanolindorët e kishin kapërcyer Murin "pa komplikime". Nga ky lajm Berlini Lindor është bërë dritë, njerëzit kanë dalë nga shtëpitë duke shpejtuar drejt pjesës perëndimore të qytetit.
Rrallë ndodh të kuptohet rëndësia e ngjarjeve në ndërkohën kur zhvillohen para syve tuaj. Njëzet vjet më parë nuk mund të ekzistonin dyshime: komunizmi real ishte duke ulur flamurin, shtatëdhjetë e dy vjet pasi e kishin gritur në Shën Petërburg, gjatë Revolucionit të Tetorit. Ndërkohë, nga emblemë e një utopie ai flamur ishte transformuar në një mur betoni, stil burgu, i gjatë njëqind e gjashtëdhjetë kilometra. Ajo ditë shënonte kulmin e një vargu të gjatë ngjarjesh të renditura njëra pas tjetrës, por ndonëse ishte i qartë kuptimi thelbësor, ende nuk mund të matej pesha historike e asaj që po ndodhte. Bashkimi Sovjetik mbijetonte dhe Gjermania mbetej e ndarë më dysh. Pluhuri që vazhdonte të ngrihej nga gërmadhat e komunizmit ishin ende tepër i dendu për të dalluar panoramën e re gjeopolitike.
Emocioni qe i fortë kur atë mëngjes të 10 nëntorit Evropa mori vesh se natën Muri kishte pushuar së qeni një pengesë e pakalueshme. Por jo vetëm nëpër zyrat e qeverive, disa mendonin e thoshin (si François Mitterrand) se "janë momente të lumturisë së rrezikshme". E uronin që ai zhvillim i madh historik, aq i ngarkuar me domethënie, do të merrej nën kontroll dhe që pasojat të ishin të kursyera.
Frenojini. Kjo ishte fraza e famshme e François Mauriac. "E dua shumë Gjermaninë saqë të preferoj që jenë dy Gjermani", vazhdonte si jehonë e përsëritur, gjithnjë nën zë, në Londër, në Paris, në Romë. Vetë George Bush babai, atëherë në Shtëpinë e Bardhë, ndonëse ishte në favor të ribashkimit gjerman, thoshte "nuk duhet vallëzuar mbi Mur". Duhej treguaer të matur. Pa nxitim. Jo vetëm në Berlinin Lindor, por edhe në Bon, kryeqytetin e përkohshëm të Republikës Federale, kërkohej "një proces riafrimi i kontrolluar".
Muri kishte qenë një nga shtyllat më të rëndësishme të Kontinentit të ndarë, rrëzimi i tij mund të provokonte ndryshime të paparashikueshme. Evropa Perëndimore e kishte dënuar dhe sharë, me të drejtë e kishte treguar për gati tridhjetë vjet (nga gushti i vitit 1961, kur qe ndëruar) si simbol të urryer të perandorisë sovjetike, por kushte përparuar në hijen e tij. Evropa Lindore e kishte ngritur dhe e kishte himnizuar zyrtarisht, por përtej tij ishte marramendur deri në rrëzim. Drejtuesit e Lindjes e përkufizonin si një kështjellë kundër fashizmit, ndërkohë që ishte një pengesë për të ndalur një arratisje masive nga komunizmi, ose edhe për ta përmbajtur një vërshim të shfrenuar të konsumizmit. Për këtë ishte ndërtuar ai Mur. Pa Murin Gjermania Lindore do të kishte humbur shtresat më cilësore të shoqërisë. Ikja e teknikëve, mjekëve, shkencëtarëve po e shkretonte vendin, kur Nikita Krusciov, në pushtet në Moskë, ra dakord me Walter Ulbricht, në pushtet në Berlinin Lindor, të realizonte projektin që e kishte për zemër. Duhej të ishte një llogore dhe përfundoi në një monument, fillimisht burgosjeje, pastaj varrimi. Për Përëndimin ai Mur ndalon eksodet masive, të cilët në atë kohë do të kishin qenë burime të kushtueshme ndërlikimesh në raportet ndërkombëtare.
Nëse ndjenjat ishin ekzaltuese, përllogaritjet ekonomike dhe politike ishin shumë më pak. Në Republikën Federale përllogaritej ëndërra që kishte përfaqësuar rimarrja e pesë landeve lindore. Gjermania komuniste ishte ekonomikisht e rrënuar:borxhi i saj i jashtëm ishte i madh, për të mbajtur gjallë financat e varfëra regjimi kishte pranuar plehrat e kapitalizmit të Perëndimit, dhe i kishte varrosur në Turingian aq të dashur për Gëten. Në rrafshin ekonomik Berlini Lindor varej gjithnjë e më shumë nga Boni. Kapitalizmi i Rinit ndihmonte komunizmin prusian.
Dopo la notte del 9 novembre, quando la folla aveva superato il ponte di Bornholmer Strasse, era chiaro che la fine delle "due Germanie" era una questione di tempo. Ma nei movimenti di opposizione al regime comunista, compresi quelli animati dalle chiese luterane dell'Est, non mancavano gli idealisti convinti di poter trasformare l'esperienza neo stalinista in un laboratorio per tracciare una "terza via" tra il capitalismo e il comunismo. E c'erano, a Ovest, intellettuali come Guenter Grass che temevano gli effetti di una Germania unita.
Pensavano che essa potesse rianimare i vecchi demoni nazionalisti. Oskar Lafontaine, allora dirigente socialdemocratico di rilievo, si oppose apertamente alla riunificazione. E con lui lo stesso futuro cancelliere Gerhard Schroeder, sia pure con minor vigore.
Demokristiani Helmut Kohl ngulmoi ndërkaq për një Gjermani të bashkuar dhe e fitoi betejën. I përshpejtoi etapat, duke i shoqëruar me frymëzimin kombëtar, emotiv, e në respektin e parimeve të shprehura në Ligjin Themelor. Willy Brandt e ndihmoi, duke i bindur edhe ata socialdemocratë që ishin të tunduar nga zgjidhjet ndërmjetëse (për shembull atë konfederale) në pritje të bashkimi të plotë. Ishte vështirë të përfytyroje një model të ri të shoqërisë, në vend të asaj komuniste të dështuar. Alternativa ishte tashmë gati nga ana tjetër e Murit. Ishte gati edhe një monedhë e re: Kohl e ndërroi markën e dobët gjermanolindore me markën e fuqishme perëndimore. Ribashkimi zyrtar, në tetor 1990, ngjasoi shumë me një aneksim.
Shqetësimi ndaj një ribashkimit të rrufeshëm ishte i dukshëm në Paris dhe në Londër. Margaret Thatcher e François Mitterrand ishin në pozicione të ngjashme. Në Romë Giulio Andreotti iu bashkohej shqetësimeve të tyre, të cilat ngjasonin me kundërvënie.
I turbullonte perspektiva e të rishikuarit në qendër të Evropës gjigantin gjerman. Boshti qendror i kontinentit, jo më të ndarë, do të zhvendosjej në Lindje. Nga Parisi në Berlin. Franca do të humbte qendërsinë e saj dhe nuk do të kishte më një aleate si Gjermania të fortë ekonomikisht por me këmbë politike prej balte. Me një fjalë çalamane, të përbuzur, prandaj të ëmbël, në pamundësi për ta imponuar fuqinë e saj ekonomike në terrenin politik. Por ngjarjet kishin marrë vrull. Kishin kapërcyer pengesa e ngurime. Askush nuk mund ta ndalte rrotën e historisë.
Me mbështetjen e Bush babait, falë mirëkuptimit të arritur më në fund me François Mitterrand e pranimin e domosdoshëm të Mikhail Gorbaciov, ribashkimi u realizua rrufeshëm. Kohl u muar shumë me Mitterrand për ta shpallur monedhën e re të projektuar evropiane. Ashtu siç kishte ndihmuar për ta rimëkëmbur Gjermaninë postkomuniste, marka kishte shërbyer për të siguruar, në anën tjetër të Rinit, kombi i shndërruar në aleatin kryesor evropian, pas kishte qenë armiku historik. Euroja, lindur nga marka, është garancia e ankorimi gjermna në procesin e integrimit evropian. Mund të konsiderohet monedha e përbashkët si frut i rënies së Murit: si një detyrim gjerman në shkëmbim të ribashkimit.
Mbetet në kujtesë atmosfera magjike e Berlinit më 10 nëntor, mëngjesin pas dallgës së turmës mbi kalimin e Bornholmer Strasse. Ku Kurfuerstendamm, thirrur më shkurtimisht Ku'damm, rruga më zbavitës dhe elegante e Berlinit Perëndimor, shpërthen në revistat e mëdha, në mijëra kopje, me familje, me fëmijë shkolle, e përjetonin emocionalisht qytetin të cilin e kishin pasur su busulle në xhungël, shikonin të habirut, të hipnotizuar vitirnat, në vitrina shikonin këpucët, mbathjet, çorapet, magnetofonët, fotografitë e një Erotische Filmprogramme, blue jeans, libra, rexhisean; e me të njëjtën habitje vështronin veturat Porsche të parkuara në trotuara, beretat e policisë urbane, reklamat e ndritshme dhe gjithçka që lëvize apo ishte e palëvizshme në qytetin e bollëkut: ambulanca që kalonte me sirena piskatëse, smeafori i shuar në shenjë dorëheqjeje ndaj kaosit të trafikut të pakontrollueshëm. Ky ishte Berlini Perëndimor në orët që pasuan rënien e Murit.
Ossis, siç u quajtën më vonë gjermanolindorët, zbulonin realitetin e jetës të Wessis, gjermanoperëndimorëve. E kishin përgjuar shumë vite në ekranet e televizorëve, duke ndjekur çdo natë, fshehtas nëpër familje, programet perëndimore shumë kohë të ndaluara e pastaj dalëngadalë të lejuara nga Honecker, gardiani komunizmit të luftës, tashmë në pamundësi për të ndaluar transmetimet e kapërcimit të Murit, të pakalueshme për njerëzit. Tundimi i përjetuar në orët e para, ditët e para, ndaj konsumizmit, dalëngadalë pastaj është bërë më pak i parezistueshëm. E midis Ossis e Wessis nuk ka munguar njëfarë armiqësie. Wessis, rritur në demokraci e kapitalizëm, dalëngadalë i kanë përçmuar Ossis postkomunistë. E Ossis kanë krijuar ndjesinë se janë "blerë" nga Perëndimi, e se janë privuar nga aq shumë gjëra që ua bënin jetën mediokre por më të kollajshme: kopshtet e mëdha, mapot plot me mallra të skaduara e tejet të lira, ritmet e punës jo aq shpërblyese por jo aq të lodhshme. Filloi të lindë një "nostalgji" e mjegullt për të kaluarën. Jo për të kaluarën politike. Por për një të kaluar që është pjesë e një ekzistence të largët, kujtimi i së cilës, gjithnjë e më i zbehtë, shërben për t'u mbrojtur kur e tashmja bëhet e vështirë./Elida BUÇPAPAJ
Bernardo Valli
|