VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
SHPEND MOS U ÇMEND Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 02.12.2014, 10:28am (GMT1) Është fjala për kryetarin e ri të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, befasinë më të madhe të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit në Kosovë. Shpendi mbylli të premten të gjitha institucionet arsimore nën juridiksionin e tij në kryeqytetin e Kosovës, që nga çerdhet e kopshtet, deri tek shkollat e mesme dhe të larta. Pse? Sepse nafta që përdorej për ngrohje përmbante lëndë helmuese në përqindje më të lartë se është e lejueshme. Vendimi bëri bujë. Ishte ngatmendjes për diçka që nuk mbahet mend se kur ka ndodhur në Kosovë. Pasi nga analizat e kryera nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik rezultoi se lënda djegëse e përdorur për ngrohje në institucionet arsimore të kryeqytetit nuk është e dëmshme, ishte po aq ngatmendjes që të merrnin fund edhe ndërdyshjet e kryetarit të ri të komunës së Prishtinës. Përkundrazi, ato janë shtuar. Shpend Ahmeti mendon se rasti do trajtuar si mashtrim: së pari, ngaqë lënda e lëngshme i është shitur komunës si naftë, ndërkohë që nuk ishte naftë, së dyti, ngaqë kompania që ia shet komunës këtë lëndë nuk është e licensuar për importin e vajrave djegëse. "Prandaj, iu thotë mediave Shpendi, po mundohemi të zbulojmë krimin ekonomik.!!" Për këtë ai i ka dërguar kampionet (mostrat) për analiza të reja në institucionet ndërkombëtare dhe jashtë vendit. Në kontradiktë të plotë me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Shpendi kërkon t'ia bëjë transparencën këtij dikasteri, qeverisë dhe qeverisjes së Kosovës. Me një të rënë të lapsit, Shpendi kërkon t'iu vërë vizë ish udhëheqjes së komunës së Prishtinës dhe udhëheqjes aktuale të Kosovës. Kompania e tenderuar për furnizimin me këtë lëndë djegëse sqaron se "nafta e importuar është sipas udhëzimeve në fuqi, dhe furnizimi është bërë me të njëjtin derivat të importuar; ne japim llogari për atë që kemi importuar, është kontrolluar, ekziston certifikata e kualitetit, është bërë kontroll në kufi dhe është bërë dërgesa në depo dhe nga depoja dërgesa është bërë drejtë në institucion, por nuk mbajmë përgjegjësi për rezervoar ose për pronësinë e tjetërkujt". Veprimet tejet energjike të kryetarit të ri të komunës së Prishtinës, në këtë kontekst, shtrijnë dyshimin në opinion - a është duke e bërë gjithë këtë Shpendi për të tenderuar dikë tjetër, pra një kompani pranë Lëvizjes për Vetëvendosje? -a kemi të bëjmë me një klientelizëm të ri që synon të zëvendësojë të vjetrin? Ardhja e Shpend Ahmetit në krye të komunës së Prishtinës, detyra më e rëndësishme në Kosovë pas asaj të kryeministrit, ishte befasia më e madhe dhe më e komentuar e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit. Prandaj, edhe kureshtja, edhe pritshmëria do të ishin të mëdha. Nga veprimet e deritashme, del se Shpendi është më i befasuari i të gjithëve. Më e keqja, gjendjen e të befasuarit ai vazhdon ta përjetojë dhe ta manifestojë shpesh e më shpesh, shumë e më shumë. Kjo pasqyrohet në ngulmimin e tij për të bërë bujë, për të qenë burim i lajmeve të bujshme, ngulmim i shndërruar tashmë në maninë më të bujshme në Kosovë. Nga një udhëheqje në pajtim me premtimet e tij dhe me pritshmëritë e qytetarëve do të ishte e natyrshme që Lëvizja për Vetëvendosja, pra forca politike nga ai vjen, të fitonte shumë pikë. Do të ishte zgjuarsi e tij nëse do ta kuptonte kështu ardhjen e papritur dhe të pakujtuar në detyrën e rëndësishme. Prirja e tij për të fituar kapitale të tjera - pra, materiale - në të mirë të Vetëvendosjes, nëpërmjet pushtetit që ia dha vota e popullit, do t'ia rrëzojë edhe kapitalet e mundshme morale kësaj force politike. Shpendi kurrsesi të mos harrojë se është zgjedhur nga populli i kryeqytetit të Republikës së Kosovës për të bërë politikën e zhvillimit dhe të përparimit sa më të gjithanshëm e sa më të madh të komunës. Pra është thirrur për të bërë, nuk është thirrur për të zhbërë. Nuk është thirrur, për më tepër, që të zhbëjë atë që është bërë në Prishtinë. Nuk është thirrur, sidomos, që të zhbëjë atë që është bërë në Kosovë. Komuna e Prishtinës është më e rëndësishmja, siç e shënova më lart, pas Qeverisë së Kosovës. Por, në asnjë rrethanë, nuk është më lart se Qeveria dhe se institucionet e tjera qendrore të Kosovës. Pa dashur kurrsesi ta paragjykoj, ia kujtoj kryetarit të ri të komunës së Prishtinës se mendësia e zhbërjes është mendësi komuniste. Është proverbiale thënia se komunistët dinë të shkatërrojnë, por nuk dinë të ndërtojnë. Shpend Ahmeti vjen në këtë detyrë si një ndër figurat më simpatike të Lëvizjes për Vetëvendosje, në mos më simpatikja. Në pak kohë, rezulton se në këtë aspekt ai ka bjerrë jo pak. Titulli i shkrimit, kështu, nuk është thjesht një rimë. Është një thirrje që të bëhet esëll tashmë dhe të fillojë ta marrë shtruar e kthjellët, sa dhe me energji e vizione detyrën tejet të rëndësishme të kreut të komunës së Prishtinës, kryeqytetit të Republikës së Kosovës. © FQINJËT JANË NË EKSPANSION, NE JEMI NË RESTRIKSION NË EVROPË, SI ALEATË TË AMERIKËS TË MOS SHNDËRROHEMI NË HORDHI BEDRI MYFTARI - JETOI PËR NJË ËNDËRR, IKU PA TË COMMONWEALTHI SERB ËSHTË SA ANTISHQIPTAR DHE ANTIEVROPIAN Ribotim
'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË' SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946 Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN! Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005) SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI Romani "Imazh" i Zef Mulajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN? 21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT 21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND ROJA TË SOVRANITETIT Zotër shtëpie Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË KOLLITJET E STALINIT... ...nesër në "tri komunat heroike" Nga SKËNDER BUÇPAPAJ MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT TË DUAN, PA TË QORTOJNË (Letër e mbyllur partive) Nga SKËNDER BUÇPAPAJ UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË" EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA? POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAMENDJET PARAZGJEDHORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN... KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS © SKËNDER BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |