VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
PS TË MOS IMITOJË PD-në, PD TË MOS IMITOJË PS-në Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 03.05.2014, 11:47am (GMT1) "Të gjitha partitë politike do të vdesin më në fund duke i kapërdirë gënjeshtrat e tyre," thoshte para tre shekujsh fizikani skocez John Arbuthnot. "Rreth vitit 200 politika thjesht do të shuhet përfundimisht. Ne nuk do të shohim më ndonjë parti politike," thoshte në shekullin e kaluar Richard Buckminster Fuller, ndër të tjera futuristi i famshëm, pra parashikuesi profesionist amerikan. Kah nuk dua t'i shtyj lexuesit në të tilla pritshmëri, të paktën hëpërhë, të pafrytshme, i ftoj t'iu hedhim së bashku një sy dy partive kryesore në Shqipëri, të cilat, pavarësisht se a janë parti apo nuk janë, përfaqësojnë këto njëzet e tri vite dy grupimet kryesore politike dhe jo politike të këtij vendi. Pa shkuar më larg, këto gjashtëmbëdhjetë vitet e fundit, Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Partia Demokratike e Shqipërisë kanë bërë opozitë destruktive dhe qeverisje të keqe, praktikisht, ku kanë ardhur në qeveri, kanë imituar në qeverisjen e tyre revanshizmin e qeverisë paraardhëse, ndërsa kur kanë kaluar në opozitë kanë imituar destruktivitetin e opozitës paraardhëse. A kanë sot, 23 vjet pas pluralizmit, 16 vjet pas 1997-ës, këto dy grupime politike dhe jopolitike, PS dhe PD, e para në qeveri pas tetë vjetësh opozitë, e dyta në opozitë pas tetë vjetësh në qeveri, mundësinë, dëshirën apo prirjen për t'u shkëputur nga e kaluara e tyre, e cila iu ka kushtuar kaq shumë shqiptarëve dhe e ka bërë Shqipërinë kaq të pajetueshme? Partia Socialiste e Shqipërisë mëton se është parti e qendrës së majtë. A ka, pra, kjo parti mundësi të marrë si model të saj një ose disa nga partitë e qendrës së majtë të demokracive të konsoliduara bashkëkohore? Dhe kështu të shkëputet nga modeli i qeverisë paraardhëse? Sigurisht, edhe partitë simotra evropiane të PS-së kanë në përvojën e tyre përballje të suksesshme ndaj opozitave të tyre, pa rënë në tundimin e revanshizmit. Në disa nga veprimet e PS këta muaj të qeverisjes nuk mund të mos lexohen dëshirat dhe prirjet e qarta për t'u shkëputur nga modeli i mëparshëm. Në disa veprime të tjera, nuk mund të mos lexohen tundimet për të rënë sërish në imitim të PD-së. Partia Demokratike e Shqipërisë mëton se është parti e qendrës së djathtë. A ka, pra, kjo parti mundësi të marrë si model të saj një ose disa nga partitë e qendrës së djathtë të demokracive të konsoliduara bashkëkohore? Dhe kështu të shkëputet nga model i opozitës paraardhëse? Në këta muaj të opozitës së saj, PD është pothuaj krejtësisht e palexueshme në mundësitë, dëshirat dhe prirjet e saj. Një parti me një elektorat të caktuar, sado të rrudhur, PD ende nuk duket e vendosur të jetë parti e elektoratit të saj. Më shumë, pra, kalimi i PD-së drejt një opozite konstruktive, varet sa do t'ia detyrojë PS, nëpërmjet shkëputjes së saj prej modeleve të vjetra, pra, duke mos e imituar qeverisjen e PD-së. Mjeti kryesor i PS ndaj PD mendoj se është hapësira e duhur ndaj kësaj të fundit për t'u marrë me reformimin e saj. Një PD e reformuar, në thelb, do të ishte një opozitë konstruktive, një alternativë e qendrës së djathtë ndaj qendrës së majtë që përfaqëson PS. Nga përvojat evropiane, ne kemi parë sa kanë ndikuar gjatë qeverisjes së tyre të djathtat, nëpërmjet hapësirave të krijuara, në reformimin e të të majtave. Po ashtu, kemi parë sa kanë ndikuar të majtat në qeverisje, pikërisht nëpërmjet krijimit të hapësirave, në reformimin e të djathtave. Sa më shumë t'iu përmbahet parimeve dhe programeve të qendrës së majtë Partia Socialiste në qeverisje, aq më shumë do të jetë e detyruar Partia Demokratike të marrë një profil të qendrës së djathtë. Sa më e paqartë - eklektike - të jetë në parimet dhe programet e saj PS, aq më e paqartë, konfuze, do të mbetet në profilin e saj PD. Kjo do t'i kushtojë shumë PS-së gjatë qeverisjes së saj. Kjo do t'iu kushtojë pa masë fateve të vendit dhe të demokracisë. Sepse PS dhe PD do të vazhdojnë të jenë kliente të njëra tjetrës, do të vazhdojnë t'i sakrifikojnë interesat e elektorateve dhe interesat e vendit për hir të interesave të ngushta të grupimeve që përfaqësojnë. Dhe nuk do të jenë partnere ndaj njëra tjetrës, nuk do të jenë alterativa ndaj njëra tjetrës. Vite më parë, unë kam përshëndetur opozitën e atëhershme, pra Partinë Socialiste, për qëndrimin konstruktiv ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Këtë qëndrim nuk e mbajti PS kur vinte puna për anëtarësimin në BE. Në këtë ndikoi mënyra si PD e pronësoi në përfitim të vet dhe në dëm të opozitës anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. PD gjatë fushatës së pranverës 2013 e vuri theksin tek ky qëndrim i PS-së, në mënyrë që t'ia kthente asaj në bumerang, por ne pamë se elektorati mbajti anën e PS-së dhe nuk ia vuri veshin propagandës tashmë të shpëlarë të PD-së. PS në qeveri e ka të domosdoshme një opozitë konstruktive, e cila në thelb t'i kuptojë dhe t'iu japë përkrahjen e duhur, natyrisht duke mbajtur rezervat e veta si alternativë politike, një numri reformash të cilat janë të dhimbshme, jopopullore për momentin, por janë të domosdoshme, jetike për perspektivën. Janë reforma pa të cilat nuk përfytyrohet fati i vendit dhe i demokracisë. Aktualisht, PS është duke ndërmarrë një përpjekje pa kompromis kundër trafiqeve të drogës, çka nuk e ka bërë kështu PD në qeveri. Po ashtu PS po bën përpjekje të dukshme kundër informalitetit. Në të dyja rastet është e domosdoshme që opozita të mos bjerë në pozitat e përfitueses së çastit, në dëm të pallogaritshëm kështu ndaj perspektivës. PS ka nevojë për një mirëkuptim dhe bashkëpunim nga ana e PD-së për të bërë një reformë të vazhdueshme në administratën e vendit, e cila është e tejfryrë dhe parazite. PS dhe PD është e domosdoshme të pajtohen për një strategji të përbashkët që administrata të mos jetë më burimi i vetëm apo burimi kryesor i punësimit të njerëzve. Duke pasur një profil të qartë, të qendrës së majtë, PS në qeveri dhe një profil të qartë të qendrës së djathtë PD në opozitë, do të arrijnë të gjejnë, më në fund, pajtimin për të arritur një planifikim të afatizuar të zhdukjes së plagëve ekzistuese dhe të objektivave të zhvillimit të vendit në të ardhmen e afërt, të mesme dhe të largët. Së fundi, vetëm duke u bërë e jetueshme për të gjithë qytetarët e saj dhe për të gjithë banorët e saj - dhe jo vetëm për klanet e bunkerizuara - Shqipëria do të fillojë të hedhë hapa të sigurtë drejt përparimit. Përndryshe, fundi prej gënjeshtrave të mbetura në fyt nuk do të jetë i largët për politikën aktuale shqiptare. © Këndi këtu SI TË UROJMË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Hënë, 02.17.2014, 06:50pm SHPEND MOS U ÇMEND FQINJËT JANË NË EKSPANSION, NE JEMI NË RESTRIKSION NË EVROPË, SI ALEATË TË AMERIKËS TË MOS SHNDËRROHEMI NË HORDHI BEDRI MYFTARI - JETOI PËR NJË ËNDËRR, IKU PA TË COMMONWEALTHI SERB ËSHTË SA ANTISHQIPTAR DHE ANTIEVROPIAN Ribotim
'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË' SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946 Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN! Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005) SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI Romani "Imazh" i Zef Mulajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN? 21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT 21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND ROJA TË SOVRANITETIT Zotër shtëpie Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË KOLLITJET E STALINIT... ...nesër në "tri komunat heroike" Nga SKËNDER BUÇPAPAJ MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT TË DUAN, PA TË QORTOJNË (Letër e mbyllur partive) Nga SKËNDER BUÇPAPAJ UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË" EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA? POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAMENDJET PARAZGJEDHORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN... KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS © SKËNDER BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |