VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - "Economist": RËNIA E NATALITETIT NË BALLKAN

                                                                                      

E Djelë, 12.08.2024, 01:14am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
"Economist": RËNIA E NATALITETIT NË BALLKAN
E Premte, 11.13.2009, 01:55pm (GMT+1)

 

Demografia është shndërruar në një alarm për shumë vende të Ballkanit. Në Bosnjë dhe në Kosovë, kjo çështje është thelbësore.

Në Serbi, Goran Penev, demograf, thotë se vendi i tij ka 7.2 milionë banorë, duke mos llogaritur pra Kosovën. Por, Serbia është në mesin e vendeve me popullatë më të moshuar në Evropë dhe nivel të ulët nataliteti dhe kjo nënkupton se popullata zvogëlohet për 30 mijë banorë në vit.

Zoti Penev ka frikë se popullata e Serbisë mund të zvogëlohet në 6 milionë deri kah mesi i këtij shekulli.

Edhe popullata në Kroaci aktualisht është 4.4 milionë dhe është duke u zvogëluar, ndonëse jo në mënyrë drastike.

Sikurse në Spanjë dhe Itali, ndikimi i Kishës Katolike ka pësuar kolaps. Rajonet, dikur të banuara me serbë, të cilët janë larguar që andej më 1995, vazhdojnë të mbeten të zbrazura dhe planet për ripopullimin e tyre me kroatë të vendeve të tjera, kanë dështuar.

Në Bosnjë, demografia është çështje e lartë politike. Në regjistrimin e fundit të popullsisë së Jugosllavisë më 1991, Bosnja kishte një popullatë prej 4.3 milionë banorësh.

Tani, vlerësimet thonë se ky numër ka zbritur në 3.8 milionë, në saje të emigracionit dhe vdekjeve të shkaktuara gjatë luftës.

Regjistrimi i ardhshëm pritet të bëhet më 2011. Millorad Dodik, kryeministër i Republikës Serbe të Bosnjës, thotë se ai do ta pranojë regjistrimin, vetëm nëse njerëzit pyeten për etninë e tyre.

Liderët e Bosnjës, ndërkaq, kanë frikë se zoti Dodik synon të dëshmojë numrin e vogël të joserbëve që jetojnë në këtë republikë, për t'i dhënë atij arsye të ngrejë çështjen e ekzistencës së shtetit boshnjak.

Në Kosovë, sikurse edhe në Bosnjë, demografia është çështje debatesh të mëdha. Shqiptarët e Kosovës kanë bojkotuar regjistrimin e vitit 1991 dhe, sipas vlerësimeve të 2006-ës, në Kosovë jetojnë 2.1 milionë njerëz, 90 për qind e të cilëve janë shqiptarë.

Megjithatë, Mimoza Dushi, demografe, thotë se tani, numri i popullatës në Kosovë mund të jetë rritur në 2.5 milionë. Nëse këto vlerësime dalin të sakta, ndikimet mund të jenë të fuqishme.

Kosova i ka dhënë koncesione të mëdha pakicës serbe për të siguruar njohjen ndërkombëtare. Oliver Ivanoviq, zyrtar në Qeverinë serbe, nuk beson se në Kosovë mund të ketë më shumë se 115 mijë serbë.

Në një rast të këtillë, kosovarët mund të pyeten pse një grup aq i vogël njerëzish meriton një trajtim aq të veçantë. Megjithatë, edhe në Kosovë, shkalla e natalitetit është në zbritje në krahasim me vitet e '50-ta dhe të '90-ta.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRCEPTIMI I NDRYSHËM I DIKTATURAVE NGA INTELEKTUALËT - Idealizmi vrasës Nga PAUL HOLLANDER, Washington Post (11.12.2009)
URGJENCA E MJEKIMITNga DAVID BROOKS, New York Times (11.10.2009)
ZHDUKJA E FAKTEVENga MARCO TRAVAGLIO (11.08.2009)
New York Times: TMERRI NË FORT HOODEditoriali 7 nëntor 2009 (11.07.2009)
"International Herald Tribune": NGRITJA E MADHE E TURQISË (11.05.2009)
BERLINI 20 VJET PAS ASAJ NATE KUR RA MURI (I plotë)Nga BERNARDO VALLI, La Repubblica (11.05.2009)
LUFTA E PERËNDIMIT PËR MYSLIMANËT, SHBA DHE EVROPANga DOMINIC LAWSON, The Times (11.05.2009)
LIRIA E SHTYPITEditorial 3 nëntor 2009, New York Times (11.03.2009)
OBAMA, XHEI STRIT DHE PAQJA NË LINDJEN E MESMENga BERND DEBUSMANN (11.02.2009)
The Telegraph: PËRBALLJA ME FANTAZMËN E VIETNAMIT (11.01.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]