VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
QEVERIA E RE KRIJON TË PAKËNAQUR, POR ATA NUK JANË ME PD-në Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Hënë, 05.26.2014, 08:57am (GMT1) Një episod tjetër i shfaqjes që kishim parë më herët tek Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ishte ai që pamë tek Kryeministria e këtij vendi. Ndryshonte sheshi i xhirimit, ndryshonin skenat masive, itineraret, rekuizitat, por ishte e njëjta regji, e njëjta dorë, e njëjta mendje, e njëjta frymë improvizimi. Më shumë se gjithçka tjetër, shfaqja që dha Partia Demokratike, ngjante me një rivalitet interesash të ngushta grupore. Mungonin vetëm parullat "Ne kemi menduar për ju, mendoni edhe ju për ne!" ose "Mendoni ju për ne, së paku aq sa kemi menduar ne për ju!" Do të kishte qenë e pritshme dhe e natyrshme që, krahas Partisë Demokratike, në kontekstin e njërës prej tematikave kryesore të shpallura në parullat e shkruara, të shqiptuara apo në fjalimet e mbajtura, të kishim zërin e atyre segmenteve të shoqërisë, të organizuar në nivele të shoqërisë qytetare ndaj plagës që përbën në atë vend përdorimi, gjithnjë e më masiv, gjithnjë e më i përshkallëzuar i drogës. Ne kemi pasur rastin të shohim sidomos në Itali, por edhe në vende të tjera manifestime qytetare të shtresave të shqetësuara nga dukuri të tilla dhe të thërrasin për kufizimin dhe çrrënjosjen e tyre. Këtyre manifestimeve ua kanë dhënë tonin pikërisht shtresat me ndjeshmëri më të madhe. Ndërsa faktorët e tjerë, sidomos ata politikë, janë shfaqur përkrah tyre në shenjë solidariteti, në shenjë vendosmërie për t'i pasur në qendër të programeve të tyre këto shqetësime. Manifestimi nga Sheshi Skënderbej tek Kryeministria nuk e përmbante as nuk e përfaqësonte shqetësimin për dukurinë në rritje të përfshirjes në kultivimin, shpërndarjen, tregtimin dhe përdorimin e drogave në Shqipëri. Sepse nuk ishte një manifestim në emër të këtij qëllimi. Ai vetëm mëtonte se shpaloste dhe shpallte shqetësimin për imazhin e prishur të Shqipërisë në 8-9 muajt e qeverisjes pasardhëse. Me shumë të drejtë dhe me një vëmendje të mprehtë, kësaj të vërtete i është mëshuar fort në komentet që i bënte dje kolegu Mentor Kikia në Tiranë këtij manifestimi. Shfaqja e radhës ishte në formën e një pikëpjekjeje tjetër me individë të përjashtuar nga puna prej qeverisë së re - të gjithë nëpunës të privilegjuar nga qeveria e mëparshme. Tashmë këta janë në cilësinë e pjesëmarrësve në grevën e urisë. Me gjithë përpjekjet e orkestruesve për t'i paraqitur ata si përfaqësues të një kategorie të caktuar, ata janë shumë-shumë të vetëshpallur si të tillë. Nuk mund të jenë përfaqësues të një kategorie, nëse nuk ua ka dhënë ajo këtë cilësi. Dhe këtë nuk ua jep dot masa e manifestuesve e ardhur këtu në emër të kundërshtimit të trafikimit të drogave me avionë. Në gjithë botën e qytetëruar ekzistojnë sindikata të punëmarrësve të shërbimit publik, këto të organizuara në federata të mëdha. Sindikatat përkatëse dhe federatat ua mbrojnë interesat punëmarrësve publikë përballë punëdhënësit që, në këtë rast është qeveria e radhës, në fund të fundit, është shteti. Dhe ua mbron më së miri, kryesisht me mjete të pabujshme e të pazhurmshme. Pra, kryesisht, pa pasur nevojë për manifestime. Mjerisht, në Shqipëri nuk ka sindikata të tilla. As qeverisë së shkuar, as qeverive të tjera të tranzicionit nuk iu ka interesuar mundësimi i tyre, iu ka interesuar pamundësimi i tyre. Ka të ngjarë që as qeverisë aktuale të mos i interesojë diçka e tillë, por t'i interesojë anasjella. Këto sindikata mungojnë në Shqipëri, ashtu si mungon në tërësi lëvizja sindikale, e cila është e uzurpuar nga eksponentë të fortë pranë politikës sa dhe pranë biznesit. Improvizimet, sado dramatike, ka treguar praktika edhe në Shqipëri, nuk imponohen dot ndaj faktorëve vendosës. Në vjeshtën e vitit 2012 u zhvillua një grevë urie e ish të burgosurve politikë, në një periudhë kohore më se një muaj. Greva mori përmasa dramatike dhe tragjike ekstreme - çka ishte në përpjesëtim dhe pajtueshmëri logjike me vuajtjen që përfaqësonin ata. Greva nuk dha frytet e merituara për pjesëmarrësit e saj, çka është më tragjikja. Fundi i saj ishte parathënie e fatalitetit të 23 qershorit për grupimin në pushtet. Por mund të jetë e tillë edhe për politikën dhe faktorin sundues në përgjithësi në Shqipëri. Pjesëmarrësit në atë grevë urie përfaqësonin një plagë të madhe të shkaktuar nga padrejtësi e madhe treçerekëshekullore. Por ata nuk përfaqësonin një grup interesi të caktuar dhe nuk morën mbështetjen e asnjërës prej shoqatave të ish të burgosurve e të përndjekurve politikë në Shqipëri, nuk morën mbështetjen e politikës as të mediave, as të shoqërisë civile. Ata takuan njëri tjetrin dhe i bashkoi me njëri tjetrin halli i përbashkët dhe pamundësia për ta zgjidhur atë me mjete të tjera. I përbashkoi kryesisht edhe moshta tashmë e shtyrë, pra shterrimi i plotë i shpresave për drejtësi. Ata mezi gjetën një kënd ku të sajonin një strehë dhe ku të zhvillonin grevën e urisë pa ia prishur askujt terezinë e përditshmërisë së vet. Ata u mbikqyrën rreptë nga policia që të mos guxonin të hanin, madje edhe të mos guxonin të pinin duhan apo lëngje me përmbajtje ushqyese. Rasti i grevës që po zhvillojnë ish nëpunësit e administratës shtetërore është i improvizuar gjithashtu. Por ajo është improvizuar nga Partia Demokratike. Në grevë u futën ata që iu përgjigjen thirrjes së partisë. Është e vështirë, prandaj, të gjesh sa përqind ata përfaqësojnë një shqetësim real dhe sa përfaqësojnë thjesht një interes partiak. Greva aktuale ka natyrë revanshi ndaj grevës që zhvilluan në të njëjtën vend, para Kryeministrisë, vite të shkuara, deputetët e Partisë Socialiste. Krahasuar me grevën e urisë së ish të burgosurve politikë është si dita me natën. Ata kanë kushte skajshmërisht të ndryshme me ish të burgosurit politikë, kanë kushte më komode dhe më luksoze edhe se deputetët e Partisë Socialiste. Ka një sponsorizim të dukshëm, ashtu si kanë sponsorizim të majmë mediat që e pasqyrojnë atë gjerësisht dhe kryesisht drejtpërdrejt, madje edhe ta manipulojnë atë sa të jetë e mundur. Ndërsa ndaj grevës së urisë së ish të burgosurve politikë u mbajt heshtje për javë të tëra e, në disa raste, u bë pasqyrim denigrues. Qysh në ditën e parë a të dytë greva u pasqyrua nga Associated Press dhe lajmi i korespondentit të saj në Tiranë, Hektor Pustina, u botua në Uashington Post. Kësaj të fundit iu bë jehonë edhe me komente nga mediat, duke sjellë madje edhe tekste që nuk i përmbante lajmi. Ashtu si manifestimi kundër drogës, edhe greva aktuale e urisë dhe përkrahja ndaj saj, pra, synojnë rritjen e ndjeshmërisë ndërkombëtare, nuk synojnë rritjen e ndjeshmërisë së brendshme. Në Shqipëri mungon absolutisht ndjeshmëria e shoqërisë ndaj dukurive negative, madje edhe ndaj atyre më alarmante, siç është drogimi i brezit të ri, i nxënësve që në shkollat nëntëvjeçare. Një vendi me një shoqëri të tillë nuk i dihet se cili do të jetë fundi i saj fatal, dihet vetëm se do të ketë një fund fatal. Prandaj politika e përgjegjshme, faktorët e tjerë të përgjegjshëm do të bënin gjithçka që Shqipëria të ketë një shoqëri me ndjeshmëri ndaj realitetit në të cilin jeton. Në këto rrethana, manifestimet kundër trafikimit të drogave jashtë vendit apo grevat e urisë si ato në çadrat pranë Kryeministrisë ngjajnë më shumë si parada festive apo si spektale konkurruese me Big Brother. Përgjegjshmërinë e saj në luftën ndaj drogave Partia Demokratike do ta tregonte duke i dhënë qeverisë gjithë përkrahjen e saj në këtë front dhe duke përdorur gjithë ndikimin e saj që forcat e rendit të hyjnë në Lazarat dhe në të gjitha bastionet e tjera të kësaj natyre në Shqipëri për të shkatërruar rrjetet e trafikantëve në gjithë hierarkinë e tyre vertikale dhe në gjithë shtrirjen e tyre horizontale. Kështu PD do të ishte e besueshme edhe si përfaqësuese e të pakënaqurve që krijon, pashmangshmërisht, qeveria e re, do të ishte e besueshme si denoncuese e padrejtësive dhe si kanalizuese e pakënaqësive në favor të rikthimit të saj në terrenet e humbura thjesht e vetëm për faj të qeverisjes së saj të mbrapshtë. Në fazën kulmore të manifestimit të PD kundër drogave dhe kundër pushimeve të padrejta nga puna, tek çadrat pranë Kryeministrisë, kur mbështetësit e PD-së hodhën parullën "Jemi me ju", grevistë e urisë u përgjigjën me parullën "Jemi për ju". Ky, në fakt, është vetëm një shkëmbim parullash i paraparë në skenar dhe mbetet i tillë përderisa PD nuk i përfaqëson kategoritë apo individët e mundshëm objekte të padrejtësive të qeverisë së re. Ashtu si nuk i ka përfaqësuar pronarët legjitimë, ashtu si nuk i ka përfaqësuar të brugosurit e të përndjekurit politikë të diktaturës paraardhëse, ashtu si nuk i ka përfaqësuar idealet studentore të dhjetorit 1990. PD, realisht, nuk është, pra, as me të pakënaqurit kronikë, as me të pakënaqurit e rinj. Ashtu si këta, përballë këtij realiteti të hidhur sa dhe të dhimbshëm, nuk mund të jenë me PD-në. © REVOLUCIONI ME VOTË - KOHA E KOSOVËS Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Hënë, 05.19.2014, 06:46pm NJË OPOZITË E SHPARTALLUAR KUNDËR NJË QEVERIE ENDE TË PAKONTURUAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Premte, 05.16.2014, 10:08am FTESA NDAJ QYTETARËVE TË KOSOVËS DHE LUGINËS SË PRESHEVËS - NJË LËVIZJE TJETËR MË SE BOSHE E TIRANËS Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Enjte, 05.08.2014, 02:59pm Temë për debat DEFETARIZIMI I POLITIKËS DHE DEPOLITIZIMI I FESË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 04.09.2014, 07:56am SFIDË NDAJ SKEMAVE Libri 'Traumat e tranzicioni' i Elida Buçpapajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Hënë, 04.07.2014, 09:32pm Ftesa këtuT'I DREJTSHKRUAJMË SHQIP EMËRVENDET ZVICERANENga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.17.2014) PS TË MOS IMITOJË PD-në, PD TË MOS IMITOJË PS-në Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 03.05.2014, 11:47am Këndi këtu SI TË UROJMË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Hënë, 02.17.2014, 06:50pm SHPEND MOS U ÇMEND FQINJËT JANË NË EKSPANSION, NE JEMI NË RESTRIKSION NË EVROPË, SI ALEATË TË AMERIKËS TË MOS SHNDËRROHEMI NË HORDHI BEDRI MYFTARI - JETOI PËR NJË ËNDËRR, IKU PA TË COMMONWEALTHI SERB ËSHTË SA ANTISHQIPTAR DHE ANTIEVROPIAN Ribotim
'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË' SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946 Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN! Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005) SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI Romani "Imazh" i Zef Mulajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN? 21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT 21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND ROJA TË SOVRANITETIT Zotër shtëpie Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË KOLLITJET E STALINIT... ...nesër në "tri komunat heroike" Nga SKËNDER BUÇPAPAJ MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT TË DUAN, PA TË QORTOJNË (Letër e mbyllur partive) Nga SKËNDER BUÇPAPAJ UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË" EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA? POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAMENDJET PARAZGJEDHORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN... KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS © SKËNDER BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |