VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
RA LAZARATI S'RA LAZARATI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 06.18.2014, 10:21am (GMT1) ![]() Duket sikur këto ditë ne të gjithë, pavetëdijshëm a nënvetëdijshëm, jemi përfshirë në fjalëshpejtën 'Ra Lazarati s'ra Lazarati'. Kjo sindromë kolektive 'Ra Lazarati s'ra Lazarati' vërtet sapo është riaktualizuar, por ka gjasa të mos na ndahet as në kohët vijuese - 'Ranë Lazaratët s'ranë Lazaratët'. Kjo do të ndodhë nëse ne nuk i kemi nxjerrë tashmë konkluzionet e duhura, të paanshme, larg çdo konflikti interesi qoftë të natyrës politike, qoftë të natyrës ekonomike, qoftë të natyrës psikologjike a - më mirë me thënë - psikike, apo të këtyre e të tjerave, të gjithave së bashku. Lazarati është më Lazarat se të tjerët. Por nuk është i vetmi në Shqipëri. Ky refren u dëgjua këto ditë më dendur se më parë. Është 'Lazarati blu'. Ka edhe Lazaratë 'jo blu' në jug, në veri a tjetërkund në Shqipëri. Ka 'Lazarati ynë dhe Lazarati juaj'. Të gjithë, pra të heqin dorë nga Lazaratët e tyre. Vetëm kështu zinxhiri i Lazaratëve prishet dhe nuk ia shtrëngon më fytin Shqipërisë, i jep fund ekonomisë me zhvillim të njëanshëm, për më tepër me zhvillim të njëanshëm të jashtëligjshëm, i jep fund pra informalitetit ekonomik, politik, jetësor në Shqipëri. Të jemi të vetëdijshëm se Lazarati nuk bie, Lazaratët nuk bien nëse nuk bien bosët e tyre, nëse nuk bie ekonomia e ngritur prej tyre, nëse nuk bie infrastruktura që e kanë krijuar ata dhe që iu është krijuar atyre. Nga përvoja dhjetëravjeçare e luftës së Italisë kundër mafies del në pah se asnjë rrjet trafiku, asnjë segment mafioz nuk është shpartalluar, nuk është çrrënjosur nëse nuk janë kapur bosët e tyre. Pos kësaj, në të gjitha lajmet për luftën kundër mafias, ne kemi dëgjuar gjithnjë për sekuestrime marramendëse pronash, vlerash monetare, vlerash të tjera materiale që iu janë bërë e iu bëhen gjithnjë të arrestuarve. Në Shqipëri dëgjojmë vetëm për arrestime e dënime shpërndarësish. Nuk dëgjojmë për arrestime e dënime bosash. Nuk dëgjojmë për sekuestrime të pasurive informale. Pa u bërë kjo, Shqipërinë e mbulon skaj më skaj informaliteti dhe pandëshkueshmëria. Ekspertët evropianë llogaritin që Lazarati, i vetëm, prodhon 900 tonë marihuanë në vit, me vlerë 4,5 miliardë euro. Me Lazaratët e tjerë kushedi çfarë shifrash përrallore do të kishim. Po asnjëherë nuk shtrohet pyetja se ku investohen këto miliarda, kur në Shqipëri ne nuk shohim asnjë investim serioz në asnjë fushë. Nuk shohim që Shqipëria përveç oazeve dhe ishujve të lumturisë të klasës së politikës dhe biznesit, të investojë për punësim, të investojë për prodhim. Punësimi dhe prodhimi, pra, duhej të ishin përparësitë kryesore të çdo investimi. Do të ishin infrastruktura më e sigurtë që do të çonte tek rritja ekonomike, rritja e përgjithshme zhvillimore, rritja e përgjithshme e mirëqenies. Lazaratët janë akuza më flagrante ndaj politikës së tranzicionit në Shqipëri. Sepse Lazaratët janë simbol i marrjes peng të Shqipërisë nga politika e saj mafioze. Me rënien e Lazaratëve, lind pikërisht pyetja se si dhe ku do të rehabilitohet ajo pjesë e pafajshme e popullsisë e cila është përdorur për kultivimin, industrializimin dhe shpërndarjen e drogave. Nëse nuk merren masat për integrimin e tyre në jetën formale, atëherë ata do të shndërrohen në një bumerang fatal jo vetëm për të ardhmen e politikës, por edhe për të ardhmen e vendit. Në luftën ndaj mafias, nisur nga përvoja e Italisë, ka edhe fushata, por nuk ka ndërprerje në asnjë çast. Në luftën ndaj mafias nuk mund të përfytyrohet që përpjekjet apo përballjet të mbeten episodike. Lufta ndaj mafias mund të japë frute vetëm nëse është luftë e pareshtur, luftë e vendosur, e pakompromis. Nëse përpjekja e këtyre ditëve mbetet episodike, atëherë mafia në Shqipëri do të dalë shumë më triumfuese se deri tash. Në vendet ku ka hedhur rrënjë mafia, ka ose fitues, ose të humbur. Ose fiton mafia dhe humb shteti, ose humb mafia dhe fiton shteti. Mafia është, pra, antishtet. Dhe gjithçka që është antishtet në jetën e një vendi, vetvetiu është aleat - i shpallur a i pashpallur, i vetëdijshëm a i pavetëdijshëm - me mafian. Po ashtu, çdo informalitet, çon ujë vetvetiu në mullirin e mafias. Prandaj në qëndrimet ndaj mafias, për më tepër në qëndrimet politike, në qëndrimet zyrtare ndaj mafias nuk mund të ketë ekuivoke, nuk mund të ketë rezerva, nuk mund të ketë tone të ulura, aq më tepër nuk mund të ketë tone pajtuese me mafien. Urojmë që përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë, të shtetit të Republikës së Shqipërisë në mposhtjen e Lazaratëve të mos mbeten episodike. Sepse nuk do të kishte gjë më të shëndetshme për mafian se përpjekjet e mbetura episodike në luftën kundër saj. Në luftën kundër mafias, siç e nënvizova, nuk mund të ketë episodizëm, mund të ketë vetëm ndërthurje taktikash, mjetesh, mënyrash, mund të ketë vetëm thellim dhe zgjerim të kësaj lufte. E njëjtë mbetet strategjia. Mbështetja dhe përkrahja ndaj përpjekjeve të sinqerta dhe serioze të organeve të caktuara për të marrë nën kontroll Lazaratin dhe Lazaratët e tjerë janë mbështetje dhe përkrahje për shtetin. Duke mbështetur dhe përkrahur shtetin ne mbështetim dhe përkrahim sigurinë tonë, qetësinë tonë, rregullin, ligjin, mbarëvajtjen. Të gjitha këto e përbëjnë infrastrukturën që sjell ato investime që i duam ne - ato investime që burojnë punësime, ato investime që burojnë prodhim, ato investime që burojnë investime të tjera në një cikël të pafundëm. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të delazaritizohet dhe të tregojë anën e saj të bukur të cilën as gjatë këtij tranzicioni nuk e ka parë ende bota, mbi të gjitha, nuk e kanë parë deri sot investitorët e huaj të mëdhenj. -- © MISIONI I RI I HASHIM THAÇIT ËSHTË NË OPOZITË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 06.11.2014, 10:58am PDK BËRI ZULLUME NË QEVERISJE, BËFTË HAJËR NË OPOZITË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Premte, 06.06.2014, 10:45am QEVERIA E RE KRIJON TË PAKËNAQUR, POR ATA NUK JANË ME PD-në Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Hënë, 05.26.2014, 08:57am REVOLUCIONI ME VOTË - KOHA E KOSOVËS Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Hënë, 05.19.2014, 06:46pm NJË OPOZITË E SHPARTALLUAR KUNDËR NJË QEVERIE ENDE TË PAKONTURUAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Premte, 05.16.2014, 10:08am FTESA NDAJ QYTETARËVE TË KOSOVËS DHE LUGINËS SË PRESHEVËS - NJË LËVIZJE TJETËR MË SE BOSHE E TIRANËS Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Enjte, 05.08.2014, 02:59pm Temë për debat DEFETARIZIMI I POLITIKËS DHE DEPOLITIZIMI I FESË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 04.09.2014, 07:56am SFIDË NDAJ SKEMAVE Libri 'Traumat e tranzicioni' i Elida Buçpapajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Hënë, 04.07.2014, 09:32pm Ftesa këtuT'I DREJTSHKRUAJMË SHQIP EMËRVENDET ZVICERANENga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.17.2014) PS TË MOS IMITOJË PD-në, PD TË MOS IMITOJË PS-në Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 03.05.2014, 11:47am Këndi këtu SI TË UROJMË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Hënë, 02.17.2014, 06:50pm SHPEND MOS U ÇMEND FQINJËT JANË NË EKSPANSION, NE JEMI NË RESTRIKSION NË EVROPË, SI ALEATË TË AMERIKËS TË MOS SHNDËRROHEMI NË HORDHI BEDRI MYFTARI - JETOI PËR NJË ËNDËRR, IKU PA TË COMMONWEALTHI SERB ËSHTË SA ANTISHQIPTAR DHE ANTIEVROPIAN Ribotim
'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË' SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946 Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN! Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005) SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI Romani "Imazh" i Zef Mulajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN? 21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT 21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND ROJA TË SOVRANITETIT Zotër shtëpie Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË KOLLITJET E STALINIT... ...nesër në "tri komunat heroike" Nga SKËNDER BUÇPAPAJ MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT TË DUAN, PA TË QORTOJNË (Letër e mbyllur partive) Nga SKËNDER BUÇPAPAJ UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË" EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA? POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAMENDJET PARAZGJEDHORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN... KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS © SKËNDER BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |