VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
ALBINI - MË LARG PARIMIT, MË PRANË DOGMËS Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 07.16.2014, 09:48am (GMT1) Parimi është një e vërtetë themelore ose synim themelor që shërben si bazë për besim ose veprim. Edhe në shqip, si në gjuhët e tjera, vjen nga cilësori "i pari". Gjithçka tjetër vjen pas tij, buron prej tij, bazohet tek ai. Kështu e shpjegojnë termin dhe fjalën "parim" të gjithë fjalorët në gjuhët kryesore perëndimore. Dogma është një parim ose një tërësi parimesh të përcaktuara nga një autoritet si të pakundërshtueshme. Nga parimi vijnë "parimor", "parimësi", "mosparimor", "mosparimësi" e tjerë, ndërsa nga dogma vijnë "dogmatik", "dogmatizëm" e tjerë. Pra, kemi një cilësi, siç është parimi, që zhvillohet në një drejtim të caktuar derisa të shndërrohet në diçka tjetër. Është normale sa dhe e natyrshme, kështu, që Albin Kurti dhe lëvizja e themeluar dhe e drejtuar prej tij, Vetëvendosja, të kenë tërësinë e parimeve, të kenë parimet e veçanta mbi të cilat bazojnë veprimet dhe synimet e tyre. Teoritë në vetvete, në stadin e tyre para se të shndërrohen në praktikë, nuk bien ndesh me asgjë e me askënd, as me të tjerët dhe as me veten e tyre. Kalimi në praktikë, përballjet me realitetin e me zhvillimet përbëjnë sfidën e vërtetë të vënies së parimeve në jetë. Për arsye të opozitarizmit të lindur të manifestuar prej tyre, i kam ndjekur me vëmendje gjithë këto vite Albinin dhe Vetëvendosjen. Më nga afër i kam ndjekur sidomos në periudhën pas 8 qershorit të sivjetëm. Albini ishte i pari që u deklarua i gatshëm të mundësonte krijimin e një koalicioni paszgjedhor, në mënyrë që Kosova të mos ketë një Qeveri Thaçi 3 dhe që PDK të mos ketë një mandat të tretë qeverisjeje. Ai druante se mos LDK përsëriste precedentin e një qeverie të përbashkët me PDK-në dhe se mos Mustafa pranonte ndonjë ofertë paszgjedhore të Thaçit. Në këtë periudhë kemi vazhduar të shikojmë një Isa Mustafa koherent në të gjitha qëndrimet dhe veprimet e tij të para dhe pas 8 qershorit. Por nuk e kemi parë deri tashti këtë cilësi tek Albin Kurti. Disa herë ai i ka ndërruar qëndrimet për të hyrë apo mos hyrë në koalicionin paszgjedhor, për të mbështetur koalicionin në Parlament, pra nga jashtë Qeverisë së re apo për të qenë pjesë e Qeverisë. Megjithatë, ai kishte një shtyllë parimore, që bisedimet me Serbinë të mos vazhdojnë mbi platformën e Qeverisë Thaçi, por mbi një platformë të re. Themeli i kësaj platforme do të ishte: Të mos jetë më Serbia ajo që vë kushte; të jetë tashmë Kosova ajo që vë kushte. Dhe pikërisht ky parim do të ishte një e përbashkët tjetër e rëndësishme me LDK-në dhe me bllokun opozitar LDK-AAK-NISMA. Dhe mbi këtë përbashkësi parimore do të ndërtohej edhe platforma e qeverisë së re të dalë nga ky bllok opozitar me mbështetje ose me përfshirje edhe të Vetëvendosjes. Këtu vjen edhe inkoherenca e tretë e Albinit, tashmë jo veç me vetveten, por edhe me partnerët e bisedimeve për qeverisjen e ardhshme të Kosovës. Albinit këtu i mungon përmasa e politikanit. Nga parimet ai shkon drejt dogmës. Mbetet një lider i një lëvizjeje qytetare ende pa një profil të një force politike. Këtu ai shënon edhe një inkoherencë tjetër - tashmë me opozitarizimin e tij. Këtë le ta shpjegoj jo këtu, por pak më poshtë. "Në aspektin e stilit, noto me rrymën; në aspektin e parimit, qëndro si një shkëmb," thoshte dikur Thomas Jefferson. Nëse liderit i mungon stili, i mungon shqisa përkatëse, atëherë ai e pamundëson edhe realizimin e parimit. Nëse Albini shkon drejt një politikani dhe Vetëvendosja drejt një force politike, atëherë elasticiteti, kompromisi jo në parimet, por në mënyrën e realizimit të tyre, në stilin e realizimit të tyre duhet tash e mbas t'i karakterizojë. Mahatma Gandhi, bash lidhur me këtë temë thoshte: "Një parim është shprehje e përkryerjes, dhe duke qenë aq të papërkryera, qeniet si ne nuk mund ta praktikojnë përkryerjen, ne përjetojmë çdo moment kufizimet e kompromisit të tij në praktikë." Parimet për t'u formuluar sa edhe për t'u zbatuar kërkojnë edhe shpirt krijues, kërkojnë ballafaqimin tonë me zhvillimin e vetëdijes, përndryshe ato shkojnë drejt dogmës, shkojnë drejt fosilizimit. Parimet, do të thoshte Tony Blair që të bëhen realitet në praktikë, kanë nevojë për përfshirje në qeverisje: "Pushteti pa parime është shterp, por parimi pa pushtet është bosh. Partia jonë është një parti në qeverisje dhe ne do ta drejtojmë atë si një parti në qeverisje." Duke hyrë në garat zgjedhore, vite më parë Vetëvendosje bëri hapa drejt shndërrimit të saj nga lëvizje qytetare në një forcë politike. Përfshirja e saj e mëtejshme, drejtpërdrejt, si pjesëmarrëse, apo jodrejtpërdrejt, si mbështetëse në votën parlamentare, do ta profilizonte atë si parti politike. Inkoherencat, si këto të manifestuara pas qershorit, në rrugën drejt profilizimit politik do t'i kushtonin Vetëvendosjes. Ato do t'i shërbenin edhe destruktivizmit të manifestuar në veprimet dhe në qëllimet e tyre nga ana e PDK-së dhe e Hashim Thaçit. Ky destruktivizëm është taktikë që shpreh strategjinë e destabilizimit të Kosovës. Filozofia e tij është kjo: Nëse Kosova nuk qeveriset nga Hashim Thaçi dhe nga PDK, atëherë ajo do të qeveriset nga kaosi. Është përtej çdo parimi, përtej çdo parimësie kushti i vënë këto ditë nga Kurti dhe VV për të drejtuar vetë bisedimet me Serbinë. Bisedimet ndërshtetërore i drejtojnë qeveritë, nuk i drejton dikush jashtë tyre, nuk i drejton ekskluzivisht dikush brenda tyre, sepse kjo do të krijonte qeveri paralele ose do të krijonte qeveri brenda qeverisë. Dhe kjo çon në shthurje të qeverisjes, çon në shthurje edhe të asaj që është ndërtuar në Kosovë deri tashti. Nëse Kurti dhe VV duan të kenë një rol të brendshëm në bisedimet, atëherë kjo parakupton përfshirjen në qeverinë e re. Përndryshe në bisedimet me Serbinë mbetet në këmbë platforma e Thaçit, ndërsa qëndrimet kritike të Kurtit dhe VV-mbeten thjesht demagogji. Kjo do të sillte pasoja negative të ndjeshme edhe në elektoratin përkatës. Por dëmet më të mëdha do t'i kishte Kosova. © BIJTË E ETËRVE 'TË DJATHTË' Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 07.09.2014, 10:40am SHUMICA E RE KA 63 DEPUTETË, OPOZITA E RE KA 37 DEPUTETËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.26.2014) PRESIDENTJA THËRRET KUVENDIN E RI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Martë, 06.24.2014, 07:59am RA LAZARATI S'RA LAZARATI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 06.18.2014, 10:21am MISIONI I RI I HASHIM THAÇIT ËSHTË NË OPOZITË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 06.11.2014, 10:58am PDK BËRI ZULLUME NË QEVERISJE, BËFTË HAJËR NË OPOZITË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Premte, 06.06.2014, 10:45am QEVERIA E RE KRIJON TË PAKËNAQUR, POR ATA NUK JANË ME PD-në Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Hënë, 05.26.2014, 08:57am REVOLUCIONI ME VOTË - KOHA E KOSOVËS Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Hënë, 05.19.2014, 06:46pm NJË OPOZITË E SHPARTALLUAR KUNDËR NJË QEVERIE ENDE TË PAKONTURUAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Premte, 05.16.2014, 10:08am FTESA NDAJ QYTETARËVE TË KOSOVËS DHE LUGINËS SË PRESHEVËS - NJË LËVIZJE TJETËR MË SE BOSHE E TIRANËS Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Enjte, 05.08.2014, 02:59pm Temë për debat DEFETARIZIMI I POLITIKËS DHE DEPOLITIZIMI I FESË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 04.09.2014, 07:56am SFIDË NDAJ SKEMAVE Libri 'Traumat e tranzicioni' i Elida Buçpapajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Hënë, 04.07.2014, 09:32pm Ftesa këtuT'I DREJTSHKRUAJMË SHQIP EMËRVENDET ZVICERANENga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.17.2014) PS TË MOS IMITOJË PD-në, PD TË MOS IMITOJË PS-në Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 03.05.2014, 11:47am Këndi këtu SI TË UROJMË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Hënë, 02.17.2014, 06:50pm SHPEND MOS U ÇMEND FQINJËT JANË NË EKSPANSION, NE JEMI NË RESTRIKSION NË EVROPË, SI ALEATË TË AMERIKËS TË MOS SHNDËRROHEMI NË HORDHI BEDRI MYFTARI - JETOI PËR NJË ËNDËRR, IKU PA TË COMMONWEALTHI SERB ËSHTË SA ANTISHQIPTAR DHE ANTIEVROPIAN Ribotim
'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË' SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946 Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN! Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005) SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI Romani "Imazh" i Zef Mulajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN? 21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT 21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND ROJA TË SOVRANITETIT Zotër shtëpie Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË KOLLITJET E STALINIT... ...nesër në "tri komunat heroike" Nga SKËNDER BUÇPAPAJ MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT TË DUAN, PA TË QORTOJNË (Letër e mbyllur partive) Nga SKËNDER BUÇPAPAJ UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË" EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA? POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAMENDJET PARAZGJEDHORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN... KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS © SKËNDER BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |