VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
PRESIDENTJA E HODHI GURIN NË LUMË, NJË MIJË TË ZGJUAR NUK E NXJERRIN Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 08.27.2014, 06:59am (GMT1) ![]() E hedh gurin në lumë, dihet kush e hedh, dhe një mijë të zgjuar nuk e nxjerrin dot. Këtë proverbë s'kish si të mos ma kujtonte mbrëmë deklarata që Presidentja e Kosovës ia paska dhënë Zërit të Amerikës menjëherë pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën plenare të 17 korrikut 2014. Presidentja gjen se vendimi përkatës është detyrues për të gjitha palët, ku ajo, për habi, pra, nuk po bëka më pjesë. Harron Presidentja se Gjykatën Kushtetuese e futi në lojë pikërisht ajo vetë dhe nga kjo lojë nuk po del dot jo veç gjykata, por as institucionet e tjera, nuk po del vetë dot as institucioni i Presidentes, ndonëse ajo, me distancimin nga zbatimi i vendimit të Gjykatës, kinse si palë garantuese tashmë, është përpjekur ta nxjerrë veten nga loja dhe, madje, ta nxjerrë të palagur. Harron Presidentja se ishte ajo vetë që ia kërkoi mendimin Gjykatës Kushtetuese se çfarë duhet të bëjë Presidentja tashi meqë në Kosovë, fill pas 8 qershorit, ishte formuar një koalicion paszgjedhor, ku nuk përfshihej koalicioni parazgjedhor i PDK-së së Hashim Thaçit. Pra ishte bërë nami dhe hataja, prandaj lipsej kërkuar Enver Hasanit për ta nxjerrë Hashimin nga ky nam e nga kjo hatà e për ta futur Kosovën, kurrgjë kurrkujt, në namin dhe hatanë që zgjati një verë të tërë dhe prej nga nuk ka zgjedhje as të jashtëzakonshme, as të parakohshme, as të kohshme, as të paskohshme që mund ta nxjerrin. E kam theksuar në opinionet e mia të asaj kohe se çfarë nuk duhej të bënte Presidentja për të mos e futur në qorrsokak procesin e pas 8 qershorit dhe vetë Kosovën: Ajo nuk duhej të reagonte ndaj zgjedhjeve derisa të certifikoheshin rezultatet e tyre nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili është një institucion ashtu siç është institucion edhe Presidenca e Kosovës. Tash do t'i them se çfarë duhej të bënte: Pas certifikimit të zgjedhjeve, vinte radha e Presidentes. Ajo fillonte dhe i thërriste partitë politike. Fillonte nga ajo që kishte më shumë deputetë: LDK (30), PDK (29) për të vazhduar me Vetëvendosjen, AAK-në, NISMËN e tjerë, ose fillonte këndej nga fundi dhe dilte tek fillimi. Partitë ia raportonin Presidentes qëndrimet e tyre ndaj zgjedhjeve, ndaj rezultatit të zgjedhjeve si dhe projektet e vizionet e tyre nisur nga vota e 8 qershorit. Nga këto takime, Presidentja do ta kuptonte se LDK-AAK-NISMA e kishin ndërmend t'i bashkonin votat e tyre në Kuvendin e ri, do ta kuptonte se VV nuk e pranonte një qeveri të re të Kosovës ku të ishte PDK, do ta kuptonte se PDK, përveç 29 votave të veta dhe 8 votave të aleatëve në kuadrin e Misionit të Ri, gjithësejt 37 vota nuk kishte ku t'i gjente të tjerat. PDK mund t'i thoshte Presidentes se, megjithëse nuk i ka votat, ajo (PDK) ishte e bindur se do ta gjente mënyrën për t'i bërë 61 të tilla a më shumë dhe për t'i formuar e për t'i udhëhequr ajo institucionet e reja. Presidentja ia jepte afatin për t'i raportuar nëse i ka bërë votat e mjaftueshme, pas të cilit thërriste Kuvendin dhe priste rezultatin e seancës plenare për të ngarkuar menjëherë pas zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, mandatarin për krjimin e Qeverisë së re të Kosovës. Me dërgimin e çështjes së konstituimit të Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese, Presidentja pati rolin kryesor e vendimtar në ngritjen e patkojve të Kuvendit përpjetë. Pra, këtë ia bëri mbartësit të autoritetit të Sovranit. Në republikat parlamentare, siç është edhe Kosova, Sovrani i vendit, mbreti i vendit është Kuvendi, sovran kolektiv, në këtë rast, 120 vetash. Duke ia vënë pikëpyetjen Kuvendit vetëm dy a tri ditë pas 8 qershorit, presidentja iu bëri argat atyre që do ta çonin përsëri në Kushtetuese Kuvendin e Kosovës bash të nesërmen e seancës plenare aq të tollovitur e të çaprazitur, si në Kamkum, nga ana e PDK-së. Që kur u dërgua në Kushtetuese ankesa e PDK-së, dihej se vendimi i Kushtetueses përfshihej në ankesën e PDK-së. Por nuk i dihej se çfarë teksti të çoroditur do të përpilonte Kushtetuesja, tekst të cilin edhe sikur të gjitha gjykatat kushtetuese të të gjitha vendeve perëndimore të mblidheshin, nuk do të arrinin ta interpretonin dot. Tash Presidentja deklaron se s'do të përfshihet në çështjen e Parlamentit në këtë periudhë. Harron se bash tashi është e detyruar të përfshihet. Dhe ta marrë fajin e përgjegjësinë pse e hodhi ajo në lumë atë gur të cilin tash as të gjithë të zgjuarit e botës së bashku nuk e nxjerrin dot që andej. Prandaj është me të mbërthye gazi sot e mos me të lëshue as mot, as njëqind mote të tjerë, nga vijimi i deklaratës së Presidentes: "Në përputhje me të drejtat dhe detyrimet e saj kushtetuese, si faktor uniteti dhe garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve si dhe në zbatim të vendimeve të Gjykatës kushtetuese, presidentja do të veprojë vetëm në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës duke respektuar parimin e ndarjes së pushteteve dhe autonominë e institucioneve". Harron Presidentja se Kushtetuta e Kosovës nuk ka punë me praktikat që janë në juridiksionin e rregullores së Kuvendit të Kosovës, praktika të cilat nuk janë sot për herë të parë në Kosovë, por që janë prej vitit 2000 në fuqi. Dhe, pavarësisht rrethanave aq të errëta të menjëherë pas luftës, nuk ka mbetur asnjë Kuvend i Kosovës pa u konstituuar. Dhe Presidentja tash bën sikur nuk e di se nuk ka bir nëne as bijë nëne në botë, bile-bile as ajo vetë dhe as kryesuesja e seancës së 17 korrikut të cilën Kushtetuesja e gjen si normale, që do t'i zbatonte ato vendime të Gjykatës Kushtetuese. Dhe, pa pikë mëshire, në deklaratën për Zërin e Amerikës, Presidentja e vazhdon hargalisjen e saj, duke thënë se "në interes të vendit dhe të përmbushjes së detyrimeve ndaj qytetarëve dhe proceseve demokratike, konstituimi i shpejtë i Parlamentit të Kosovës dhe institucioneve tjera është i rëndësisë së veçantë". Sa i shpejtë është ky konstituim e sa rëndësi iu ka dhënë Presidentja këtyre institucioneve, veç medet me thënë, nuk na mbetet gjë tjetër. Prandaj, duke marrë gjithçka seriozisht tashmë, unë mendoj se është koha që Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit 2014 të mblidhet vetë dhe të bëjë Sovranin jo vetëm ndaj vetes, por ndaj të gjitha institucioneve të tjera të Kosovës. Këtë precedent ia detyron koha, ia detyron fati i mëtejshëm i proceseve të Kosovës. © TRI JOTË JETIKE TË KOSOVËS Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Shtunë, 08.23.2014, 09:05am REFORMA ORIGJINALE E KRYEMINISTRIT RAMA Domosdoshmëria e një revanshi femëror në zyrat e partisë dhe të shtetit Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Hënë, 08.18.2014, 08:25am PRANDAJ KUVENDI I RI NUK PO LICENSOHET Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 08.06.2014, 02:30pm KOSOVA POST-TRAUMË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Premte, 08.01.2014, 04:58pm Shënimi ditor SHPEND MOS U ÇMEND FQINJËT JANË NË EKSPANSION, NE JEMI NË RESTRIKSION NË EVROPË, SI ALEATË TË AMERIKËS TË MOS SHNDËRROHEMI NË HORDHI BEDRI MYFTARI - JETOI PËR NJË ËNDËRR, IKU PA TË COMMONWEALTHI SERB ËSHTË SA ANTISHQIPTAR DHE ANTIEVROPIAN Ribotim
'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË' SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946 Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN! Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005) SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI Romani "Imazh" i Zef Mulajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN? 21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT 21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND ROJA TË SOVRANITETIT Zotër shtëpie Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË KOLLITJET E STALINIT... ...nesër në "tri komunat heroike" Nga SKËNDER BUÇPAPAJ MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT TË DUAN, PA TË QORTOJNË (Letër e mbyllur partive) Nga SKËNDER BUÇPAPAJ UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË" EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA? POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAMENDJET PARAZGJEDHORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN... KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS © SKËNDER BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |