VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
PAPA YNË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Hënë, 09.22.2014, 08:47am (GMT1) ![]() Nga mënyra si e pranoi ftesën për të vizituar vendin tonë, mua dhe jo vetëm mua Papa Françesku ma krijoi idenë se është ai është me prejardhje arbëreshe. Në Argjentinë ne kemi një komunitet arbëresh nga ka dalë edhe shkrimtari me famë botërore Ernesto Sabatto, autor i kryeveprave si "Mbi heronjtë dhe varrezat", "Tuneli" e tjerë. Edhe pse pritshmëria jonë nuk u vërtetua, pasi të dielën nuk e shpalli prejadhjen gjatë vizitës së tij në Shqipëri, unë parapëlqej të mbetem nga ata shqiptarë që nuk heqin dorë nga ideja fikse se Papa Françesku është papa ynë. Është papa ynë, sepse Papa Françesku njihet botërisht si papa i të vuajturve, i të martirizuarve, i të papërkrahurve, i të pashpresëve. Rallë ndonjë vend tjetër, rrallë ndonjë komb tjetër, në të kaluarën dhe në të sotmen e vet, është mishërim i këtyre katër epiteteve sa vendi ynë, sa kombi ynë. Edhe shtegtimi i tij apostolik për tek Vendi i Shqiponjave, ishte një shtegtim ngushëllues, përkrahës, këshillues dhe nxitës. Papa Françesku iu kërkoi shqiponjave të plagosura apo shqiponjave 'me krahë të thyera', siç thoshte dikur Migjeni, t'i përtërijnë flatrat e tyre dhe të fluturojnë lart. Papa Françesku iu bëri thirrje shqiptarëve, i bëri thirrje kombit shqiptar, i bëri thirrje shoqërisë shqiptare për lartësim, për mobilizim të energjive shpirtërore dhe fizike në mënyrë që të kryejë një hop të madh lartësues, të kryejë, pra një dalje, një shkëputje drejt shpresës. Ati i Shenjtë gjatë vizitës në Shqipëri, duke dalë shumë herë nga teksti, siç e vërejtën edhe reporterët dhe analistët e huaj, e përsëriti: Jeni populli me moshën më të re në Evropë! Prandaj Papa iu drejtua brezit të ri shqiptar që të bëjë tashi, në kohën e shanseve dhe të shpresave, atë që nuk e bënë brezat e tjerë. Një rini pa plagët e trashëguara nga mijëvjeçarët, pa njollat e modave të sotme, do të ishte në gjendje të lartësonte jo vetëm veten, por edhe vendin, edhe kombin. Iu drejtua pikërisht asaj rinie, e cila, sipas sondazheve aktuale, në masën 95% i shikon shpresat tek emigrimi në vendet perëndimore. Në këtë aspekt, si në shumë të tjera, Papa Françesku është papa i rinisë, ashtu si Papa Gjon Pali II. Në tri udhëtimet e tjera, në Argjentinë, Brazil dhe në Korenë e Jugut, Papa shënonte atje ditën e rinisë. Duke ledhatuar shqiptarët në krenarinë e tyre, Papa Françesku, njëherësh ua kujtoi atyre plagët, të cilat janë sa të trashëguara edhe të fituara, sa të së kaluarës së pafat aq edhe të tranzicionit të mbrapshtë, aq edhe të anës së vrazhdë të globalizmit. Pikërisht në një kohë kur dikush në Shqipëri shkrryhet në Olimpet e pasurisë, ndërsa shumica absolute dergjet në kënetat dhe moçalet e varfërisë, Ati i Shenjtë dha mesazhin universal se "globalizimi i mallrave dhe i tregjeve duhet të shoqërohet me globalizimin e drejtësisë dhe të solidaritetit". Shqipëria është një vend që ka trashëguar nga e kaluara komuniste hendeqe të mëdha. Këto hendeqe të mëdha janë thelluar tejet frikshëm në periudhën e tranzicionit. Janë thelluar hendeqet në aspektin ndërklasor, në aspektin ndërideologjik, në aspektin ndërkrahinor etj. etj. Dhe janë krijuar plot hendeqe të tjera të reja. Ngushtimi i këtyre hendeqeve, siç këshilloi Papa, bëhet duke shtrirë traditën tonë të harmonisë ndërfetare në të gjitha dimensionet e tjera të jetës sonë, duke krijuar shpresën, duke ngjallur shpresën e së ardhmes në vetë trojet tona, duke u ballafaquar me të kaluarën tonë, duke praktikuar ndjesën dhe faljen ndërmjet vëllezërve shqiptarë, duke u vëllazëruar, pra, nën shembulin e traditës së vëllezërimit dhe të harmonisë ndërfetare. Papa Françesku e nënvizoi në mënyrë të veçantë rolin e diasporës në përparimin e Vendit të Shqiponjave, duke vlerësuar se një pjesë e shqiptarëve zgjodhi rrugën e emigracionit për ta ndihmuar vendin e tyre, ndërsa një pjesë tjetër vendosi të rrijë këtu për ta përparuar vendin e tyre. Nëse në Korenë e Jugut Ati i Shenjtë bëri thirrje për bashkimin e dy Koreve, bashkimin e dy pjesëve të vendit, dy pjesëve të kombit, në Shqipëri bëri thirrje për bashkimin dhe vëllezërimin e shqiptarëve të të gjitha anëve dhe të të gjitha përkatësive nëpërmjet respektimit të idenitetit të secilit. Nuk mund të ketë respekt ndërmjet njerëzve, pa respektuar, së pari, identitetin e tjetrit, porositi Papa Fraçesku. Me ardhjen e tij, siç e pamë, Ati i Shenjtë, i bashkoi të gjithë shqiptarët, në hapësirën e tyre në Ballkan dhe në diasporë. Prania e Papës zgjoi emocione të mëdha tek të gjithë shqiptarët, në Atdhe dhe në botë. Por edhe Papa Françesku ishte i emocionuar gjatë gjithë kohës. Tek një natyrë e lexueshme siç është Ati i Shenjtë, kjo u vu re nga reporterët e huaj. Gazetarët e huaj, në transmetimet e tyre të drejtpërdrejta, duke u ndaluar shpesh në faktin se kreu i Selisë së Shenjtë e zgjodhi pikërisht Shqipërinë, i zgjodhi pikërisht shqiptarët për shtegtimin e tij të parë apostolik në Evropë, jashtë Italisë, thanë se papa e konsideron Shqipërinë kështu si Porta e Evropës. Nga Porta e Evropës, theksuan ata, shtegtimin tjetër Papa do ta ketë në Strasburg, në qendër të Evropës. Pra, vendi ynë, kombi ynë, i postilirianëve, i shqiptarëve është Porta e Evropës, nuk është Evropë dhe Azi, nuk është Lindjen dhe Perëndim, nuk është edhe kështu, edhe ashtu, nuk është as kështu, as ashtu, siç është nënvizuar shpesh deri sot, pa vizion dhe pa mirëdashje - është Porta e Evropës, është çelësi dhe kyçi i Evropës, do të theksoja një tjetër togfjalësh që u përmend shpesh të dielën. Katolikët shqiptarë, janë të vetmit katolikë të mbijetuar në gjithë Ballkanin e Bizantit dhe të post Bizantit. Vendi i Shqiponjave, trojet shqiptare në tërësinë e tyre, janë e vetmja hapësirë në Ballkan, ku krishterimi perëndimor i përballoi sfidat e të gjitha stuhive dhe rrebesheve, që nga shtegtimi i parë i Shën Palit në tokën tonë, diku nga vitit 46 i erës së re, deri në ditët tona. Ky është një dimension i qytetërimit, tejet i fuqishëm, i pandërprerë dy mijë vjet, që askush tjetër nuk e ka në juglindjen as në lindjen e kontinentit tonë. Sigurisht, kjo ka ndikuar në mënyrë vendimtare që Papa Françesku, pa asnjë ngurim, ka marrë vendimin për të ardhur në Vendin e Shqiponjave. Kjo flet për një vëmendje të plotë të Vatikanit dhe të Perëndimit ndaj shqiptarëve, vëmendje e cila, nëse ne i shërbejmë këtij vizioni, në të ardhmen do të rritet në mënyrë vendimtare. Në fjalimet e tij, Papa Françesku përmendi shpesh fjalë të Papës Gjon Pali II të shqiptuara 21 vjet më parë gjatë vizitës së 23 prillit 1993. Papa Gjon Pali II ishte papa ynë. Mendoj se Papa Françesku do ta zhvillojë dhe do ta realizojë vizionin që Papa Gjon Pali II kishte për ne. Edhe për këtë, unë prirem ta thërras edhe Papa Françeskun papa ynë. © PRESIDENTJA E HODHI GURIN NË LUMË, NJË MIJË TË ZGJUAR NUK E NXJERRIN Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 08.27.2014, 06:59am TRI JOTË JETIKE TË KOSOVËS Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Shtunë, 08.23.2014, 09:05am REFORMA ORIGJINALE E KRYEMINISTRIT RAMA Domosdoshmëria e një revanshi femëror në zyrat e partisë dhe të shtetit Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Hënë, 08.18.2014, 08:25am PRANDAJ KUVENDI I RI NUK PO LICENSOHET Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 08.06.2014, 02:30pm KOSOVA POST-TRAUMË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Premte, 08.01.2014, 04:58pm Shënimi ditor SHPEND MOS U ÇMEND FQINJËT JANË NË EKSPANSION, NE JEMI NË RESTRIKSION NË EVROPË, SI ALEATË TË AMERIKËS TË MOS SHNDËRROHEMI NË HORDHI BEDRI MYFTARI - JETOI PËR NJË ËNDËRR, IKU PA TË COMMONWEALTHI SERB ËSHTË SA ANTISHQIPTAR DHE ANTIEVROPIAN Ribotim
'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË' SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946 Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN! Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005) SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI Romani "Imazh" i Zef Mulajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN? 21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT 21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND ROJA TË SOVRANITETIT Zotër shtëpie Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË KOLLITJET E STALINIT... ...nesër në "tri komunat heroike" Nga SKËNDER BUÇPAPAJ MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT TË DUAN, PA TË QORTOJNË (Letër e mbyllur partive) Nga SKËNDER BUÇPAPAJ UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË" EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA? POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAMENDJET PARAZGJEDHORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN... KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS © SKËNDER BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |