VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BUSTI I DISIDENTIT ANTIKOMUNIST ÇEK VACLAV HAVEL NË KONGRESIN AMERIKAN"E vërteta dhe dashuria duhet të triumfojnë mbi gënjeshtrat dhe urrejtjet" (Vaclav Havel)Nga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Djelë, 12.08.2024, 09:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
BUSTI I DISIDENTIT ANTIKOMUNIST ÇEK VACLAV HAVEL NË KONGRESIN AMERIKAN
"E vërteta dhe dashuria duhet të triumfojnë mbi gënjeshtrat dhe urrejtjet" (Vaclav Havel)
Nga FRANK SHKRELI

E Mërkurë, 10.01.2014, 07:51am (GMT+1)


 Ish-disidenti anti-komunist Ã§ek Vaclav Havel, i cili ka ndërruar jetë tre vjet më parë, konsiderohet si njeriu i cili simbolizon mbarimin e luftës së ftohtë dhe fillimin e konsolidimit të lirisë e të demokracisë dhe i cili njëkohsisht njihet edhe si  simbol i pajtimit në ish-vendet komuniste të kontinentit europian, do të renditet me më të mëdhejtë e demokracisë amerikane.   
    
Për të nderuar jetën dhe trashëgiminë e ish dramaturgut dhe ish disidentit anti-komunist Ã§ek, i këthyer në një luftëtar lirie dhe demokracie, Vaclav Havel-in, Dhoma e Përfaqsuesve e Kongresit të Shteteve të Bashkuara ka vendosur të dedikojë bustin e tij më 19 të nëntorit, në sallën e Kongresit që quhet Forumi i Lirisë.  Aty, busti i Vaclav Havelit do të vendoset pranë busteve të më të mëdhejve të historisë amerikane, Xhorxh Uashingtonit dhe Abraham Linkolnit, por edhe pranë ish-kryeminstrit britanik, Uinston Çurçillit. 19 nëntori shënon 25-vjetorin e Revolucionit anti-komunist të Kadifenjtë të Çekisë, revolucion ky që i solli vendit të tij lirinë, demokracinë dhe pavarësinë nga dominimi i komunizmit sovjetik. 

Këtë njoftim e bëri më 22 shtator, Kryetari i Dhomës së Përfaqsuesve të Kongresit amerikan, republikani Xhon Boehner i cili nepërmjet një letre njoftoi për këtë vendim të gjithë anëtarët e Dhomës së Përfaqsuesve, si dhe anëtarët e Senatit amerikan.  Në letrën dërguar kolegëve të tij ligjvenës të të dy partive -- demokratëve dhe republikanëve -- udhëheqsi republikan i Dhomës së Përfaqsuesve tha se, "Si dramaturg i këthyer në një politikan disident, Vaclav Havel kishte kaluar vite në burg, vetëm e vetëm, sepse gjatë jetës së tij ka sfiduar ideologjinë dhe legjitimitetin e regjimit komunist që sundonte vendin e tij Çekosllovakinë, gjatë Luftës së Ftohtë."  Në vazhdim të letrës, Kryetari i Dhomës së Përfaqsuesve u tha kolegëve të tij se, "Në 25-vjetorin e Revolucionit të Kadifenjtë, revolucion ky i cili çliroi popullin e tij dhe që çoi në zgjedhjen e Vaclav Havel-it si president, ne do të mblidhemi që të kujtojmë atë dhe të gjithë ata,  sakrifikicat e të cilëve ndihmuan në përmbysjen e Përdes së Hekurt."  Atë ditë, pothuaj 25 vjetë më parë, më 17 Nëntor, 1989, Vaclav Havel udhëhoqi demonstratën paqësore të studentëve në Pragë, e cila çoi në një numër ngjarjesh që pasuan demonstratën dhe të cilat më në fund rezultuan në rrëximin e regjimit komunist të Çekosllovakisë.

Autorizimi për vendosjen e bustit mbrenda hapësirës së Kongresit amerikan -- e që është në përfundim e sipër nga skulptori çek Lubomir Janecka -- e ka zanafillën në rezolutën e miratuar njëzëri nga ligjvensit e të dy partive kryesore të Kongresit amerikan, Marsin që kaloi, me qëllim sipas fjalëve të rezolutës për të, "nderuar jetën dhe trashëgiminë e Vaclav Haveli-it".  Duke paraqitur rezolutën në Kongresin amerikan më heret këtë vit, për autorizimin e vendosjes së bustit të disidentit antikomunist Ã§ek në Forumin e Lirisë në kryeqendrën e demokracisë botërore, sponsorizuesi kryesor i rezolutës, kongresisti Ed Rois ka thënë se, "Si dramaturg, Vaclav Haveli nxori në shesh absurditetin e ideologjisë komuniste dhe njëkohsisht diskreditoi regjimin komunist shtypës të Çekosllovakisë."   Siç dihet, pas ndërhyrjes brutale të sovjetikëve komunistë për të shtypur lëvizjen e njohur si Pranvera e Pragës, në vitin 1968, që kërkonte një liberalizim më të madh politik, Havelit iu hoq e drejta që të vazhdonte punën në teatër, në përpjekje nga autoritetet komuniste për t'ia mbyllur gojën.  Por, ashtu siç deklaroi edhe kongresisti amerikan, Ed Rois, "Komunistët e nënvlersuan  tepër pasionin e Vaclav Havelit për liri.   Në vend që të dorëzohej përballë frikësimeve të tyre, ai e shtoi veprimtarinë e tij politike, duke luajtur rolin kryesor  në përpilimin e asaj që tani njihet si Karta 77 mbi të drejtat e njeriut. Ai njëherazi ishte edhe njëri prej anëtarve themelues të kësaj organizate disidentesh anti-komunistë, të bazuar në të njëjtat parime", theksoi  kongresisti amerikan.  Dhjetë vjet para shëmbjes së komunizmit, më 1979, Vaclav Havel kishte formuar Komitetin për Mbrojtjen e të Persekutuarve Padrejtsisht.  "Këto dhe veprimtari të tjera antikomuniste, në mbështetje të lirisë dhe demokracisë, tha Kongresisti Rois, shkaktuan që Vaclav Havel të burgosej disa herë nga autoritetet komuniste çeke, por më në fund shtoi ai, "Vaclav Haveli dhe kauza e lirisë, triumfuan".
Edhe pas rënjës se komunizmit, Vaclav Havel nuk pushoi veprimtarinë e tij në mbështetje të lirisë dhe demokracisë anë e mbanë botës, përfshirë edhe Shqipërinë dhe Kosovën.  Vaclav Havel njihte mirë vuajtjet e shqiptarëve nën regjimin e Enver Hoxhës,  si njërin prej regjimeve më të egëra komuniste, jo vetëm në Europë por edhe në botë.  Gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar, Vaclav Havel ishte ndër të parët në Europë i cili luftoi duke kundërshtuar politikën serbe të gjenocidit kundër shqiptarëve në trojet e veta në Kosovë, me mbështetjen e tij për sulmet ajrore të aleancës perëndimore të NATO-s në fushatëan e saj për çlirimin e Kosovës.  Në lidhje me Kosovën, ai ishte shprehur se "Edhe më parë kam mbrojtur qëndrimin se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërhyjë sa më parë për të mbrojtur jetën e njerëzve të pafajshëm nga arbitrariteti i shtetit", ka thënë ai në mbështetje të sulmeve ajrore të NATO-s kundër forcave kriminale të ish-regjimit serb të Millosheviçit.  Jiri Pehe, njëri prej këshilltarëve të tij ka thënë se "Kur ai, mbështeti bombardimin e Serbisë më 1999 ose invadimin e Irakut me 2003, ai nuk fliste për objektiva të mëdha gjeopoliitke ose strategjike, por theksonte nevojën për të ndaluar abuzimet dhe shkeljen e të drejtave të njeriut nga diktatorë brutalë."   Dhe më 2011, Vaclav Havel u qëndroi besnik parimeve të tija, duke ftuar Presidenten e Republikës së Kosovës që të merrte pjesë më 2011 në punimet e konferencës vjetore prestigjioze ndërkombëtare --Forumi 2000 -- në Pragë, megjithë kundërshtimet e mëdha nga Serbia.  Ishte kjo një thyerje e akullit për pjesmarrjen e Presidentes së Kosovës në mbledhje ndërkombëtare megjithë fushatën dhe këmbënguljen e Serbisë për të mos pranuar përfaqsuesit më të lartë të Kosovës në takime të tilla ndërkombëtare.
Nëse më lejohet një notë personale, gjatë vizitës së parë të tij zyrtare në Washington më 1990, Vaclav Havel kishte kërkuar të vizitonte shërbimin çek të VOA-s për tu takuar me gazetarët e shërbimit çekosllovak të VOA-s dhe për arsye të detyrës së atëhershme, si Këshilltar i Programeve radiofonike të divizionit europian të VOA-s, pata rastin dhe fatin e mirë të isha pjesë e pritjes së Zotit Havel në kryeqëndrën Zërit të Amerikës.  Ai takim dukej si një diçka nga bota e përrallave: në kryeqendrën e Zërit të Amerikës, ndodheshim ball për ball me disidentin e famshëm antikomunist çek, mbështetsin e flakët të të drejtave të njeriut në botë dhe njërin prej minuesve kryesorë të komunizmit ndërkombëtar, për të cilin në  të gjitha transmetimet e VOA-s, kishim folur pothuaj për çdo ditë, për aktivitetin e tij dhe të kolegëve të tij disidentë, çekë dhe të tjerë anë e mbanë Europës.  Diçka e madhe dhe historike me përmasa botërore kishte ndodhur në fund të shekullit 20-tët, dhe ja tani -- në Uashington dhe për më tepër në kryeqendrën e Zërit të Amerikës -- shtërnguam duartë me njërin prej protagonistëve kryesorë të kësaj historie. Ishte një takim që nuk fshihet lehtë nha kujtesa!  Megjithëse ende ishte vështirë të besonim, ne në të vërtetë ishim në prani të njërit prej realizuesve të ëndrrës shekullore për liri dhe demokraci për të gjithë popujt.  Ja ky ishte Vaclav Haveli, i cili pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë dhe në Kongres vizitoi VOA- dhe busti i të cilit tani me akt të Kongresit amerikan do të vendoset mbrenda hapësirës së parlamentit më të njohur dhe më të rëndësishëm të botës. I thjeshtë në nivel njerëzor, human i cili, siç na tha me atë rast e ndjente për detyrë të vinte tek VOA dhe të takonte bashkatdhetarët e tij, zërin e të cilëve e kishte dëgjuar për vite me radhë e të cilët, sipas tij, kishin dhënë një kontribut të madh në informimin e tij dhe të kolegëve të tij gjatë ditëve më të zeza të vendit të tyre. Ky ishte Vaclav Havel, mirënjohës!

Një ditë para se të miratohej rezoluta nga Kongresi amerikan, ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, gjithashtu me origjinë çeke dhe mbështetse e fortë e të drejtave të shqiptarëve -- gjë që ajo e tregoi gjatë luftës për çlirimin e Kosovës -- ka thënë gjatë një konference kushtuar trashëgimisë morale dhe politike të Vaclav Havelit se ai meriton të nderohej nga Kongresi Amerikan sepse, sipas saj "Ai tregoi se një vend i vogël mund të ndryshojë shumë gjëra kur ka udhëheqsin e duhur me parime morale".
Rezoluta për të nderuar Vaclav Havel-in me një bust në Kongresin amerikan përkrah baballarëve të kombit amerikan, ishte një përpjekje që u mbështet nga të dy partitë kryesore të Amerikës, ndërkohë që sponsorizuesi kryesor i rezolutës, kongresisti republikan nga Kalifornia ka thënë se, "Trashëgimia e këtij luftëtari të lirisë shërben si frymëzim edhe për aktivistët e sotëm paqësor për demokraci", dhe si i tillë është shprehur ai, në emër të të gjithë kolegëve të tij, imazhi i disidentit anti-komunist Vaclav Havel-it përballë kampionëve të tjerë të lirisë në Forumin e Lirisë të tempullit të demokracisë amerikane që është Kongresi -- "Do tu kujtojë brezave të ardhëshëm ndikimin që një njeri i vetëm mund të ketë në avancimin dhe në mbrojtjen e lirisë."   

Vaclav Havel si president i Çekosllovakisë ishte ftuar të mbante një fjalim para Kongresit amerikan, vetëm dy muaj pasi ishte zgjedhur në atë detyrë më 1990. Ndonëse ai ndër të tjera foli mbi ndërgjegjen morale të njerëzve në përgjithësi, por të politikanëve në veçanti  tani prania bustit të tij do të jetë e përhershme dhe e përjetësuar në kujtesën e miliona njerëzve jo vetëm nga Amerika por nga e mbarë bota, që çdo vit vizitojnë Kongresin e Shteteve të Bashkuara.   Por për më tepër, busti i disidentit anti-komunist çek në Kongresin amerikan do tu kujtojë të gjithëve dhe për gjithmonë triumfin e shpirtit njerëzor, mbi atë që vet Vaclav Havel kishte cilësuar në fjalimin e tij para dy dhomave të Kongresit amerikan 25 vjetë më parë, si "një sistem totalitar komunist i cili jo vetëm në radhët e çekëve dhe sllovakëve, por në mbarë popujt e Bashkimit Sovjetik dhe të popujve të tjerë të skllavëruar nga regjimet komuniste, ka lënë pas një trashëgimi të një numëri të madh e të panjohur të vrarësh, një spektër të pa fund vuajtjesh njerëzore, një dështim të tmershëm ekonomik, dhe mbi të gjitha" ka thënë ai, "komunizmi ishte një sistem që ka lënë pas një poshtërim njerëzor të përmasave jashtzakonisht të mëdha.  Na ka sjellur tmerre që fatkeqsisht ende nuk dihen", u ka thënë ai dy dhomave të Kongresit 25 vjetë më parë.   Kjo është trashëgimia e komunizmit sipas ish disidentit anti-komunist Vaclav Havel, busti i të cilit tani do të vendoset me Kongresin amerikan më 19 Nëntor të këtij viti, në shënjë nderimi për të po se po, por njëkohsisht është edhe një simbol dhe shënjë kujtese që Shtetet e bashkuara të Amerikës duan që brezat e ardhëshëm amerikanë dhe të huaj të mos harrojnë as krimet dhe viktimat e komunizmit kudo.



FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
100 VJET RRUGË PËR TË ARRITUR NË ÇAMËRINga UK LUSHI (09.29.2014)
NJË REPLIKË E DETYRUARNga RESHAT KRIPA (09.29.2014)
REPUBLIKA E ILIRIDËS - SIMBOL I PAQES DHE I PAJTIMIT NË BALLKANNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.26.2014)
RËNDËSIA E SHOQËRISË CIVILENga FRANK SHKRELI (09.25.2014)
KA FILLUAR PUNIMET ASAMBLEJA E PËRGJITHËSHME E KOMBEVE TË BASHKUARANga FRANK SHKRELI (09.23.2014)
Barometri dipplomatik ATA QË NUK E NJOHIN REPUBLIKËN E ILIRIDËS, NUK E MBËSHTESIN AS RIBASHKIMIN KOMBËTAR SHQIPTAR!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.23.2014)
PAPA YNËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.22.2014)
PER KONTRIBUTIN E KLERIT KATOLIK NE SHPETIMIN E HEBRENJVE NE KOSOVE DHE MAQEDONI GJATE LUFTES II BOTERORENga AGRON ALIBALI (09.20.2014)
RESPEKTIMI I HABEAS CORPUS ACT NË SHQIPËRINË E VITIT 2014(Kazusi i kryeinspektores se Bankes Nacionale)Nga ROMEO GURAKUQI (09.20.2014)
CILËN SHQIPËRI PO VIZITON I NDERUARI PAPË?Nga RESHAT KRIPA (09.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]