VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
AI VEND KU NUK LEJOHEN KUNDËRKANDIDATURAT, ËSHTË DIKTATURË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Djelë, 11.09.2014, 03:55pm (GMT1) Rregulla numër një në demokraci është që për çdo vend pune, nga më i parëndësishmi, deri te ai më i rëndësishmi të konkurojnë një numër sa më i madh kandidaturash, për çdo alternativë të konkurojnë sa më shumë alternativa të tjera. Konkurenca e hapur, e lirë dhe e ndershme është premisa kryesore, absolute e suksesit në çdo fushë veprimi të njeriut dhe të shoqërisë. Pa hyrë në arsyet dhe shkaqet, thjesht në rrafsh konstatimi, mund të themi pa më të voglin ngurim se realiteti i krijuar artificialisht pas 8 qershorit në Kosovë përbën precedentin e vetëm të llojit të tij dhe shënon vithisjen e vendit në diktaturë. Prej muajsh jemi dëshmitarë të gjithë, shqiptarë dhe të huaj, se nuk lejohet që për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës të ketë të paktën një kundërkandidaturë. Nuk lejohet, me një fjalë, që për një detyrë kaq të rëndësishme, të votohen dy ose më shumë kandidatura. Ndonëse kandidaturat e partisë e cila prej muajsh nuk pranon ta lëshojë pushtetin, nuk marrin votat e mjaftueshme, ajo edhe më tej nuk lejon të jetësohet verdikti i votës së 8 qershorit, kur Sovrani e nxori, ta zëmë, parti të parë PDK-në, por nuk ia dha asaj një fitore bindëse, nuk ia dha një fitore të mjaftueshme, pra ia dha një humbje, siç e kam ngjyruar më parë, elokuente, kuptimplote. PDK nuk e kaloi provën në të cilën e vuri Sovrani. Kjo gjithsesi nuk përbën faj në vetvete. PDK nuk lejoi që politika e Kosovës, shoqëria e Kosovës, vendi, shteti i Kosovës ta kalonin provën e pas 8 qershorit. U bë ajo mjeti kryesor, instrumenti kryesor, vegla kryesore që të pengonte konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe të institucioneve që dalin prej saj. E bllokoi jetën parlamentare, e bllokoi qeverisjen, i bllokoi të gjitha proceset e brendshme dhe të jashtme të jashtme të Republikës së Kosovës. Kjo përbën faj. Dhe faji i PDK sa vjen e bëhet më i rëndë, më i pandreqshëm. Për të legjitimuar fajin e PDK-së, se gjoja kriza aktuale politike ku ajo e ka futur Kosovën nuk përbëka precedent, shpesh, krejt pa vend, po përmendet rasti i Belgjikës. Janë dy realitete krejtësisht të pakrahasueshme. Belgjika, me dy bashkësi të mëdha kryesore, flamandët dhe valonët, prej vitit 1970 nuk ka më parti belge, por vetëm parti flamande ose valone. Kjo ka çuar në krizën e parë të madhe institucionale pas zgjedhjeve të qershorit të vitit 2007 kur u deshën 196 ditë për të krijuar një qeveri të re. Në nëntor 2007 në Bruksel u zhvillua një manifestim populor në favor të unitetit të vendit, kundër projektit për ta shndërruar Belgjikën në një konfederatë shtetesh autonome mbi baza etno-linguistike. Zgjedhjet e mëparshme të përgjithshme, të vitit 2003, kishin rezultuar në një koalicion midis partive socialiste, asaj SP.a/Spirit (Flamande), e gjashta në renditjen e partive parlamentare, dhe Partisë Socialiste (Frankofone), e treta në renditje, si dhe partive tliberaldemokratike centriste VLD/Vivant (Flamande), e katërta në renditje, e MR (Frankofone), e dyta në renditje, me Guy Verhofstadt të VLD duke mbajtur pozitën e Kryeministrit të Belgjikës deri më 2007. Kështu partia e parë (CD&V) dhe ajo e pestë (VLD e Hapur), mbetën në opozitë. Largimi i VLD nga qeveria çoi në zgjedhje të parakoshme. Belgjika do të shënonte rekord të ri pas zgjedhjeve të vitit 2010, kur për 541 ditë nuk ka zyrtarisht një qeveri. Kjo krizë u zgjidh në dhjetor të vitit 2011, kur socialisti valon Elio Di Rupo arriti të formojë një koalicion qeveritar. Krijimin e qeverisë së re e pengonte pikërisht partia që dilte e para në zgjedhje, partia nacionaliste flamande, e quajtur Aleanca e Re Flamande. Për 541 ditë Belgjika u drejtua nga një qeveri kujdestare. Kriza u zgjidh kur partia e dytë, Partia Socialiste Valone arriti të krijojë koalicionin e ri qeveritar. Partia e parë mbeti në opozitë. Parlamenti belg përbëhet nga dy dhoma. Dhoma e Përfaqësuesve ka 150 vende. Për të krijuar shumicën duhen të paktën 76 vende. Senati ka 71 vende. Për të krijuar shumicën duhen të paktën 36 vende. Precedentët e Belgjikës nuk mund të merren shembull as nuk mund të jenë bazë për të legjitimuar fajin e PDK-së. Realitetet e tyre, konfiguracionet, traditat janë të ndryshme nga të Kosovës. Falë kësaj, Kosova arriti të krijojë koalicionin e ri qeveritar brenda pak ditësh. Këtë koalicion qeveritar, si në precedentët belgë, nuk e krijoi dot partia e parë, por e krijoi partia e dytë, nuk e krijoi dot PDK, por e krijoi LDK. Për të bllokuar proceset në Kosovë shërbeu, së pari, precedenti i krijuar nga Presidentja. Pa nevojë, pa pritur që KQZ të certifikonte rezultatet e zgjedhjeve, kur vinte radha e saj për të vepruar, ajo e dërgoi 8 qershorin në Gjykatën Kushtetuese. Bllokimit më tej i shërbeu, së dyti, roli i Flora Brovinës, si deputetja më e moshuar në Kuvendin e Kosovës. Brovina nuk e përfilli rendin e ditës të përcaktuar nga mbledhja e kryesisë së mëparshme të Kuvendit, sipas rregullores ekzistuese të këtij Kuvendi. Sa herë që i ngatërroheshin nëpër fletë edhe fletët e rendit të përcaktuar të ditës, asaj ia tërhiqnin vëmendjen nga radhët e para të platesë Thaçi me të tjerë. Kur, në njërën prej këtyre fletëve, ajo iu kërkoi partive të tjera të jepnin kandidaturat e tyre për kryetar Kuvendi, menjëherë ia tërhoqën vëmendjen dhe ajo bëri marsh prapa. Bllokimit i shërbeu, së treti, precedenti i Gjykatës Kushtetuese, kur e krijoi postin e kryesueses së seancave konstitutuese. Kurdo që të ndodhë zhbllokimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës, patjetër do të rikthehet në fuqi rendi i ditës i miratuar nga kryesia e mëparshme e Kuvendit, rend dite i cili duhej të zbatohej më 17 korrik. Kryesuesja e Kuvendit apo çdo kryesues a kryesuese tjetër thjesht i përmbahet atij rendi dite të cilin e rrëzoi kundërligjshëm Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Ajo ose ai nuk krijon rend dite, nuk porosit rend dite, thjesht iu përmbahet letrave që gjen para vetes, ato minuta derisa, vendin ku është ulur, ia lëshon kryetarit të posazgjedhur të Kuvendit. Duke u kthyer tek konteksti belg, do shtuar se realitetit të Kosovës ende i mungon realiteti i manifestimit popullor në favor të zgjidhjes që i ka dhënë situatës koalicioni paszgjedhor VLAN, zgjidhje që është bllokuar nga PDK. Pra, të jenë syhapur dhe mendjehapur të gjithë: Kosovës në këta muaj nuk i mungon zgjidhja, por Kosovës i është bllokuar zgjidhja. Ky është realiteti që e fundos Kosovën në diktaturë. Ky përfundim që nxjerr unë, mund të shëmbëllejë i tepëruar, ndoshta i parakohshëm, ndoshta i pasaktë. Fjala që shënon këtë dukuri, pra diktaturën, ka hyrë në fondin aktiv prej vitit 1326 dhe emërton sundimin absolut e të pakundërshtueshëm. Ky sundim realizohet, thonë fjalorët, nga një qeveri autoritare që e përqëndron gjithë pushtetin në një organ të vetëm kolegjial ose në personin e vetëm të diktatorit. Unë mendoj se realiteti konkret në Kosovë sot i përmbush të tri kriteret e mësipërme. Në këto rrethana, problemi më shqetësues është mënyra se si po legjitimohet ky realitet në Kosovë. Jemi para faktit se një palë po bën gjithçka, në të gjitha rrafshet e brendshme dhe të jashtme të vendit, për ta legjitimuar diktaturën e saj, ndërsa palët e tjera, politika, shoqëria e tjerë, nuk po bëjmë pothuajse asgjë për të mos lejuar legjitimimin e kësaj diktature. Ky është eksperimenti ku jemi përfshirë të gjithë, njëherësh faktorë dhe spektatorë, lojtarë, vëzhgues dhe kundrues. Kjo është prova ku është vënë Republika e Kosovës dhe ne të gjithë. © JERMI TOTALITAR I PDK - OSE NËNSHTRIM, OSE ZGJEDHJE TË JASHTËZAKONSHME Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Enjte, 11.06.2014, 09:26am A E UDHËHEQ LDK KOALICIONIN PASZGJEDHOR? Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 10.29.2014, 10:21am SERBIA E TRAJTON EDHE SHQIPËRINË ME FUSNOTË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Djelë, 10.19.2014, 08:56am KUVENDI I KOSOVËS - VENDIMET QË MUND TË MERREN ME SHUMICË TË THJESHTË NUK KA PSE TË SHTYHEN PËR MË VONË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ 8 QERSHORI - NYJA GORDIANE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 10.01.2014, 10:55amPAPA YNË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Hënë, 09.22.2014, 08:47am PRESIDENTJA E HODHI GURIN NË LUMË, NJË MIJË TË ZGJUAR NUK E NXJERRIN Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 08.27.2014, 06:59am TRI JOTË JETIKE TË KOSOVËS Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Shtunë, 08.23.2014, 09:05am REFORMA ORIGJINALE E KRYEMINISTRIT RAMA Domosdoshmëria e një revanshi femëror në zyrat e partisë dhe të shtetit Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Hënë, 08.18.2014, 08:25am PRANDAJ KUVENDI I RI NUK PO LICENSOHET Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Mërkurë, 08.06.2014, 02:30pm KOSOVA POST-TRAUMË Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Premte, 08.01.2014, 04:58pm Shënimi ditor SHPEND MOS U ÇMEND FQINJËT JANË NË EKSPANSION, NE JEMI NË RESTRIKSION NË EVROPË, SI ALEATË TË AMERIKËS TË MOS SHNDËRROHEMI NË HORDHI BEDRI MYFTARI - JETOI PËR NJË ËNDËRR, IKU PA TË COMMONWEALTHI SERB ËSHTË SA ANTISHQIPTAR DHE ANTIEVROPIAN Ribotim
'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË' SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946 Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN! Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005) SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI Romani "Imazh" i Zef Mulajt Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN? 21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT 21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND ROJA TË SOVRANITETIT Zotër shtëpie Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË KOLLITJET E STALINIT... ...nesër në "tri komunat heroike" Nga SKËNDER BUÇPAPAJ MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT TË DUAN, PA TË QORTOJNË (Letër e mbyllur partive) Nga SKËNDER BUÇPAPAJ UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË" EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA? POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAMENDJET PARAZGJEDHORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN... KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS © SKËNDER BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |