VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NUK KA NEVOJË PËR PANIK - EVROPIA IU KA MBIJETUAR SULMEVE TERRORISTE EDHE MË PARË
Nga ANNE APPLEBAUM, Washington Post

E Djelë, 01.25.2015, 03:56pm (GMT1)



LONDËR - Në më shumë se dy javë që kanë kaluar që nga vrasja e më shumë se një dyzinë njerëz në Paris - karikaturistë, policë, klientë në një dyqan hebre ushqimesh - një numër i vendeve evropiane kanë bërë thirrje për kundërmasa të reja për të luftuar terrorizmin. Kryeministri francez njoftoi një tërësi të plotë politikash. Britanikët duan bazat e të dhënave për monitorimin e udhëtimit brenda dhe jashtë Evropës. Në takimet e emergjencës, zyrtarët evropianë kanë diskutuar atë që  një gazetë britanik e quajti një "epokë të re të mbikëqyrjes së udhëtimit".

Duke shtruar këtë pyetje unë nuk dua të zvogëloj tmerrin. Ishte diçka veçanërisht groteske vrasja e njerëzve që  bënë fotot për të jetuar, dhe ndjekja që pasoi ishte e tmerrshme. Një mikja ime pariziane e ka kaluar atë ditë e mbyllur në apartamentin e saj, duke telefonuar në familjen e  saj që të sigurohej nëse ishin të gjithë në shtëpi.

Por nuk ishte herë e parë që diçka e tillë të ketë ndodhur në Francë, apo në Evropë. Bombardimi i Undergroundit në Londër në vitin 2005 ishte më vdekjeprurës, dhe njerëzit që e  kryen atë ishin më të përgatitur se personat e armatosur në Charlie Hebdo, të cilët fillimisht kishin shkuar në adresën e gabuar. Bombardimi i trenave të udhëtarëve në Madrid në vitin 2004 ishte gjithashtu një sulm i koordinuar, i planifikuar me kujdes. Në vitin 2012, një person i armatosur xhihadist kaloi në një tërbim, duke sulmuar policët dhe fëmijëve hebrej në Tuluzë, duke i bërë francezët të mbyllin rrugët përpara shkollave të hebrenjve.

Evropa iu ka mbijetuar llojeve të tjera të terrorizmit edhe më parë. Ushtria Republikane Irlandeze ka vrarë më shumë se 2.000 njerëz gjatë fushatës së saj 30-vjeçare. Në vitet 1960 dhe 1970, Brigadat e Kuqe të ekstremit të majtë kanë kryer mijëra sulme, vrasje dhe rrëmbime në Itali. Në vjeshtën e vitit 1977, Fraksioni i Ushtrisë së Kuqe krijoi kërdi politik me një fushatë terrori në Gjermani. Natyrisht këto grupe ishin të motivuara nga një lloj tjetër ideologjie, por ata kishin më shumë të përbashkëta me xhihadistët modernë se sa ju mund të mendoni. Ashtu si brezi i tanishëm i terroristëve, pothuajse të gjithë kishin marrë ndihmë dhe trajnim të huaj, jo nga Siria por nga Kuba, Libia dhe Bashkimit Sovjetik. IRA mori eksplozivë plastikë nga Çekosllovakia komuniste.

Fraksioni i Ushtrisë së Kuqe ka bashkëpunuar me palestinezët.

Por, para se cilido prej planeve të jetë miratuar, është e rëndësishme së pari të bëj një pyetje tjetër: Vrasjet në Charlie Hebdo a përfaqësojnë vërtet diçka të re?

Kjo valë e re e terroristëve francezë janë islamikët - secili, për çudi, duke pretenduar për besnikëri ndaj një degë të ndryshme të al-Kaedës - nuk do të thotë se taktikat e tyre janë të ndryshme. Në të kundërtën, ka diçka anarkist klasike, madje e shekullit të 19-të, rreth tyre. Mendoni se personat e armatosur kërkonin të arrinin në Paris: Të shkaktojnë kërdi, të destabilizojnë rendin, të përkeqësojnë ndarjet sociale, të rrëzojnë sistemin. Ato nuk janë shumë të ndryshme nga qëllimet e Gavrilo Principit, njeriu që qëlloi arkidukën Franc Ferdinand dhe filloi një luftë botërore.

Për këtë arsye, e para, reagimi spontan francez- marshimet e stërmëdha të unitetit që ndodhën në të gjithë vendin - ishin reagimi më i mirë i mundshëm. Njerëzit të cilët duan të demonstrojnë për vlerat e vendit të tyre janë njerëz që nuk duan të jenë të frikësuar ose të ndara nga dhuna nihiliste. Edhe pse shumë artikuj kanë parashikuar një rritje të mbështetjes për francezëte së djathtës ekstreme, është po aq e mundur që marshimet në rrugë do ta ndihmojnë presidentin François Hollande, qoftë dhe vetëm për shkakun se ai përfaqëson shtetin francez. Pa përmendur aspak udhëheqësit e huaj të cilët u shfaqën (ose jo); ajo që ka rëndësi është se francezët vetë u shfaqën, duke përfshirë edhe myslimanët francezë. Në këtë kuptim, terroristët dështuan, për shkak se ata nuk arritën të mposhtin sistemin.

Në të kundërt, nëse francezët do të përcaktoheshin të miratonin një tërësi të re të kufizimeve, të ndryshonin politikën e tyre të jashtme, të humbnin shuma të mëdha parash për "sigurinë e atdheut", apo të krijonin institucione të pakuptimta të reja të tilla si e panevojshmja dhe kohë-gërryesja Administrata e Transportimit të Sigurisë, atëherë terroristët do të kishin arritur disa nga qëllimet e tyre. Evropianët kanë nevojë për polici dhe kundërzbulim të efektshëm. Ndoshta ata kanë nevojë për më shumë para ose më shumë staf, por institucionet për të nxitur ato gjëra tashmë ekzistojnë. Kohët e fundit kam dëgjuar një zyrtar britanik të sigurisë duke recituar një listë të gjatë komplotesh terroriste që ishin bllokuar. Policia belge prishi një tjetër më 16 janar.

Herë pas here, në mënyrë të pashmangshme, zyrtarët nuk do të arrijnë të parandalojnë njërin. Kjo nuk është befasuese, pasi veprimet e ekstremistëve janë, me përkufizim, të vështirë për t'u parashikuar: Njerëzit që i kryejnë këto sulme nuk janë vetëm ideologët, ata janë gjithashtu sociopatët vetëvrasës. Megjithatë, shanset që të vritesh nga një bombë terroriste mbeten më pak se shanset që të goditesh nga një makinë ndërsa po kalon rrugën.

Në fund, terrorizmi ka rezultat vetëm nëse ai krijon terror. Një reagim i tepruar është pikërisht ai që xhihadistët dëshirojnë. Ne duhet t'ua mohojmë atyre me rinisjen e një jete të zakonshme sa më shpejt të jetë e mundur./Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ
---
Opinions
No need to panic
Europe has survived terrorist attacks before
By Anne Applebaum Columnist January 23

LONDON

In the more than two weeks that have passed since the murder of more than a dozen people in Paris "” cartoonists, policemen, customers at a Jewish grocery store "” a number of European countries have called for new countermeasures to fight terrorism. The French prime minister announced a whole raft of policies. The British want databases to monitor travel in and out of Europe. At emergency meetings, European officials have discussed what one British paper called a "new era of travel surveillance."

By asking this question I don't mean to diminish the horror. There was something particularly grotesque about the murder of people who draw pictures for a living, and the manhunt that followed was terrifying. A Parisian friend of mine spent that day locked in her apartment, making telephone calls to her family to make sure they were all at home.

But this wasn't the first time something like this has happened in France, or in Europe. The bombing of the London Underground in 2005 was more lethal, and the people who carried it out were better prepared than the Charlie Hebdo gunmen, who first went to the wrong address. The bombing of Madrid commuter trains in 2004 was also a coordinated, carefully planned attack. In 2012, a jihadi gunman went on a rampage, attacking policemen and Jewish children in Toulouse, prompting the French to close streets in front of Jewish schools.

Europe has survived other kinds of terrorism before, too. The Irish Republican Army killed more than 2,000 people during its 30-year campaign. In the 1960s and 1970s, the far-left Red Brigades carried out thousands of attacks, killings and kidnappings in Italy. In the autumn of 1977, the Red Army Faction created political havoc with a terror campaign in Germany. Obviously these groups were motivated by a different sort of ideology, but they had more in common with modern jihadists than you might think. Like the current generation of terrorists, almost all received foreign aid and training, not from Syria but from Cuba, Libya and the Soviet Union. The IRA got plastic explosives from communist Czechoslovakia. The Red Army Faction collaborated with Palestinians.

But before any of these plans is adopted, it's important first to ask a different question: Did the Charlie Hebdo murders really represent something new?

That the new wave of French terrorists are Islamists "” each one, confusingly, claiming allegiance to a different branch of al-Qaeda "” doesn't mean that their tactics are different. On the contrary, there is something classically anarchist, even 19th-century, about them. Think what the gunmen wanted to achieve in Paris: Cause havoc, destabilize the establishment, exacerbate social divisions, bring down the system. Those aren't very different from the aims of Gavrilo Princip, the man who shot Archduke Franz Ferdinand and launched a world war.

For that reason, the first, spontaneous French response "” the enormous unity marches that took place all across the country "” was the best possible reaction. People who will demonstrate for their country's values are people who will not be intimidated or divided by nihilistic violence. Although many articles have predicted a surge of support for the French far right, it is equally possible that the street marches will help President François Hollande, if only because he represents the French state. Never mind the foreign leaders who showed up (or didn't); what matters is that the French themselves showed up, including French Muslims. In that sense, the terrorists failed, because they failed to bring down the system.

By contrast, if the French were to adopt a whole new raft of restrictions, change their foreign policy, waste huge sums of money on "homeland security" or create pointless new institutions such as the unnecessary and time-wasting Transportation Security Administration , then the terrorists achieve some of their aims. Europeans need effective policing and counterintelligence. Perhaps they need more money or more staff, but the institutions to foster those things already exist. I recently heard a British security official recite a long list of terror plots that had been blocked. Belgian police foiled another one on Jan. 16 .

Occasionally, inevitably, officials will miss one. This isn't surprising, as the actions of extremists are, by definition, difficult to predict: The people who carry out these attacks are not only ideologues, they are also suicidal sociopaths.

Nevertheless, the chances of being killed by a terrorist bomb remain less than the chances of being hit by a car while crossing the street.

In the end, terrorism works only if it creates terror. An overreaction is precisely what the jihadists want. We should deny that to them by resuming ordinary life as soon as possible.

Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.