VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PINJOLLI I NJË FAMILJEJE REFUGJATËSHPËR PRESIDENT TË SHTETEVE TË BASHKUARA?
Nga FRANK SHKRELI

E Mërkurë, 04.22.2015, 04:06pm (GMT1)


 Javën që kaloi, Senatori i Partisë Republikane nga shteti Florida dhe bir i një familjeje emigrantësh të arratisur nga Kuba, Marc Rubio shpalli kandidaturën e tij për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Në të vërtetë, ky njoftim nuk ishte krejtsisht i papritur pasi e ardhmja politike e këtij senatori konservator  në mosh të re, ishte bërë burim spekulimesh në qarqet politike dhe në median amerikane gjatë dy tre viteve të fundit, gjë që ia ka ngritur edhe më shumë profilin e tij si kandidat i Partisë Republikane për president në zgjedhjet e vitit që vjen.

Senatori Rubio e njoftoi kandidaturën e tij për president duke thënë se ai mund të jetë udhëheqsi i ri, siç e cilësoi ai, i një "Shekulli të ri Amerikan", nëqoftse zgjidhet president vitin që vjen.   Ai tha se beson që shekulli 21 ka mundësi të jetë gjithnjë Ahekulli amerikan (ashtu siç ka qenë shekulli i 20-të) duke theksuar se ai është personi që mund t'a udhëheq vendin drejtë atij qëllimi.

Senatori i shtetit Florida, në mënyrë simbolike njoftoi kandidaturën e tij për president  nga ndërtesa e quajtur "Kulla e Lirisë" të qytetit Miami, ku gjatë viteve të 1960-ave dhe 1970-ave aty regjistroheshin imigrantët kubanë të arratisur nga Kuba komuniste, për arsyen se sepse sipas tij, kjo ndërtesë është, "simbol i identititetit tonë si vendi i mundësive", për të gjithë.   Senatori Rubio foli për fatin e dhjetëra mijëra refugjatëve kubanë që janë arratisur nga Kuba e Fidel Castros, ashtu siç kihste ndodhur me familjen e tij, për të filluar një jetë të re në Amerikë. "Përvoja e tyre" tha ai, "Është pjesë e një tregimi më të madh, është pjesë e asaj që quhet  mrekullia amerikane.  Tregon" shtoi ai, "se si  -- të bashkuar me besimin në të drejtat që u ka falë Perëndia për të realizuar të gjitha ëndërrat, që puna dhe talentet e tyre ua bëjnë të mundur -- një grumbull njerzish, imigrantësh,  refugjatësh dhe ish skllëvërish, nga të gjitha anët e botës, të bëhen një popull dhe së bashku të krijojnë dhe të ndërtojnë kombin më të lirë dhe më të begatë që ka njohur ndonjë herë bota."  

Duke folur nga përvoja e tij si pjesëtar i një familjeje refugjatësh, ndërsa njoftoi kandidaurën e tij për president të Amerikës, ai tha se, "Shumica e njerzëve në botë janë viktima të rrethanave të vendit ku kanë lindur, të destinuar të jetojnë siç kishin jetuar prindërit e tyre.  Por, Amerika, shtoi ai, është ndryshe. "Këtu, ne jemi fëmijë, nipa dhe mbesa të atyre që kanë refuzuar të pranonin një jetë të tillë."

Të tillë, tha Senatori republikan, ishin edhe prindërit e tij që rrjedhin nga familje të varfëra kubane, por të të cilët refuzuan të pranonin një jetesë në varfëri dhe diktaturë, vendosën të  emigronin në Shtetet e Bashkuara në vitin 1956,sipas   Senatorir Rubio, "në vendin e vetëm në botë, ku aspiratat e personave si ata mund të këthehen në diçka më shumë se vetëm ëndërra."   Prindërit e tij, tha Senatori Rubio, "ndonëse nuk ishin  të pasur, asshtu si shumë refugjatë të tjerë në Amerikë të cilët erdhën në këtë vend pa para dhe pa ndonjë arsim të lartë, ata i siguruan vetes një jetë më të mirë dhe fëmijve të tyre një të ardhëshme dhe përspektivë më të mirë se ç'kishin ata."   

Snatori Rubio pohoi se prindërit e tij kishin realizuar "ëndërrën amerikane", por sipas tij, tani shumë amerikanë kanë filluar të dyshojnë nëse realizimi i asaj ëndërre është  gjithnjë i mundur duke shtuar se kjo është një prej arsyeve që ai shpalli kandidaturën e tij për president të Shteteteve të Bashkuara.   Kjo situatë e krijuar, tha ai, është pasojë e politikave që kanë ndjekur, "shumë prej udhëheqsve tonë dhe e ideve të tyre, politika këto që i përkasin shekullit të kaluar."   Kjo është arsyeja që ne nuk mund të kethehmi tek udhëheqsit dhe idetë e së kaluarës, nenvijoi Senatori republikan i shtetit Florida. "Ne duhet të ndryshojmë vendimet që jemi duke marrë tani në vendin tonë, duke ndryshuar njerëzit që po marrin këto vendime."   Kjo është arsyeja, tha ai, që i bazuar në përvojën e historisë së vendit tonë dhe i frymëzuar nga premtimi i të ardhmes, unë po shpallë kandidaturën time për president të Shteteve të Bashkuara.

Senatori Rubio i cili është në moshën 43-vjeçare, paraqiti veten para votuesve amerikanë si një kandidat ndryshe, me pikpamje përparimtare dhe largpamse, si një udhëheqës i brezit të ardhëshëm -- në krahasim me kandidatin e mundshëm
republikan Jeb Bush, i cili është në moshën 62-vjeçare dhe familja e të cilit ka dominuar Partinë Reublikane për pothuaj tri dekada dhe Hillary Clnton në moshën 67-vjeçare, bashkshorte e ish presidentit Clinton dhe e cila, sipas analistëve -- në mungesë të ndonjë kandidati tjetër demokrat që mund ta akundërshtojë më vonë -- pritet të emërohet si kandidate e Partisë Demokrate për presidente në zgjedhjet e viti që vjen.   Në një referencë të drejtë për drejtë ndaj Hillary Clinton, por pa përmendur emërin e saj, Senatori Rubio, duke njoftuar kandidaturën e tij pë president, kritiko Zonjën Clinton, e cila një ditë më parë kishte njoftuar zyrtarisht kandidaturën e saj.  Ai u shpreh se, "Jo më larg se dje, një udhëheqëse e djeshme filloi fushatën për president duke premtuar të na sjellë përsëri tek e djeshmja.  E djeshmja nuk është më, dhe ne nuk do të kethehemi kurrë më tek e djeshmja", deklaroi ai në një thënje që tani media e ka bërë si frazë  simbolike të fushatës së tij.  Ndërsa në një kritikë të tërthortë ndaj mikut dhe mbështetsit të tij të mëparshëm, ish-governatorit të Floridës,  Jeb Bush-it, djali dhe vëllai i dy presidentëve të mëparshëm të familjes Bush, dhe i cili pritet që së shpejti të njoftoi kandidaturën e tij për president -- por edhe në një vërejtje ndaj dyshimeve të skeptikve nga vendet e huaja mbi kandidaturën e tij -- Senatori Rubio u shpreh se, "Unë jetoj në një vend të veçantë, një vend ku djali i një bufetjeri dhe i një pastrueseje, mund të ketë të njëjtat ëndërra dhe aspirata për të njëjtën të ardhme si të gjithë ata që rrjedhin nga familje në zë dhe me privilegje", duke shtuar se në shumë vende të botës, posti më i lartë në vend është i rezervuar për më të pasurit dhe më të fuqishmit e shoqërisë.   

Senatori Rubio gjithashtu nënvijoi idetë e tija në lidhje me politikën e jashtme amerikane duke kritikuar tërthorazi ato që ai konsideron si gabime të politikës së jashtme të administratës së Presidentit Obama. "Ata kanë harruar", tha ai, "se kur Amerika dështon të udhëheq në botë,  ndërkohë që ndjekë një politikë që kënaqë armiqtë,  tradhëton miqët, dhe  e cila  njëherazi dobëson edhe forcat tona të armatosura, atëherë pasojë e këtij dështimi është një gjëndje kaosi në mbarë botën."  Ai ritheksoi rëndësinë për të ruajtur sigurinë e Amerikës në një botë të rrezikshme dhe shtoi se duhet ndryshsuar politika e tanishme, duke hequr dorë nga pasiviteti përball agresionit rus dhe kinez në rajonet e tyre dhe duke i dhënë fund mos interesimit ndaj zhdukjes së demokracisë dhe të drejtave të njeriut anë e mbanë botës.  Vetëm atëherë kombi ynë do të jetë më i sigurt, gjëndja në botë do të jetë më stabile dhe populli ynë do të jetë më i begatë", kur Amerika të luaj rolin ndërkombtar që i takon.

Duke folur për politikën e mbrendshme të Amerikës, ai tha se në fillim të shekullit të 19-të, nënvijoi ai, një brez amerikanësh filluan një epokë industriale me të cilën transformuan këtë vend duke krijuar ekonominë më të madhe të botës.  Si rrejdhim, tha ai, shekulli i 20-të u cilësua si Shekulli Amerikan. "Ka ardhur koha që brezi ynë të udhëheq drejtë një Shekulli të ri Amerikan", deklaroi Senatori Marc Rubio.   Në fjalim e sipër, Senatori Rubio tha se duhet të kujtojmë se është familja -- dhe jo qeveria -- institucioni më i rëndësishm i shoqërisë dhe se jeta e njeriut duhet të mbrohet me çdo kusht.  Ai pohoi se "Jam tepër i vetdijshëm se Amerika nuk më ka asgjë borxh mua. Përkundrazi, unë kam një borxh që detyrohem t'ia këthej Amerikës.  Sepse ky nuk është vetëm vendi ku kam lindë.  Amerika është vendi që ndryshoi historinë e familjes time prej refugjatësh." 
 
Është tepër heret në fushatën për president të Shteteve të Bashkuara për zgjedhjet e vitit të ardhëshëm dhe si rrjedhim është vështirë të parashikohet se cili më në fund do të jetë kandidati përfundimtar nga pothuaj një dyzinë kandidatësh të mundshëm të Partisë Republikane.  Por, nëqoftse Senatori Marc Rubio është më në fund kandidati që do të sigurojë emërimin nga zgjedhësit republikanë anë e mbanë vendit, mbetet për tu parë nëse familja e madhe Amerikane, pra votuesit amerikanë -- në garën përfundimtare nëntorin e vitit 2016, midis tij dhe kandidatit demokrat -- do t'i besojnë postin më të lartë të vendit, Senatorit Marc Rubio, pinjollit të një familjeje refugjatësh nga Kuba komuniste.
Vet fakti se, Senatori Rubio, i lindur në një familje refugjatësh kubanë në  shtetin Florida -- beson në endërrën për tu bërë president i Shteteve të Bashkuara -- tregon   se kjo në të vërtetë është një provë, se "në këtë botë ende ekziston një vend ku prejardhja etnike apo fetare nuk përbën ndonjë pengesë për realizimin e ëndërrave dhe aspiratave të çdo njeriu.", pohoi kanditati i Partisë Republikane për President të Shteteve të Bashkuara, Senatori Marc Rubio.


FRANK SHKRELI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.