VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

EKIPI I VËRTETË I ËNDËRRËS SË AMERIKËS

Nga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times


E Djelë, 03.21.2010, 09:25am (GMT1)

 

 

Shkova në një darkë të madhe në Uashington javën e kaluar. E kuptoni si: Sallë e madhe; kravata të zeza; veshje të gjata. Por kjo nuk ishte një darkë e rëndomtë. Ishin 40 të ftuar nderi. Kështu kemi lajmin tim enigmë të së dielës: Unë do t'ju jap emrat e më të nderuarve, dhe ju më thoni çfarë darke ishte. Gati?

 

Linda Zhou, Alice Wei Zhao, Lori Ying, Angela Yu-Yun Yeung, Lynnelle Lin Ye, Kevin Young Xu, Benjamin Chang Sun, Jane Yoonhae Suh, Katheryn Cheng Shi, Sunanda Sharma, Sarine Gayaneh Shahmirian, Arjun Ranganath Puranik, Raman Venkat Nelakant, Akhil Mathew, Paul Masih Das, David Chienyun Liu, Elisa Bisi Lin, Yifan Li, Lanair Amaad Lett, Ruoyi Jiang, Otana Agape Jakpor, Peter Danming Hu, Yale Wang Fan, Yuval Yaacov Calev, Levent Alpoge, John Vincenzo Capodilupo dhe Namrata Anand.

 

 Jo, më vjen keq, nuk ishte një darkë e Shoqatës së Miqësisë Kinë-Indi. E kuptuat?

 

O.K. Të gjithë fëmijët janë nxënës amerikanë të shkollave të mesme. Janë shumica e 40 finalistëve në Kërkimi i Talenteve të Shkencës Intel 2010, i cili, nëpërmjet një gare kombëtare, identifikon dhe nderon nxënësit më të mirë në matematikë dhe në shkenca të natyrës, bazuar në zgjidhjet që iu bëjnë ata problemeve shkencore. Darka e çmimeve ishte të martën, dhe, siç mund ta kuptoni nga lista e mësipërme, shumica e finalistëve vijnë nga familjet e emigrantëve, gjerësisht nga Azia.

 

Ndërkaq, nëse kini nevojë për më shumë argumente bindëse lidhur me virtutet e emigracionit, le të vijmë tek finalet e shkencës të Intelit. Unë jam një fanatik pro-emigracion. Unë mendoj se mbajtja e një vale konstante të emigrantëve të ligjshëm në vendin tonë pavarësisht nëse mbajnë kollaro blu apo uniformë laboratori është çelësi që na mban ne para Kinës. Sepse, kur ju i përzieni gjithë këta njerëz energjikë, plot aspirata të larta me një sistem demokratik dhe tregje të lira, ndodh mrekullia.

 

Nëse ne e duam këtë mrekulli, atëherë na duhet reforma e emigracionit që na garanton se ne do të tërheqim dhe mbajmë, në mënyrën e përhershme, përzgjedhjet aspiruese dhe intelektuale të dorës së parë të botës.

 

Kjo nuk është gjë e komplikuar. Në botën e sotme të komunikimit, gara më e rëndësishme ekonomike nuk është më midis vendeve apo kompanive. Gara më e rëndësishme ekonomike është në të vërtetë midis teje dhe imagjinatës sate. Sepse çfarë fëmijët tuaj imagjinojnë, ata mund ta çojnë atë më përpara, më shpejt, dhe më lirë se kurrë më parë si individë. Tani pothuaj çdo gjë po shndërrohet në komoditet, përveç imagjinatës, përveç aftësisë për të sjellë ide të reja.

 

Nëse ti sjell një ide të re tani, unë mund të gjej një skicues në Taivan për ta skicuar atë. Unë mund të gjej një fabrikë në Kinë që ta prodhojë prototipin. Mund të gjej një fabrikë në Vietnam për ta vënë në prodhim masiv. Unë mund ta përdor Amazon.com për ta nxjerrë në treg atë. Dhe këtë mund ta bëjë me çmime pabesueshmërisht të ulëta. Unë mund të përdor freelancer.com për të gjetur dikë për të krijuar logon time dhe për ta manaxhuar nga dhoma e pasme sekrete. Një gjë që nuk është komoditet dhe nuk do të jetë kurrë është të sjellësh një ide të re. Dhe kjo darkë e Intelit ishte e tëra për idesjellësit tanë më të mirë.

 

Përpara se të fillonte darka, secili konkurues qëndroi para një skeme në tabelë dhe bëri një shpjegim për një projekt specifik. Namrata Anand, njeë 17 vjeçare nga Harker School në Kaliforni, me durim na e shpjegoi kërkimin e saj, që përdorte analizat spektrale dhe të dhëna të tjera për të ekspozuar informacion për historinë e pasurimit kimik të "Yllësisë Andromeda". Nuk kuptova asgjë nga ato që ajo tha, por gjithsesi e dallova shkëlqimin në sytë e saj.

 

Bashkëbisedimi im i parapëlqyer, megjithatë, ishte me Amanda Alonzo, një mësuese 30 vjeçare biologjie në shkollën e mesme të Linbrukut në San Hozé, Kaliforni. Ajo iu kishte dhënë mësim dy prej finalistëve. Kur e pyeta për sekretin, ajo tha se ishin burimet e siguruara nga shkolla e saj, nga "prindërit tej mase mbështetës" dhe një grant nga Inteli që ia lejonte asaj të shpenzonte pjesë të çdo dite duke i frymëzuar dhe përgatitur nxënësit për të hyrë në këtë garë. Pastaj ajo më tregoi: Agjentët lokalë të pasurive të paluajtshme të San Hozesë janë duke bërë reklama në gazetat e Kinës dhe të Indisë ku iu thonë emigrantëve të mundshëm të "blejnë shtëpi" në rajonin e saj të shkollës së Linbrukut, sepse kjo prodhoi "dy fitues të garës së shkencës të Intelit".

 

Seriozisht. Rrjetet televizive ESPN apo MTV duhej t'i transmetonin finalet e Intelt live. Të 40 finalistët janë prezantuar me histori të vogla të jetës së tyre dhe aspiratat e tyre. Pastaj fituesit e nëntë projekteve më të mira janë shpallur. Dhe më në fund, me një dramë të mrekullueshme, ka dalë fituesi i çmimit $100 000 për projektin më të mirë në mes 40 garuesve. Sivjet ishte Erika Alden DeBenedictis nga New Mexico për zhvillimin e një sistemi softuer lundrimi që do të ndihmonte mjetet hapësinore që të "fluturonin nëpër sistemin diellor" më frytshëm. Pasi emri i saj u shqiptua, ajo u dynd nga konkruesit e tjerë.

 

Le të themi, ajo ishte mbrëmja më frymëzuese që kam pasur në D.C. në 20 vjet. Lejova veten të mendoj: "Nëse ne mund t'i vëmë ca gjëra në rregull emigracionin, standardet e arsimit, politikën financiare ndoshta do të jemi O.K." Kjo mbrëmje më bëri të mendoj se ndoshta Alice Wei Zhao i North High School në Sheboygan, Viskonsin, zgjedhur nga kolegët finalistë si zëdhënëse, kishte të drejtë kur tha para të pranishmëve: "Mos u sikletosni për problemet me të cilat përballet brezi ynë. Më besoni, e ardhmja jonë është në duar të mira."

 

Sa kohë që ne nuk i mbyllim dyer tona./Elida Buçpapaj

--

 

March 21, 2010

 

Op-Ed Columnist

 

America's Real Dream Team

 

By THOMAS L. FRIEDMAN

 

Went to a big Washington dinner last week. You know the kind: Large hall; black ties; long dresses. But this was no ordinary dinner. There were 40 guests of honor. So here's my Sunday news quiz: I'll give you the names of most of the honorees, and you tell me what dinner I was at. Ready?

 

Linda Zhou, Alice Wei Zhao, Lori Ying, Angela Yu-Yun Yeung, Lynnelle Lin Ye, Kevin Young Xu, Benjamin Chang Sun, Jane Yoonhae Suh, Katheryn Cheng Shi, Sunanda Sharma, Sarine Gayaneh Shahmirian, Arjun Ranganath Puranik, Raman Venkat Nelakant, Akhil Mathew, Paul Masih Das, David Chienyun Liu, Elisa Bisi Lin, Yifan Li, Lanair Amaad Lett, Ruoyi Jiang, Otana Agape Jakpor, Peter Danming Hu, Yale Wang Fan, Yuval Yaacov Calev, Levent Alpoge, John Vincenzo Capodilupo and Namrata Anand.

 

No, sorry, it was not a dinner of the China-India Friendship League. Give up?

 

O.K. All these kids are American high school students. They were the majority of the 40 finalists in the 2010 Intel Science Talent Search, which, through a national contest, identifies and honors the top math and science high school students in America, based on their solutions to scientific problems. The awards dinner was Tuesday, and, as you can see from the above list, most finalists hailed from immigrant families, largely from Asia.

 

Indeed, if you need any more convincing about the virtues of immigration, just come to the Intel science finals. I am a pro-immigration fanatic. I think keeping a constant flow of legal immigrants into our country "” whether they wear blue collars or lab coats "” is the key to keeping us ahead of China. Because when you mix all of these energetic, high-aspiring people with a democratic system and free markets, magic happens. If we hope to keep that magic, we need immigration reform that guarantees that we will always attract and retain, in an orderly fashion, the world's first-round aspirational and intellectual draft choices.

 

This isn't complicated. In today's wired world, the most important economic competition is no longer between countries or companies. The most important economic competition is actually between you and your own imagination. Because what your kids imagine, they can now act on farther, faster, cheaper than ever before "” as individuals. Today, just about everything is becoming a commodity, except imagination, except the ability to spark new ideas.

 

If I just have the spark of an idea now, I can get a designer in Taiwan to design it. I can get a factory in China to produce a prototype. I can get a factory in Vietnam to mass manufacture it. I can use Amazon.com to handle fulfillment. I can use freelancer.com to find someone to do my logo and manage by backroom. And I can do all this at incredibly low prices. The one thing that is not a commodity and never will be is that spark of an idea. And this Intel dinner was all about our best sparklers.

 

Before the dinner started, each contestant stood by a storyboard explaining their specific project. Namrata Anand, a 17-year-old from the Harker School in California, patiently explained to me her research, which used spectral analysis and other data to expose information about the chemical enrichment history of "Andromeda Galaxy." I did not understand a word she said, but I sure caught the gleam in her eye.

 

My favorite chat, though, was with Amanda Alonzo, a 30-year-old biology teacher at Lynbrook High School in San Jose, Calif. She had taught two of the finalists. When I asked her the secret, she said it was the resources provided by her school, extremely "supportive parents" and a grant from Intel that let her spend part of each day inspiring and preparing students to enter this contest. Then she told me this: Local San Jose realtors are running ads in newspapers in China and India telling potential immigrants to "buy a home" in her Lynbrook school district because it produced "two Intel science winners."

 

Seriously, ESPN or MTV should broadcast the Intel finals live. All of the 40 finalist are introduced, with little stories about their lives and aspirations. Then the winners of the nine best projects are announced. And finally, with great drama, the overall winner of the $100,000 award for the best project of the 40 is identified. This year it was Erika Alden DeBenedictis of New Mexico for developing a software navigation system that would enable spacecraft to more efficiently "travel through the solar system." After her name was called, she was swarmed by her fellow competitor-geeks.

 

Gotta say, it was the most inspiring evening I've had in D.C. in 20 years. It left me thinking, "If we can just get a few things right "” immigration, education standards, bandwidth, fiscal policy "” maybe we'll be O.K." It left me feeling that maybe Alice Wei Zhao of North High School in Sheboygan, Wis., chosen by her fellow finalists to be their spokeswoman, was right when she told the audience: "Don't sweat about the problems our generation will have to deal with. Believe me, our future is in good hands."

 

As long as we don't shut our doors.
Përktheu Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.