FLET ADAM MISCHNIK, ISH LIDER I SOLIDARNOSTIT DHE GAZETAR ME INFLUENCË : PËR POLONINË ISHTE NJË 11 SHTATOR
E Hënë, 04.12.2010, 08:58pm (GMT+1)

"Për Poloninë është një 11 Shtator, por nga Rusia ndjejmë se ka dhimbje për ne"
Voal-online - Tragjedia ajrore e Smolenskut, ku presidenti polak Lech Kaczynski, zonja e tij dhe elita e shtetit polak humbën jetën është emocionalisht një 11 shtator polak, por paradoksialisht mund të prodhojë një efekt të rëndësishëm politik: një hapje një shkrirje akujs me Rusinë, pas shekujsh të tërë armiqësie.
Dhe kur e thotë këtë Adam Michnik, ish lideri historik i Solidarnostit, themelues i Gazeta Wyborcza dhe në fund i www.gazeta.pl, respektivisht mediat më me influencë në vend. Ja edhe përgjigjet e tij.
Pyetje: A mund të na thoni se çfarë efekti do të ketë tragjedia e avionit në raport me Rusinë ?
Adam Michnik: "katastrofa sigurisht që nuk do t'i përkeqësojë raportet me Rusinë, por do t'i përmirësojë. Unë besoj se reaksioni i Rusisë ishte shumë i rëndësishëm dhe prandaj ia vken që ta nënvizoj për efektin e vet. ka shpërthyer një valë "polonifile", ndjenja miqësie e Rusisë në drejtim të Polonisë.
Kur presidenti rus deklaroi një ditë zie kombëtare në vendin e tij për tragjedinë ajrere që i kushtoi jetën presidentit polak dhe shumë të tjerëve, kur televizioni rus transmetoi në orën më të ndjekur të mbrëmjes filmin 'Katyn' (e regjizorit të madh Andrzej Wajda ku u masakruan 22 mijë ushtarakë polakë, elita polake e atëhershme, nga policia sekrete e Stalinit), këto janë sinjale pro-polakë shumë të qartë. Kjo duhet të ketë një efekt pozitiv në marrëdhëniet oplako-ruse, por nuk mund të them se këto marrëdhënie i ka krijuar katastrofa ajrore".
 
Atëhere si e shpjegon ?
"Unë më tepër shoh një reksion spontan të shtetit rus dhe të shoqërisë ruse ndaj dramës që ka prekur polakët. Kujtoj imazhet e njerëzve të thjeshtë, ato që kam parë dhe dëgjuar nga turma të mëdhe njerëzish përpara ambasadës të Polonisë në Moskë dhe konsullatës polake në San Pjetërburg.
Këto janë ngjarje shumë sinjifikative. Vzahdoj të insistoj, nuk mendoj se katastrofa vetëm, do të mundte të ndryshonte raportet tona me Rusinë. Tragjeditë ajrore, ato të natyrës apo fatkeqësi të tjera nuk mund të ndryshojnë rrjedhën e historisë.
Por rrjedha e historisë mund të ndrsshohet nga fati, dhe nga ndjenjat e simpatisë për viktimat. Edhe një herë e nënvizoj: nëse në këtë ngjarje ka diçka në sensin pozitiv ka qenë reagimi i shtetit rus".
Presidente Kaczynski, me vdekjen e tij tragjike, del nga skena politike edhe si një pengesë që ka qenë për përmirësimin e raporteve me Rusinë?
"Unë nuk mendoj kështu, dhe unë mendoj se spekulime të tilla janë tërësisht të papërshtatëshme tani, e shoh tepër të padrejtë dhe të papërshtatëshme të thuhen të tilla gjëra edhe përpara se të varrosen viktimat".
Shoku dhe zija e popullit polak është tepër e madhe: janë ndjenja kolektive të ngjashme dhe të krahasueshme me atë që ngju më 11 shtator apo me vdekjen e papa Vojtilës?
"Për opinionin publik polak këto orë janë të ngjashme me atë gjendje shpirtërore pas sulmit ndaj Kullave Ninjake në New York. Sepse ka ngjarë diçka absolutisht e imagjinueshme. Por kur u sulmua New Yorku, problemi ishte për të zbuluar përgjegjësit e tragjerdisë, ndërsa sot jemi përballë një tragjedie të shkaktuar nga verbësia e
fatit. ".
Emocionet shkaktuar nga tragjedia do të ndryshojnë situatën poltike dhe humorin politik në Poloni?
"Jemi përpara një shoku dhe tragjedie të madhe, por nuk shoh asnjë ndryshim radikal përpara portës. Zgjedhjet presidenciale janë të parakohëshme, por kjo nuk parashikon ndonjë ndryshim rrënjësor".
A nuk ndihet një dëshirë më e madhe për qetësi, harmoni, moderim dhe unitet kombëtar ?
"Nuk e di nëse do të jetë e mundur por nuk e parashoh. Në të ardhmen e afërme klima do të jetë e ndryshme por në jetën politike polake nuk ka asnjë revolucion.
Dhe besoj se edhe ndryshime normale midis partive do të rikthehen rishtas. Fusata elektorale do të ndrysojë, sepse partie PiS, e vëllezërve binjakë, ku ishte kandidat presidenti i vdekur duhet të zgjedhë një kandidat të ri, edhe partie Sld (e majta demokratike polake) ka humbur edhe ajo kandidatin e saj Smajdzinski në tragjedi. Në këtë sens do të kemi rigrupime të reja në skenën poltike.
Klima e qetësisë, e mungesës së diferencave është tipik një reagim i tipit polak pas një tragjediee të madhe, por është për një kohë të shkurtër. Nuk mund të kam kurrë iluzionin se Polonia do të humbasë pas kësaj tragjedie dallimet politike".
Kaczynski ishte një president konservator, i akuzuar se e kishte ndarë vendin politikisht, sot është kthyer i vdekur në shtëpi i pritur si një hero kombëtar...
"Nuk është hero kombëtar dhe sigurisht që nuk mund të thuhet për të se është shkaktari për atmosferën e bdarjeve politike. Kush e ka kritikuar përpara nuk e kritikon tani, por nuk shoh asnjë ndryshim substancial. Kush ka qenë me të do të qendrojë qartë në linjën e tji politike, kush e ka kritikuar do të qendrojë kritik në qendriemt e tij, përtej zisë për një njeri që ishte viktimë e një tragjedie kaq të tmerrshme"./Elida Buçpapaj
Përktheu dhe përgatiti Elida Buçpapaj
|