VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - EUROPA NË VËSHTIRËSI: POLONIA DHE HAKMARRJA E HISTORISËNga ANGELO PANEBIANCO, Corriere della Sera

                                                                                      

E Enjte, 11.13.2025, 01:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

EUROPA NË VËSHTIRËSI: POLONIA DHE HAKMARRJA E HISTORISË

Nga ANGELO PANEBIANCO, Corriere della Sera


E Mërkurë, 04.14.2010, 06:02am (GMT+1)

 

Asgjë nuk është bërë në mënyrë më sipërfaqësore, më të cekët se zgjerimi drejt Lindjes

Edhe pse nuk ka ndonjë lidhje, por vetëm një koincidencë kohore, midis katastrofës ajrore, e cila duke e kryerprerë në tokën ruse një pjesë të rëndësishme të klasës udhëheqës polake ka ngjallur fantazmat e Luftës së Dytë Botërore dhe ndarjet europiane mbi çështjen e shpëtimit të Greqisë, të dy episodet sinjalizojnë sa të rënda dhe komplekse janë problemet që e mbërthejnë Europën. Nuk kanë kaluar shumë vjet prej kur europianët, ose shumë prej tyre, flisnin për Europën sikur bëhej fjalë për një kontinent tashmë jashtë rrezikut të pritave të historisë. Ka qenë një kohë kur elitat europiane besonin çiltërsisht se integrimi ishte një rrugë ku Europa shkon dhe nuk kthehet më. Shumë mendonin se madje bashkimi politik ishte pothuaj e gatshme, diçka e realizueshme në një a dy brezni. Bashkimi Europian atëherë kishte prestigj të madh (rritur nga suksesi i monedhës së përbashkët) dhe aftësia e tij për joshje ndaj vendeve që nuk bënin pjesë, ishte shumë e fortë. Ishte epoka në të cilën mund të përfytyroheshin strategjitë ambicioze dhe planet madhështore të zhvillimit (strategjia e Lisbonës e vitit 2000). Në polemikë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përrallisej për një Europë "fuqi civile" e cila, me mënyrat e saj bujare dhe qetësuese, kishte me sjellë qëndrueshmëri dhe mirëqenie në skakierat e nxehta të Planetit.

Pastaj gjërat filluan të marrin një tjetër drejtim. Me zgjerimin, heterogjiniteti (larushia) i brendshëm i Bashkimit u rrit, krijoi kontraste dhe rreziqe të paralizave të proceseve vendimmarrëse europiane. Lufta në Irak, duke e ndarë Europën në dy fronte, njëri në favor e tjetri kundër Shteteve të Bashkuara, nxori në pah pastaj mospajtimet rrënjësore në lëshimet gjeopolitike dhe në mënyrën se si qeveritë europiane i përkufizonin interesat përkatëse nacionale

(Kjo gjë u përsërit gjatë luftës ruso-gjeorgjiane të vitit 2008, kur pikërisht polakët muarën pozicione më të rrepta ndaj imperializmit rus në ringjalle). Goditja më e rëndë ishte humbja e së ashtuquajturës "kushtetutë europiane" në referendumin francez të vitit 2005. Pikërisht në njërin nga vendet më themelore të Bashkimit elektorati vendoste t'ua jepte një shuplakë të fortë atyre elitave që kishin konsideruar se kishte ardhur koha për një integrim më të madh. Adoptimi i mëvonshëm i Traktatit të Lisbonës e qepi plagën pa e shëruar.

Shikojmë sot. Mund të parapëlqejmë një lexim të menjëhershëm, më sipërfaqësor, të arsyeve aktuale të krizës apo një lexim që rrëmon në kërkimin e forcave më të thella. Nga një lexim i menjëhershëm, shumë probleme duket se varen nga sjelljet e Gjermanisë së çliruar nga komplekset e së kaluarës dhe nga linjat prijëse të themeluesve të saj modernë, nga Adenauer te Kohl. Në rastin e Greqisë iu takon ekspertëve të vlerësojnë marrëveshjen e arritur dje, pas një travaje të gjatë, në Eurogrup: Gjermania, pasi kishte qenë e patundur në pengesën e pathyeshme për një zgjidhje europiane të krizës greke, ka zgjedhur në çastin e fundit (edhe duke llogaritur ekspozimin e bankave gjermane ndaj krizës) rrugën e kompromisit. I rëndësishëm në vetvete, evolucioni i krizës greke do të jetë edhe, e sidomos, për të matur mundësitë e ardhshme të mbajtjes së eurozonës. Ato mundësi varen nga aftësia e mëtejshme e partnerit për t'u pikëtakuar drejt një interesi të përbashkët. Nëse afirmohet perceptimi i një mospajtimi midis interesave nacionale, pikëtakimi bëhet i humnershëm. Tani mund vetëm të vërejmë se duke hequr dorë nga roli i saj tradicional i liderit të Europës, Gjermania ka flakur tashmë boshtin franko-gjerman, motorin antik të integrimit.

 

Por vihet re edhe se duke ndërruar vende e skenare, sa politika Gjermanisë së re kushtëzon rastin polak. Drojat e Varshavës ndaj imperializmit rus, ushqyer nga kujtesa që nuk mund të fshihet, janë acaruar nga përcaktimi gjerman për një martesë interesash me Rusinë e Putinit dhe Medvedevit. Vendet e Lindjes, me në krye Poloninë, janë gjithmonë më pak të sigurta që Bashkimi Europian të jetë i aftë për mbrojtjen e tyre të duhur dhe një solidarietet jo vetëm zyrtar përballë hungërimave të përditshme të ariut rus. Por, nëse rrëmohet më thellë, problemi nuk është më politika e Gjermanisë. Problemi është se historia rëndon dhe, sidomos kur ajo mohohet, mbaron së bëri llogari. Asgjë nuk është bërë në mënyrë më sipërfaqësore, më të cekët se zgjerimi i Lindjes. Ishte e nevojshme të dihej nëse ai zgjerim iu interesonte vendeve që kishin rifituar pavarësinë kombëtare pas një gjysmë shekulli të sundimit sovjetik dhe që ato shqetësime gjeopolitike (tejet të kuptueshme) do të adresoheshin në kërkimin e një mbrojtjeje nga ringjallje e mundshme e imperializmit rus.

Po kështu, më në përgjithësi, ishte e nevojshme të dihej të bëhej vlerësimi i peshës së ndarjeve shekullore të Europës. Nuk mund të zgjatej shumë dora në drejtim të bashkimit politik pa provokuar reaksionin popullor që do të kishte vënë në rrezik deri edhe mirësinë e pamasë që integrimi ekonomik e monetar ia kishte dhënë Europës. Janë disa afate dhe ritme që duhen respektuar. Gjithnjë duke shikuar në forca më të thella, është e vështirë të vësh në lidhje krizën aktuale të Bashkimit Europian me dobësimin e rolit politik të Shteteve të Bashkuara. Europianëve shpesh nuk iu vjen mirë t'ua kujtosh, por nuk do të kishte pasur asnjë proces integrimi europian jashtë kontekstit të sigurisë së garantuar pas Luftës së Dytë Botërore nga ana e Shteteve të Bashkuara. Kjo sugjeron mundësinë që e ardhmja e bashkësisë euro-atlantik dhe ajo e integrimit europian të jenë mes tyre më te¨lidhura se zakonisht besohet dhe që rënia ose rimëkëmbja e së parës mund të koincidojë (përkojë) me rënien apo rimëkëmbjen e së dytës./Përktheu Skënder Buçpapaj

 

Angelo Panebianco
12 aprile 2010

--

EUROPA IN DIFFICOLTÀ

La Polonia e le vendette della Storia

Nulla è avvenuto in modo più superficiale, più acritico, dell'allargamento verso Est

EUROPA IN DIFFICOLTÀ

La Polonia e le vendette della Storia

Nulla è avvenuto in modo più superficiale, più acritico, dell'allargamento verso Est

Anche se non c'è alcun legame, ma solo una coincidenza temporale, fra il disastro aereo che decapitando in terra russa una parte importante della classe dirigente polacca ha risuscitato i fantasmi della Seconda guerra mondiale e le divisioni europee sulla questione del salvataggio della Grecia, i due episodi segnalano quanto gravi e complessi siano i problemi che attanagliano l'Europa. Non sono passati molti anni da quando gli europei, o molti di loro, parlavano dell'Europa come se si trattasse di un continente ormai al riparo dalle imboscate della storia. C'è stato un tempo in cui le elite europee credevano sinceramente che l'integrazione fosse una strada a senso unico e dalla quale l'Europa non sarebbe mai più tornata indietro. Molti pensavano che persino l'unificazione politica fosse a portata di mano, realizzabile nel giro di una o due generazioni. L'Unione godeva allora di grande prestigio (accresciuto dal successo della moneta unica) e la sua capacità di attrazione sui Paesi che non ne facevano parte era fortissima. Era l'epoca in cui si potevano immaginare ambiziose strategie e grandiosi piani di sviluppo (la strategia di Lisbona del 2000). In polemica con gli Stati Uniti, si favoleggiava di una Europa «potenza civile » che, con i suoi modi gentili e rassicuranti, avrebbe portato stabilità e benessere negli scacchieri caldi del Pianeta.

Poi le cose cominciarono a girare in un altro modo. Con l'allargamento, l'eterogeneità interna all'Unione aumentò, crebbero i contrasti e i rischi di paralisi dei processi decisionali europei. La guerra in Iraq, spaccando l'Europa in due fronti, uno a favore e uno contro gli Stati Uniti, rivelò poi l'esistenza di radicali divergenze nelle concezioni geopolitiche e nel modo in cui i governi europei definivano i rispettivi interessi nazionali (la cosa si è ripetuta durante la guerra russo- georgiana del 2008, quando proprio i polacchi assunsero le posizioni più intransigenti verso il rinascente imperialismo russo). Il colpo più duro fu la sconfitta della cosiddetta «costituzione europea » nel referendum francese del 2005. Proprio in uno dei Paesi-cardine dell'Unione l'elettorato sceglieva di dare un violento ceffone a quelle elite che avevano ritenuto i tempi maturi per una maggiore integrazione. La successiva adozione del trattato di Lisbona tamponò la ferita senza guarirla.

Guardiamo all'oggi. Possiamo scegliere una lettura immediata, più superficiale, delle attuali ragioni di crisi oppure una lettura che scavi alla ricerca delle forze più profonde. A una lettura immediata, molti problemi sembrano dipendere dagli atteggiamenti di una Germania emancipata dai complessi del passato e dalle linee guida dei suoi moderni fondatori, da Adenauer a Kohl. Nel caso della Grecia spetterà agli esperti valutare l'accordo raggiunto ieri, dopo un lungo travaglio, nell'Eurogruppo: la Germania, dopo essersi eretta a inflessibile ostacolo per una soluzione europea della crisi greca, ha scelto all'ultimo momento (anche tenendo conto dell'esposizione delle banche tedesche nella crisi) la via del compromesso. Importante per se stessa, l'evoluzione della crisi greca lo sarà anche, e soprattutto, per misurare le possibilità future di tenuta dell'eurozona. Quelle possibilità dipendono dalla continua capacità dei partner di convergere verso un interesse comune. Se si afferma la percezione di una incompatibilità fra gli interessi nazionali, la convergenza diventa ardua. Per ora si può solo osservare che rinunciando al suo tradizionale ruolo di leader dell'Europa, la Germania ha già mandato in pezzi l'asse franco-tedesco, l'antico motore dell'integrazione.

Ma si noti anche, cambiando luoghi e scenario, quanto la politica della nuova Germania condizioni la vicenda polacca. Le paure di Varsavia nei confronti dell'imperialismo russo, alimentate da una memoria che non può essere cancellata, sono esasperate dalla scelta tedesca di un matrimonio di interessi con la Russia di Putin e Medvedev. I Paesi dell'Est, Polonia in testa, sono sempre meno sicuri che l'Unione sia capace di dare loro adeguata protezione e una solidarietà non solo formale a fronte dei periodici ruggiti dell'orso russo. Se si scava a un livello più profondo, però, il problema non è più la politica della Germania. Il problema è che la storia pesa e, soprattutto quando viene negata, finisce per presentare il conto. Nulla è avvenuto in modo più superficiale, più acritico, dell'allargamento a Est. Bisognava sapere che quell'allargamento interessava Paesi che avevano riacquistato l'indipendenza nazionale dopo mezzo secolo di dominio sovietico e che le loro (comprensibilissime) preoccupazioni geopolitiche sarebbero state indirizzate a cercare protezione da un possibile, risorgente imperialismo russo.

Così come, più in generale, bisognava saper valutare il peso delle secolari divisioni dell'Europa. Non era possibile forzare troppo la mano nella direzione dell'unificazione politica senza provocare reazioni popolari che avrebbero messo a rischio persino il tantissimo di buono che l'integrazione economica e monetaria aveva dato all'Europa. Ci sono tempi e ritmi che vanno rispettati. Sempre guardando alle forze più profonde, è difficile non mettere in relazione l'attuale crisi dell'Unione con l'indebolimento del ruolo politico degli Stati Uniti. Agli europei, spesso, non fa comodo ricordarlo ma non ci sarebbe stato nessun processo di integrazione europea al di fuori del contesto di sicurezza garantito dopo la Seconda guerra mondiale, dagli Stati Uniti. Ciò suggerisce la possibilità che il futuro della comunità euro-atlantica e quello dell'integrazione europea siano fra loro più connessi di quanto di solito si creda e che il declino o il rilancio della prima possano coincidere con il declino o il rilancio della seconda.

Angelo Panebianco
12 aprile 2010

Përktheu Skënder Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FLET ADAM MISCHNIK, ISH LIDER I SOLIDARNOSTIT DHE GAZETAR ME INFLUENCË : PËR POLONINË ISHTE NJË 11 SHTATOR (04.12.2010)
A MUND TË SHPËTOHET CNN?Nga ROSS DOUTHAT, New York Times (04.10.2010)
A DO TË KETË PRANVERË PAS TAKIMIT TË PRAGËS OBAMA-MEDVEDEV ?! (04.08.2010)
Absurdland : NA ISHTE NJË HERË LDK-JA !Nga Elida BUÇPAPAJ (04.03.2010)
MBUSHEN PESË VJET NGA VDEKJA E PAPËS GJON PALI II (04.02.2010)
JOE DIOGUARDI: NE DO TË VAZHDOJMË TË BËJMË HISTORINË !Intervistoi: Raimonda MOISIU (04.01.2010)
E TRETA E VËRTETA - ALBANIAN AMERICANS FOR DIOGUARDINga KLAJD KAPINOVA, New York (04.01.2010)
SPEKULLIMI SANDRA BULLOCKNga DAVID BROOKS, New York Times (03.30.2010)
PRESIDENTI BARAK OBAMA FALËNDERON SHKRIMTARIN NAUM PRIFTI PËR URIMET E DËRGUARA (03.28.2010)
VAJTJA NË EKSTREMNga PAUL KRUGMAN, New York Times (03.26.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2025  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]