VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
UNË VIJ NË PREKAZ - NGA ELIDA BUÇPAPAJ E Enjte, 03.05.2009, 09:10am (GMT1)
Unë vij në Prekaz mbi kalin e pikëllimit prej plagosjes së natës që s'fle nga ngashërenjat prej heshtjes të njeriut se këtu fjalët i ka zënë gjumi i madh i tokës të skuqur si flamuri nga gjaku unë vij në Prekaz e çmendur nga drithërenjat dhe përpëlitjet e Hënës nga vezullimet yjore prej përshkënditjes fosforeshente të eshtrave të njeriut unë vij në Prekaz dhe ngrij e palëvizur si mermeri i varreve nën harkun e violinave të vajit të fijeve të barit që qajnë nga mungesa e hapave të fëmijëve
Qershor 2007 (Është marrë nga libri i Elida Buçpapajt "Rapsodi e Golgotës së Tranzicionit", Omsca 2012) ELIDA BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |