VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
AMBASADA AMERIKANE NË TIRANË NDERON DY ISH ZYRTARË TË SAJ "Ranë për idealet e lirisë dhe demokracisë" Nga FRANK SHKRELI E Shtunë, 08.07.2010, 08:01pm (GMT1) Ambasada e Shteteve te Bashkuara ne Tirane zbuloi te Premten, ne nje ceremoni te posacme, memorialin kushtuar dy ish zyrtareve te saj -- Kol Kuqali dhe Loni Adami. Loni Adami punoi si sekretar dhe Kol Kuqali si perkthyes deri ne mbylljen e kesaj ambasade ne vitin 1939, dhe me vone u torturuan dhe u pushkatuan nga regjimi i Enver Hoxhes, vetem e vetem se besonin ne vlerat e demokracise dhe te paqes midis popujve. U gezova pa mase per kete gjest njerezor te ambasades amerikane ne Tirane, pasi une ndjej nje lidhje te posaçme me kete perfaqesi diplomatike amerikane. Une kam patur nderin dhe privilegjin si shqiptaro-amerikan qe per nje periudhe te gjate t'i sherbeja atdheut te lindjes dhe vendit te adaptuar. Si i tille, une pata fatin te isha anetar i delegacionit te pare zyrtar te Shteteve te Bashkuara ne Shqiperi pas rivendosjes se lidhjeve diplomatike midis Washingtonit e Tiranes, ne Mars te Vitit 1991. Njera prej objektivave te misionit te ketij delegacioni prej kater vetesh ishte ri-hapja e ambasades se re amerikane ne kryeqytetin shqiptar, e mbyllur per pothuaj 50 vjet. Per mua, si shqiptaro-amerikan, nuk kishte gezim me te madh, qe me ne fund, lidhjet natyrore te miqesise midis dy vendeve u rivendosen. Ne ditet e para te qendrimit tone ne Tirane na biseduan per fatin e ketyre dy ish zyrtareve, dhe degjuam tregime rrenqethese mbi krimet e regjimit komunist te Enver Hoxhes, qe ne siperfaqe dukeshin te pa besueshme nga brutaliteti i tyre, por siç mesuam gjate asaj vizite dhe nga zbulimet e mevonshme, keto ishin vetem fillimi. Si rrjedhim, megjithese Ministria e Jashteme insistonte qe te na siguronte shoqerues "per te miren tone", ne vendosem qe te udhetonim, pa shoqerues zyrtar, neper Shqiperi dhe te mesonim sa me shume mbi te verteten qe i kishte ndodhur ketij vendi. Nje nder keto tregime ishte edhe fati i keq i Kol Kuqalit dhe Loni Adamit. Fatkeqesisht askush nuk dinte shume hollesi mbi fatin e tyre perveç informatave baze se ata u vrane vetem e vetem se kishin punuar per ambasaden amerikane dhe si te tille konsideroheshin si armiq te regjimit te ri komunist dhe si "spiune" te Amerikes. As sot, per fat te keq, shoqeria shqiptare nuk di shume per ta. Prandaj, eshte per t'u pershendetur Ambasadori Withers dhe stafi i ambasades se Shteteve te Bashkuara ne Tirane per kete ndermarrje fisnike te zbulimit te pllakes perkujtimore per nder te Loni Adamit dhe Kol Kuqalit. Ambasadori Withers shpjegoi se dy guret e memorialit, njeri i vogel dhe tjeteri me i madh, simbolizojne jeten e re te shkurtuar nga diktatura komuniste dhe guri i madh simbolizon kontributin dhe respektin e perhereshem karshi ketyre dy ish zyrtareve te Ambasades amerikane ne Tirane. Ky monument, ne te njejten kohe simbolizon edhe natyren e shoqerise amerikane per te mos harruar kurre ata qe jane flijuar per nje kauze te drejte dhe njerezore, siç ishte kauza e ketyre ish zyrtareve te ambasades amerikane ne Shqiperi. Gjithashtu, ndjej se kejo pllake, simbolizon edhe punen dhe sakrificat e te gjithe atyre -- shqiptare dhe amerikane -- qe kane punuar me vite per te sjelle marredheniet midis kombit shqiptar dhe kombit amerikan, ne nivelin qe keto marredhenie gezojne sot. Kol Kuqali dhe Loni Adami besonin se te qenet besnik ndaj traditave te shendosha shqiptare nuk pengonte harmonine dhe paqen midis popujve te botes, ne kete rast popullit amerikan dhe popullit shqiptar, dhe nderimit dhe respektimit reciprok midis kombeve. Une, si shqiptaro-amerikan, qe gjithmone kam besuar dhe punuar per miqesine dhe marredhenje te ngushta midis kombit shqiptar dhe atij amerikan, per te cilat ambasada amerikane ne Tirane punon çdo dite -- pershendes kete ndermarrje te ambasades amerikane dhe nderoj kujtimin e Kol Kuqalit dhe Loni Adamit, ne emer te te gjithe atyre qe jane zhdukur e mbytur vetem e vetem se besonin ne demokraci e liri per kombin shqiptar dhe ne miqesine midis popullit shqiptar dhe amerikan. FRANK SHKRELI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |