VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË NGA ELIDA BUÇPAPAJ E Shtunë, 10.02.2010, 07:38am (GMT1) ![]() Rezoluta e 28-shes nënshkruar midis kryediplomates të BE-së dhe Serbisë ka krijuar një situatë shumë paradoksale, ndërkohë shumë të dëmshme, për Kosovën dhe stabilitetin e rajonit, pasi po përpiqet që të rihapë një faqe të mbyllur që me Planin Ahtisaari. Bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë që u drejtuan nga ish-presidenti i Finlandës Martti Ahtisaari, u mbajtën në Austri dhe përfunduan më 2007. Kosova e shpalli pavarësinë në shkurtin e vititi 2008. Në nëntor të 2005, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së i asaj kohe Kofi Annan e emëroi z.Ahtisaari si të Dërguar Special për Kosovën. Në fillim të vitit 2006 z.Ahtisaari hapi në Vjenë zyrën e të Dërguarit Special të OKB-së (UNOSEK), prej nga u drejtuan bisedimet e statusit të Kosovës midis palëve, të cilat përfunduan në korrik të 2007, kur Ahtisaari shpalli Planin Homonim dhe e konsideroi misionin e tij të përfunduar. Pra, hapja sot e tezës për bisedime, siç pretendohet në Rezolutë, në të cilën nuk ka asnjë klauzolë që ta kushtëzojë Serbinë, e kthen Kosovën në vitin 2007, kur nuk e kishte shpallur ende pavarësinë. Kësisoj Rezoluta e 28-shes midis baroneshës Ashton dhe Tadiçit, e ka frymëzuar këtë të fundit, që ta përdorë tribunën e Asamblesë së Përgjithëshme për t'iu bërë thirrjeve vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të mos ndryshojnë qëndrim gjatë dialogut. Boris Tadiç po nga tribuna e Asamblesë së Përgjithshme, ndërsa kërkoi që Serbia t'i kthehet tryezës të negociatave, përsëriti edhe një herë refrenin e tij të njohur se "Beogradi nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës dhe se Serbia nuk do ta ndryshojë qëndrimin e vet gjatë dialogut". Ndërkohë sipas zv/kryeministrit të Serbisë Ivica DaÄić, bisedimet për statusin e Kosovës gjatë dialogut janë të paevitueshme. Pra Serbia, përmes Rezolutës së 28-shes që e arriti me Kryeshefen e diplomacisë së BE-së, kërkon që të dialogojë me Kosovën, duke mos e njohur as pavarësinë e Kosovës, duke iu kundërvënë jo vetëm Planit Ahtuisaari, që rrodhi prej negociatave midis palëve në Vjenë nën monitorimin e trojkës, por edhe gjithçkaje që ka arritur Kosova deri më tash. Rezoluta e 28-shes, së cilës Kryediplomatja e BE-së, Kathy Ashton i bën jehonë si sukses të saj, në vend që ta zbuste Beogradin, sepse aty i drejtohet edhe një ftesë e zjarrtë për integrimin e saj në BE, e ka bërë Serbinë më agresive, më të egër dhe të pashpirt në pretendimet e saj kundër Kosovës. Catherine Ashton, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, këtyre ditëve ka përsëritur edhe një herë se ajo "mbështet iniciativën për dialog midis Prishtinës dhe Beogradit", duke theksuar se "një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës do të jetë çelësi i progresit në integrimin e këtyre shteteve në BE". Kjo deklaratë e z.Ashton duket spekulative, përderisa Kosovën nuk e kanë njohur ende pesë vende anëtare të BE-së dhe ato që thotë z.Ashton nuk kanë lidhje fare me ato që pretendon Serbia. Fakti që Rezolutën e 28-shes nënshkruar me Catherine Ashton, Përfaqësuesen e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Beogradi e përdor si dokument për të kthyer pas rrotën e historisë, dëshmon edhe një herë se Serbia e Tadiçit ka ndryshuar përmes kurtuazisë diplomatike manierat, por jo zakonet e Serbisë së vjetër. Fakti që Rezoluta e 28-shes ka bërë që Beogradi të rrisë agresivitetin e tij ndaj Kosovës, duke i shërbyer kthimit prapa të proceseve, tregon se kjo Rezolutë është në funksion të interesave shumë anakronike të Beogradit, të cilat prodhuan në Kosovë dhe Ballkan vitin 1998-të dhe nuk i shërben aspak qetësisë dhe stabilitetit të Evropës Juglindore. (Ky opinion është botuar tek Bota Sot më 27 Shtator) E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS Nga ELIDA BUÇPAPAJ REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË NGA ELIDA BUÇPAPAJ Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO" NGA ELIDA BUÇPAPAJ SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË NGA ELIDA BUÇPAPAJ 14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010 E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE Nga ELIDA BUÇPAPAJ TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PARA VJEN KOSOVA Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PËRSE KAQ VONË ? Nga ELIDA BUÇPAPAJ DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS ! Nga ELIDA BUÇPAPAJ TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ Nga ELIDA BUÇPAPAJ TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË ! BARDHYL AJETIT DISA KËSHILLA PËR ALBIN KURTIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ 15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE Nga ELIDA BUÇPAPAJ INDIFERENCË E VERBËR E POLITIKËS NDAJ ARRESTIMIT BRUTAL TË ALBIN KURTIT NGA POLICIA ME ANTIPLUMB Nga ELIDA BUÇPAPAJ KOSOVA E EMANCIPUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ ELIDA BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |