VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Martë, 10.19.2010, 05:34pm (GMT1)

Nuk kam të dhëna që qeveria e Shqipërisë në pjesën e dytë të viteve 1980 të ketë investuar në gërmime për gjetjen e thesarit të Ali Pashë Tepelenës. Por të gjithë ne që e kemi jetuar atë kohë, mbajmë mend patjetër psikozën e përhapur në Shqipëri se ky thesar, i fshehur diku në Shkëmbin e Kavajës, mund të gjendej dhe ashtu mund ta shpëtojë Shqipërinë komuniste nga kriza ekonomike.

I vetmi që e dokumentoi, pavarësisht se në fiksion, në art, ishte një prozator në një novelë të tijën në Nëntori, revistën e vetme letrare artistike të asaj kohe në Shqipëri. Dhe kjo i shkaktoi autorit ndalimin e novelës, heqjen e profesionit të lirë, dërgimin në një nga fshatrat e Fierit, ndërsa botuesit, pra kryeredaktorit të asaj kohe të revistës Nëntori, pushimin nga puna. Duket se përhapja e thashethemnajës së thesarit të Ali Pashë Tepelenës ishte vepër e Drejtorisë së atëhershme të Dezinformacionit, pra e përhapjes së informacioneve të pavërteta, pranë Sigurimit të Shtetit. Detyrë e kësaj drejtorie duket se ishte jo vetëm përhapja e dezinformacioneve, por edhe administrimi i tyre, pra sa të mos lejohej që ato të merrnin kurrsesi formë publike, duke mbetur vetëm mjegull e zhdavaritshme në materien gri të trurit kolektiv të shqiptarëve.

Në të njëjtën formë të shpëtimtarit tash sindromi i thesarit të Ali Pashë Tepelenës paraqitet në Greqinë fqinje të përballur me krizën më të rëndë ekonomike në historinë e saj dhe me krizën më të pashoqe në kuadrin e krizës ekonomike botërore aktuale. Lajmin që ka ardhur tek unë nëpërmjet Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP) të premten, e ka dhënë i pari vetë televizioni publik grek, i cili raportonte se në Greqinë qendrore të Greqisë, "ka filluar kërkimi për thesarin e Pashait Otoman të shekullit të 19", për të cilin mendohet se do të ndihmonte për zbutjen e borxheve të mëdha të këtij vendi. Kërkuesi i thesarit, thuhet më tej është greko-australiani Vangelis Dima, i cili po e financon gërmimin për gjetjen e vendndodhjes (lokacionit) të rezervave të Ali Pashës, që hamendet të jerë afër fshatit Vassiliki, 352 kilometra në veri-perëndim të Athinës.

"Cenzorët më tregojnë se atje është thesari i madh i fshehur më poshtë", i ka thënë Dima televizionit shtetëror. Ndërkohë zyrtari i fshatit Vassiliki, Vaios Ziakas, iu ka thënë reporterëve të televizionit shtetëror se operacioni i lejuar nga shteti po zhvillohet ngadalë. Edhe versionin grek të serialit të thesarit të Ali Pashë Tepelenës është kështu i përfshirë shtetit. Në krahasim me Shqipërinë e pjesës së dytë të viteve 1980, versioni fqinj është në dritë të diellit, së paku, ta zëmë në pjesën e tij të dukshme të ajsbergut, siç do të hamendësonin të gjitha fantazitë që shprushiten nga kjo ngjarje.

Mua në të vërtetë kjo ngjarje më tingëllon më shumë si një shesh xhirimi i hapur ndaj çdo regjie, çdo kamere, çdo protagonisti, çdo trupe aktorësh e ndaj çdo trupe realizuese, ndaj çdo studioje të mundshme kinematografike, televizive, teatrore e çkado tjetër që mund të përfytyrohet. Nuk e marr dot me mend si mund ta mposhtë tundimin Hollivudit dhe të mos bëjë xhirimin, së paku inkonjito, padukshëm, të kësaj që po ndodh në fshatin Vasiliki të Greqisë qendrore. Nëse do të bëhej përpjekje për ta përcaktuar gjininë artistike të temës që po zhvillohet atje është e vështirë që ajo të gjendet diku midis trillerit, krimit, horrorit, fantazisë, dokumentaristikës, reality showt e tjerë.

Ali Pashë Tepelena (1740-1822) është një figurë shqiptare me një rëndësi të caktuar në historinë e kombit tonë, por duket se me një rëndësi të jashtëzakonshme në historinë e vendit fqinj jugor. Ai arriti ta mbante jashtë sundimit otoman një pjesë të madhe të jugut shqiptar, sidomos të nën Vjosës, si dhe një pjesë të madhe të Greqisë, duke sunduar gjithë Thesalinë në atë kohë e duke bërë kryeqytet të pashallëkut të tij të famshëm Janinën, e cila do të lulëzonte atëherë më shumë se kurrë. Periudha e tij e sundimit jo rastësisht i parapriu revolucionit që çoi në pavarësinë e Greqisë pak vite pas mbarimit të sundimit të tij. Ali Pashë Tepelena e mbaroi sundimin më 1992, vit kur Stambolli e ekzekutoi me vdekje në mënyrën më shembullore, ndërsa pavarësia e Greqisë vinte më 1827. Revolucioni që oi në këtë pavarësi ishte grek për nga qëllimi, por ishte shqiptar për nga përbërja. Historianët tanë thonë se pashai synonte bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare dhe nxjerrjen e tyre nga sundimi otoman, çka nuk i arrit kryesisht për faj të pashallarëve bashkëkohës të tij të veriut, Bushtallinjve.

Tejet i ndërlikuar për t'u përfshirë nga syri i historianëve, duket se Ali Pashë Tepelena shumë me tepër se fantazitë e shquara individuale artistike, vazhdon t'i trazojë e t'i turbullojë fantazitë politike të dy shteteve fqinje jugore ballkanike, prej andej fantazitë kolektive të dy kombeve fqinje. Duke mos e lënë pa i çuar stërpikat e veta gjithandej kah shetit e kah mbërrin lajmi sot në moshën më të sofistikuar të mediave. A do të jetë kësaj here pjellor sindromi i thesarit, sa të dalë i vërtetë dhe ta nxjerrë Greqinë nga kriza? Le të shohim? E vërteta është se kësaj here, edhe nëse u gjet, edhe nëse nuk u gjet, do t'iu shërbejë edhe në formën e delirit, edhe në formën e trallisë, edhe grekëve, edhe ne shqiptarëve.

(Botuar në Bota Sot më 17 tetor 2010)

EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.