VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
FATMIR SEJDIU TREGON BARCELETA Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Mërkurë, 10.20.2010, 08:43am (GMT1) ![]() Fatmir Sejdiu pas dorëheqjes nga posti i Presidentit të Republikës së Kosovës kishte rastin t'i përkushtohej partisë që drejton, për një reformim të saj të plotë, në fund të fundit, për të ndrequr gabimet e bëra nga vetë ai. Për të pasur sa më tepër kohë fizike në dorë, Fatmir Sejdiu kishte shansin të propozonte një president nga LDK-ja, dhe qevera e dalë nga koalicioni të vazhdonte deri në zgjedhjet e ardhshme të cilat do të duhej të mbaheshin nga vjeshta e vitit që vjen. Por Fatmir Sejdiu nuk e gjeti të udhës këtë variant duke u friksuar se një president nga ana e LDK-së, do t'ja zbehte apo do t'ia rrëmbente atij pushtetin. Pretendimi i Sejdiut për të pasur LDK-ja president me mandat të plotë ishte një fishekzjarre e rradhës. Në këto kushte, duke respektuar Kushtetutën e Kosovës, ushtruesi i detyrës të presidentit të Republikës shpalli datën e zgjedhjeve të parakohëshme 13 shkurtin 2011. Edhe në këtë rast, për Fatmir Sejdiun tre-katër muaj do të ishin një kohë e artë për ringjalljen e partisë së Rugovës, për t'i ridhënë partisë atë frymëmarrje të gjerë që ia jepte lideri indipendentist, ku kishte vend për të gjithë dhe askush nuk ndihej i tepërt. Fatmir Sejdiu për tre-katër muaj kishte kohë të mjaftueshme për të rikontaktuar me miqtë e vjetër apo për të krijuar lidhje të reja me figura të reja; për të sheshuar keqkuptimet, për të sqaruar mosmarrëveshjet, për të hapur derën e mikpritjes me bashkëpunëtorët e kahershëm të Ibrahim Rugovës, të cilëve në nëntorin e 2006 u ishte përplasur dera për fytyrë. Këta tre-katër muaj do të ishin kohë e artë edhe për vetë imazhin e Fatmir Sejdiut, larg intrigave dhe kuluareve në favor të transparencës dhe shëndoshjes së LDK-së. Fatmir Sejdiu nuk e preferoi këtë rrugë në dritë të diellit, që mund të ishte e vështirë por frutdhënëse. Ai preferoi labirintet. Nuk preferoi skenën e hapur për një komunikim të drejtpërdrejtë, por zgjodhi të veprojë nga paskuintave, që prapa skenës. Ndërsa ishte njoftuar zyrtarisht data e zgjedhjeve të parakohëshme, Fatmir Sejdiu, papritmas shpalli daljen e LDK-së nga koalicioni qeverisës, duke e futur Kosovën në krizë institucionale dhe në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Por më e bukura është se nëpër intervista deklaron se "prishja e koalicionit LDK-PDK nuk i ka vënë në krizë institucionet", kur de facto e de jure gjithçka është në krizë. Megjithëse zëra brënda partisë kërkonin me kohë largimin e LDK-së nga koalicioni qeverisës, Fatmir Sejdiu i largoi ministrat e tij nga qeveria vetëm kur ai ka humbur postin e presidentit, sipas tezës "Après moi le déluge" që do të thotë se "pas meje le t'i bjerë zjarri gjithçkaje". Isa Mustafa njëri prej zërave që ka kërkuar me kohë prishjen e koalicionit, deklaron se "është kundër prishjes të koalicionit në këtë moment". Sepse krizat institucionale nuk janë në të mirë të interesave të Kosovës. Dhe ashtu siç thotë Shekspiri "çdo gjë e nisur keq forcohet me të keq edhe për dreq", Fatmir Sejdiun nuk e ndal më asgjë në rrugën që ka nisur, duke i bërë vetes reklamën më të keqe të mundëshme, pasi nuk rresht së thënuri broçkulla nga njëra intervistë tek tjetra, broçkulla që u ngjajnë barceletave, por kurrsesi një qëndrim të përgjegjshëm të kreut të një partie që synon të jetë kryeministër i Kosovës nga zgjedhjet e ardhme. Dhe barceleta më e fundit e Fatmir Sejdiu është ajo që ka thënë se pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohëshme apo të jashtëzakonshme, "LDK-ja nuk do të ketë më koalicion me PDK-në", kur opinioni kujton se, kur i humbi zgjedhjet e 2007, Fatmir Sejdiu në vend që të jepte dorëheqjen, hyri në aleancë me PDK-në. Kjo barceletë e rradhës e Fatmir Sejdiut për koaliconin pa ardhmëri nuk tingëllon mirë në veshin e elektoratit, i cili e di mirë se Fatmir Sejdiu filloi që të qahet prej kësaj aleance shumë vonë, vetëm kur humbi kolltukun e presidentit të Republikës, dhe është e sigurt se për hir të një kolltuku të ri ai do të jetë i gatshëm për një akrobaci të re. (Ky opinion është botuar sot tek Bota Sot) FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA Nga ELIDA BUÇPAPAJ KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË NGA ELIDA BUÇPAPAJ TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO" NGA ELIDA BUÇPAPAJ SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË NGA ELIDA BUÇPAPAJ 14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010 E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PARA VJEN KOSOVA Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PËRSE KAQ VONË ? Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS ! Nga ELIDA BUÇPAPAJ TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ Nga ELIDA BUÇPAPAJ TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË ! BARDHYL AJETIT DISA KËSHILLA PËR ALBIN KURTIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ 15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE Nga ELIDA BUÇPAPAJ INDIFERENCË E VERBËR E POLITIKËS NDAJ ARRESTIMIT BRUTAL TË ALBIN KURTIT NGA POLICIA ME ANTIPLUMB Nga ELIDA BUÇPAPAJ KOSOVA E EMANCIPUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ ELIDA BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |