VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Enjte, 10.28.2010, 09:38am (GMT1) ![]() Kosova është në prag të zgjedhjeve të katërta politike, të mbajtura që pas çlirimit të saj, pra tema e zgjedhjeve është e ditës. Votimi apo e drejta e votës në vendet demokratike, ku hyn edhe Kosova, është një e drejtë e garantuar nga kushtetuta, të cilën qytetarët e ushtrojnë në zgjedhjet politike apo administrative për të vendosur se kush do t'i qeverisë në pushtetin qendror apo lokal. Qeverisja e një vendi demokratik është në varësi direkte nga elektorati. Sikur ta shprehnim këtë në formën e një proverbe do thoshim "gjithkujt kapelen sipas kokës". Në Librin II, Kapitullin 2 të 'Shpirti i Ligjit', Monteskie thotë se përmes votimit, qytetari vepron në mënyrë sovrane, si një Zot për të zgjedhur qeverisjen. Monteskie në mënyrë të mrekullueshme e përkufizon rolin e jashtëzakonshëm të zgjedhësit, për të treguar plotfuqishmërinë e tij në momentin kur e hedh votën. "Vota është instrumenti më i fuqishëm i përdorur nga njeriu për të mposhtur padrejtësitë", thotë midis të tjerave Lyndon B. Johnson, duke shtuar se "një njeri që nuk voton është një njeri pa mbrojtje". Ndërsa votimi është mënyra kur qytetari tregon plotfuqishmërinë e tij ku i jepet rasti të bëhet Zot i vetvetes, abstenimi, është antiteza e votimit, që do të thotë shprehja më adeguate e dobësisë dhe mosfuqisë të votuesit. Abstensionizmi apo abstenimi është qëndrimi refuzues që mban votuesi për të ushtruar të drejtën e votës kur mbahen zgjedhjet. Të abstenosh do të thotë t'i bojkotosh zgjedhjet. Abstenimi ka ndryshim me votën e bardhë, pasi në rastin e votës të bardhë votuesi merr pjesë në zgjedhje, por duke dashur që ta bëjë fletën e votimit të pavlefshme bën një shënim në të dhe e nxjerr atë jashtë loje. Hedhja e votës në kutinë e votimit është një domosdoshmëri qytetare, sidomos për qytetarin e Kosovës, i cili më tepër se kurrë duhet të bëhet i përgjegjshëm për rëndësinë që kanë zgjedhjet dhe vota e tij. Apeli për përgjegjshmëri të qytetarëve të Kosovës bëhet kur kemi parasysh abstenimin që i ka shoqëruar zgjedhjet e fundit të mbajtura në nëntorin e 2007, ku ai ka shkuar rreth 58 %, që do të thotë se nga rreth 1.4 milionë votues, në kutitë e votimit kanë shkuar rreth 630 mijë, ndërsa 730 mijë të tjerët i kanë bojkotuar zgjedhjet duke ndejtur në shtëpi indiferentë për të ardhmen e tyre. Abstenim masiv ka patur edhe gjatë zgjedhjeve politike të vitit 2004, por ka qenë më i ulët se në vitin 2007. Bojkoti masiv i zgjedhjeve ka qenë aplikuar nga qytetarët kur Kosova ndodhej nën sundimin e Serbisë, që shprehte kësisoj protestën kundër regjimit pushtues, po sot Kosova kur bojkoton zgjedhjet kundër kujt proteston, kundër vetevetes ? E pra sot më tepër se kurrë, është e domosdoshme që mediat, OJQ-të, qeveria dhe institucionet e Kosovës të ndërmarrin fushata sqaruese me qëllim që populli i Kosovës të shkojë e të shprehë përmes votës të lirë e sovrane vullnetin e tij. Kosova ka luftuar që të jetë e lirë dhe e pavarur. Dhe që të jesh i lirë do të thotë që të kesh mundësi për të hedhur në kutinë e votimit votën tënde atje ku beson se vota jote do të përdoret për të mirën tënde dhe të familjes. Andaj pjesëmarrja dhe "votimi për principe", siç thotë John Quincy Adams, jo vetëm që "nuk shkon kurrë dëm" por është një detyrim kushtetues për qytetarin e Kosovës, ndërsa mospjesëmarrja e tij dhe bojkoti është në dëm të demokracisë dhe e rrezikon atë. (Ky opinion është botuar më 27 Tetor 2010 tek Bota Sot) Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI Nga ELIDA BUÇPAPAJ FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA Nga ELIDA BUÇPAPAJ KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË NGA ELIDA BUÇPAPAJ TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO" NGA ELIDA BUÇPAPAJ SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË NGA ELIDA BUÇPAPAJ 14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010 E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PARA VJEN KOSOVA Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PËRSE KAQ VONË ? Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS ! Nga ELIDA BUÇPAPAJ TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ Nga ELIDA BUÇPAPAJ TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË ! BARDHYL AJETIT DISA KËSHILLA PËR ALBIN KURTIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ 15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE Nga ELIDA BUÇPAPAJ INDIFERENCË E VERBËR E POLITIKËS NDAJ ARRESTIMIT BRUTAL TË ALBIN KURTIT NGA POLICIA ME ANTIPLUMB Nga ELIDA BUÇPAPAJ KOSOVA E EMANCIPUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ ELIDA BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |