VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
KALVARI I NJË MOCIONI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ E Djelë, 10.31.2010, 05:39pm (GMT1) "Gjënë e cofur hidhe në përrua," thotë urtësia popullore. Këtë donte të bënte Aleanca e Kosovës së Re kur merrte iniciativën për të paraqitur mocionin e votbesimit ndaj qeverisë. Diçka e menduar si e lehtë, megjithatë, kërkoi javë për t'ia arritur. Së paku në dukje, iniciativa për mocionin kishte një rëndësi të veçantë. Për të parën herë kishte një përpjekje që opozita të dilte në një veprim të përbashkët, të kishte firmat në një inciativë të përbashkët, më në fund, të fuste në rendin e ditës një temë të inicuar prej saj, çka nuk kishte ndodhur gjatë krejt këtij sesioni parlamentar. Iniciativa nuk u përkrah nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës as nga Lidhja Demokratike e Dardanisë. Ato në deklaratat publike e paragjykonin Aleancën për Kosovën e Re për shërbesa ndaj partneres kryesore qeveritare të mbetur vetme dhe pa ligjshmëri të qeverisjes. Një votëbesim në Kuvendin e Kosovës ia jep qeverisë ligjshmërinë të vazhdojë të qeverisë deri në krizën tjetër qeveritare, në rastin konkret i jep asaj hapësirë deri në zgjedhjet e parakohshme, të dekretuara nga Jakup Krasniqi për datën 13 shkurt, datë e zhvlerësuar pastaj po nga LDK.ja me largimin përfundimtar nga koalicioni qeveritar. Ose e rrëzon qeverinë, duke çuar në shpërndarjen e Kuvendit dhe në zgjedhjet e menjëhershme të reja parlamentare në afat 30 ditor. Lidhja Demokratike e Kosovës, për t'ia dëshmuar ish partneres së madhe sa e rëndësishme ka qenë për të deri ditën e ikjes, nuk do që laku në qafën e Partisë Demokratike të Kosovës të lirohet. Asgjë më pak se PDK-ja, LDK-ja kërkon të përfitojë sa më shumë elektorat nga mënyra e ikjes së saj prej koalicionit dhe nga komforti përkatës për ta lënë fajin në prehrin e partneres së deri para zgjedhjeve, pse jo edhe partneres së pas zgjedhjeve. Kjo gjithsesi nuk ka qysh të mos tingëllojë absurde. Sepse në praktikat e çdo vendi tjetër ish partnerët e dështuar qeverisës ndëshkohen, madje në mënyrë shembullore, nga elektorati. Dy ish partneret qeveritare të Kosovës llogaritin ndërkaq që t'ia bëjnë me dinakëri elektoratit të Kosovës, të dalin fare pa u lagur, t'ia marrin votat dhe të përsëritin skemën qeverisës të ri viteve të shkuara. Aleanca për Kosovën e Re bëri diçka të panjohur për praktikën e shtetit më të ri të botës, duke e pasuruar kështu jetën parlamentare të vendit dhe jetën politike të shtetit. Edhe sikur vetëm për kaq gjë të vlerësohej, mjaftonte që dy partitë e tjera ta merrnin seriozisht iniciativën e AKR-së. Por ato e paragjykuan AKR-në si partneren paszgjedhore të PDK-së. Në të njëjtën mënyrë, në fakt, po paragjykohet këto ditë vetë AAK-ja, për kë po thuhet se fshehtas është duke mbajtur bisedime me PDK-në, që të jenë në aleancë partiake. As LDK-ja, as AAK-ja, as AKR-ja nuk janë jo të paragjykueshme për aleancë të mundshme parazgjedhore apo paszgjedhore me PDK-në. Vetëm për LDD-në interesimet pothuajse mungojnë, ngaqë nuk i duket askujt një aleate me peshë të veçantë. Kjo sa iu përket partive parlamentare. Asnjë nga formacionet e reja politike, qoftë Vetëvendosja, qoftë Fryma e Re, qoftë të tjerat, po ashtu, nuk janë jo të paragjykueshme. Secili nga faktorët politikë pjesëmarrës në zgjedhjet e reja parlamentare të Kosovës është plotësisht i parashikueshëm si aleat i ri apo i vjetër i PDK-së. Vetëm varet si e pret elektorati i tyre i hamendur një aleancë parazgjedhore, çka vendos që kjo të mos shpallet tash por pas zgjedhjeve. Asnjë analist nuk mund të dalë me recetë të gatshme se çfarë përbërësish do të hyjnë në epruvetën zgjedhore, çfarë komponimesh kimike do të dalin, kush do të hyjë në bashkëveprim dhe kush do të dalë lëndë e tepërt në përfundim të provës zgjedhore, garës zgjedhore. Vetëm zgjedhësi është ai që do ta japë zgjedhjen më të mençur dhe detyrë e të gjithë të interesuarve për zgjedhjen më të mençur të mundshme, duhet të krijojë kushte sa më optimale për zgjedhje sa më të ndershme, sa më të drejta, nga ato që japin qeverisje pa pikëpyetje dhe pa pikëdyshime për katër vitet e ardhshme. Zgjidhja e florinjë pra është vetëm në trurin e votuesit. (Botuar në Bota Sot më 30 tetor 2010) PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR Nga SKËNDER BUÇPAPAJ HAMENDJET PARAZGJEDHORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU Nga SKËNDER BUÇPAPAJ NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA Nga SKËNDER BUÇPAPAJ PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI Nga SKËNDER BUÇPAPAJ LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN... KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS SKËNDER BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |