VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ‎

E Martë, 11.02.2010, 08:10am (GMT1)


Maqedonia është në kulmin e debateve dhe nervozizmit për pasojë të qarkullimit të dokumentave nga hapja e dosjeve për shqiptarë që presupozohet se kanë qenë informatorë në shërbimet sekrete të ish-Jugosllavisë dhe aktualisht vazhdojnë të bëjnë karierë në jetën politike e publike të Maqedonisë.

Në Maqedoni ka rreth një vit që ka filluar procesi i njohur i lustrimit, i cili verifikon nëse zyrtarët të cilët kanë poste publike, kanë qenë ose jo pjesë e shërbimeve sekrete të ish-Jugosllavisë. Nëse vërtetohet se një person ka qenë pjesë e tyre atëherë ligji parashikon që atij t'i ndalohet të mbajë poste publike.

Lustrimi është njohur që në antikitet.  Në Greqinë dhe Romën antike lidhej me rituale purifikuese, pastruese. Ritualet purifikuese janë dimension i shumë religjioneve.  Ritin purifikues e kanë si emërues të përbashkët  islami, krishtërimi, hebraizimi, hinduizmi, budizmi etj. Duket prej këtej e ka huazuar edhe politika.

Në periudhën pas rënies të komunizmit pothuaj të gjitha vendet e Evropës Lindore, adaptuan ligjin e lustrimit në politikat e tyre qeverisëse, të cilat kufizonin apo ndalonin tërësisht pjesëmarrjen e ish zyrtarëve të regjimeve komuniste në administratat shtetërore postkomuniste.

Me një fjalë ky ligj skualifikonte zyrtarët e lartë të cilët kishin vjelë privilegje dhe kishin pasur poste të rëndësishme gjatë sistemit komunist, çka do të thotë se ligji i lustrimit ua hiqte të drejtën këtyre njerëzve që të pretendonin për poste dhe detyra të rëndësishme shtetërore.

Ky ligj sidomos skualifikonte ish-informatorët e policive sekrete, të cilëve u ndalohej pjesëmarrja në administratën publike. Që do të thotë se ish-informatorëve të policive sekrete u ndalohej të kandidonin për deputetë dhe po ashtu të kishin detyra të rëndësishme në shtyp apo administratën publike.

Procesi i lustrimit në Gjermani u quajt "Vergangenheitsbewältigung" - "Superimi i të shkuarës", të cilën gjermanët e implementuan për të tejkaluar kompleksin e fajit historik si pas periudhës naziste të Holokaustit, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, ashtu edhe pas rrëzimit të komunizmit.

Ligji i lustrimit u implementua gjerësisht  në të gjitha vendet e ish-komuniste të Europës Lindore që sot janë anëtare të NATO-s dhe BE-së, si Republika Çeke, Polonia, Hungaria, Sllovakia, Shtetet Balltike, Bullgaria etj.etj.
Ligji i lustrimit në këto vende përcaktonte që njerëz të kësaj kategorie të cilët i kapte ky ligj që synonte pastrimin e politikës ishin të përjashtuar: nga detyrat në shërbimin publik, shërbimin civil, që do të thotë administrata shtetërore, nga sistemi i drejtësisë, shërbimet sekrete, ushtria, sistemi bankar, hekurudhat, poziciona të larta akedemike, si dhe mediat elektronike publike.

Ndërsa vendet e Evropës Lindore e implementuan me sukses ligjin e lustrimit, duke e pastruar shtetin demokratik, shqiptarët vazhdojnë të mbeten peng i së shkuarës dhe të distancuar ndaj ligjit të lustrimit.

Në Shqipëri ligji i lustrimit edhe 20 vjet pas rrëzimit të diktaturës nuk ka funksionuar, çka do të thotë se politika dhe administrata publike është e mbushur plot ish-informatorë dhe ish-zyrtarë të lartë të periudhës së diktaturës, gjë që bie në kundërshtim të hapur me një vend anëtar të NATO-s siç është Shqipëria. Mos funksionimi i ligjit të lustrimit në Shqipëri ka ndikuar edhe në Kosovë e Maqedoni, sepse ish-spiunët  e ish-informatorët e shërbimeve më famëkeqe mbrojnë njëri-tjetrin.

Ky është shkaku që ligji i lustrimit po shkakton furtunë midis shqiptarëve të Maqedonisë, në vend që të kalohej si një normalitet dhe përgjegjshmëri. Ndërkohë nga Maqedonia kanë filluar spekulimet duke përmendur emra të funksionarëve të lartë shtetërorë në Kosovë, ku ligji i lustrimit nuk funksionon fare.

Në fakt, dosjet e informatorëve të shqiptarëve të Kosovës i ka Serbia, e cila nga ana e saj nuk nxiton që t'i bëjë të njohur emrat e informatorëve që ka pasur regjimi serb në Kosovë. Hapja e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë do të duhej të niste pikërishtisht me hapjen e Dosjeve, me qëllim që administrata publike në Kosovë të pastrohej nga ish-informatorët.

Implementimi i ligjit të lustrimit është kusht sine qua non për demokratizimin e vendeve që kanë dalë nga sistemet totalitare, siç është Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Nga mosfunksionimi i këtij ligji më të dënuar deri më tani kanë mbetur shqiptarët si komb, pasi kanë mbetur të ndëshkuar duke pasur në funksionet më të larta shtetërore njerëz që janë karta të djegura nga regjimet autoritariste.

Implementimi i ligjit të lustrimit është kusht sine qua non për thellimin e demokracisë  në Shqipëri, Kosova dhe Maqedoni, pasi zyrtarët e njollosur nuk mund të jenë garanci e shtetit ligjor, përkundrazi përbëjnë rrezik ndaj tij. Prandaj implementimi serioz i ligjit të lustrimi, që përjashton çdo lloj spekulimi apo manipulimi, është domosdoshmëri për të pastruar klasën politike shqiptare në shtetin amë, Kosovë e Maqedoni si garanci e të ardhmes euroatlantike.

(Ky opinion është botuar më 1 Nëntor tek Bota Sot)

LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE


ELIDA BUÇPAPAJ‎


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.