Tashmë rezultatet e zgjedhjeve për senatin e kongresin amerikan janë shpallur.
Demokratët humbën shumicën në Kongres, ndërsa arritën që të ruajnë shumicën në
Senat, megjithëse me diferencë të ngushtë. Për ne shqiptarët pak rëndësi ka se
kush fiton, pasi si Demokratët, ashtu dhe Republikanët janë mbështetësit e
dëshmuar të shqiptarëve si komb.
Por këto zgjedhje kishin si risi pjesëmarrjen në garë të Joe Dioguardit, këtij
amerikani me rrënjë shqiptare, i cili ka më tepër se 20 vjet që e mbron
çështjen shqiptare në metropolin e politikës botërore Washington D.C.
Në faqen elektronike të garës për Senatin Amerikan, tashmë Joe Dioguardi e ka
pranuar fitoren e kundërshtares së tij, për të vazhduar me sfidat që e presin.
Nëse do të kishte fituar, ish Kongresmeni Joe Dioguardi, që njihet si lobisti
më i famshëm dhe më suksesshëm i shqiptarëve në Washington D.C., do të hynte në
histori si Senatori i parë me rrënjë shqiptare në Senatin Amerikan për të
përcjellë aty zërin e shqiptarëve dhe mbrojtur çështjen shqiptare.
Mua si gazetare dhe si fanse e Joe Dioguardit dhe bashkëshortes së tij Shirley
Dioguardi, më mbetet të sqaroj opinionin publik shqiptar se gara e Joe
Dioguardit ishte shumë sfiduese. Joe Dioguardit iu desh të garonte së pari në
vetë partinë Republikane. Sfida e parë e Dioguardit ishte kur fitoi në
zgjedhjet primare si kandidati republikan për Senatin Amerikan, pas një gare të
fortë që zgjati rreth 6 muaj.
Duke iu referuar rezultateve, senatorja demokrate Kirsten Gillibrand ka fituar
me 58.5% ndaj kandidatit Republikan Joe Dioguardi i cili mori
38.6%, kur pjesëmarrja në votime ishte rreth 40 %.
Për Demokraten Kirsten Gillibrand ky është mandati i saj i parë që ka
fituar direkt në zgjedhje, ngaqë ajo vendin e senatores e trashëgoi prej Zonjës
Clinton, pasi kjo u zgjodh Sekretare e Shtetit në Janar 2009. Hillary Clinton u
zgjodh senatore në vitin 2006, duke i fituar zgjedhjet me 67 %. Kirsten Gillibrand
u emërua në janarin e vitit 2009 prej Governorit David Paterson që të
trashëgonte vendin e zonjës Clinton.
Në titull kam thënë që Joe Dioguardi i fitoi zgjedhjet, të cilat i humbëm ne
shqiptarët. Për t'i bindur shqiptarët se kam të drejtë po sjell disa argumenta.
Së pari, Joe Dioguardi për
vendin në Senat kishte hyrë në garë në New York, mandatin e të cilit në
zgjedhjet e mëparëshme e kishte fituar Hillary Clinton, pra nuk ishte shaka.
Këtë vit gara ishte edhe më e egër, nisur nga fakti, se nga sondazhet e bëra
dihej se Demokratët do të humbisnin, dhe për ta bërë këtë humbje sa më pak të
dhimbshme, Demokratët, ishin koncentruar në fushatën për Senat, me qëllim që të
mos humbnin këtu kontrollin. Në fushatën e këtyre zgjedhjeve siç dihet u
përfshi edhe vetë Presidenti Obama.
Së dyti, në zgjedhjet
amerikane kanë rëndësi fondet e mbledhura. Është e qartë se sa më tepër të
holla të kenë kandidatët, fushata bëhet më e mirë. Në këto zgjedhje
kundërshtarja e Dioguardit, Kirsten Gillibrand, sipas të dhënave të publikuara,
kishte mbledhur rreth 12 milionë $, ndërsa kandidati republikan, Joe Dioguardi
kishte mbledhur vetëm 3 milionë $, duke mbetur gjysmë milioni borxh. Pra
Kirsten Gillibrand kishte arritur të mblidhte rreth 4 herë ose 9 milionë $ më
tepër se Dioguardi. Nuk po i zgjas komentet në këtë pikë sepse shqiptarët e
kuptojnë vetë rëndësinë e këtij fakti.
Sikur komuniteti shqiptaro-amerikan në SHBA, që është rreth 1 milionë të ishte
angazhuar seriozisht në këto zgjedhje, duke i siguruar Joe Dioguardit paratë e
nevojshme për fushatë, ashtu si pala tjetër, Joe Dioguardi sot do të mund të
ishte Senator në Senatin Amerikan, pasi fushata do të ishte shtrirë për të
tërhequr sa më tepër nga përqindja e atyre votuesve që kanë abstenuar.
Së treti, rezultati i Dioguardit
do të ishte i ndryshëm nëse komuniteti shqiptar në New York jo vetëm që nuk do
të abstenonte masivisht, por do të ushtronte ndikimin e vet edhe tek
abstenuesit e tjerë amerikanë që të votonin pro Dioguardit.
Nga prononcimi telefonik i gazetares Mimoza Dajçi, e cila ishte njëkohësisht
edhe anëtare komisioni për këto votime në një qendër të Bronxit, nga të paktat
shqiptare që kanë qenë nëpër qendrat e votimit në rang Amerike, mësuam me
keqardhje se pjesëmarrja e shqiptareve ishte e pakët kur dihet që sipas
statistikave nga Bashkia e New Yorkut në Bronx jeton komuniteti më i madh i
shqiptarëve krahasuar në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Sipas Dajçit,
ndërgjegjësimi i tyre për të dhënë votën për ish-kongresmenin me origjinë
shqiptare Joe Dioguardi, linte për të dëshiruar. Mimoza Dajçi po ashtu, si
anëtare komisioni nënvizoi kulturën zgjedhore demokratike të votuesit amerikan
që e bën procesin zgjedhor të ndershëm, të lirë dhe të pa kontestueshëm. Kjo
shihet qartë në faktin se Dioguardi e njohu menjëherë rezultatin zgjedhor.
Së katërti, një mangësi
esenciale që u vu re në këtë fushatë ishte indiferenca totale nga klasa e
politikanëve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, duke shtuar këtu edhe
indiferencën totale të mediave elektronike, të cilat do të luanin një rol
sensibilizues të pazëvendesueshëm si për mbledhjen e fondeve, ashtu edhe për të
tërhequr sa më shumë votues. Sa për klasën politike ajo mori notën zero. Për më
shumë se 20 vjet rresht Joe Dioguardi ka sjellë me dhjetëra delegacione nga
Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia në Washington D.C., dhe ka bërë gjithçka për të
mbrojtur çështjen shqiptare në Kapitol Hill, Kongresin Amerikan, ndërsa
politikanët shqiptarë të cilët i shohim në çdo sekondë nëpër ekranët e shumtë
të televizioneve të panumërt, në vend që të mbështesinin Joe Dioguardin,
vazhduan diskutimet të mbushura me medioktitet.
E pesta, duke krahasuar
numurin e votuesve, në garën me Kirsten Gillibrand, për Joe Dioguardin
votuan rreth rreth 1 milionë e gjysmë Amerikanë, ndërsa për kundërshtaren e tij
rreth 2 milionë e gjysmë.
Duke i krahasuar me votimet në Kosovë e Shqipëri, Joe Dioguardi ka fituar rreth
8 herë më tepër se e gjithë PDK-ja, që i fitoi më 2007 zgjedhjet në Kosovë, ku
si parti kishte fituar rreth 195 mijë vota për rreth 37 vende në Parlament.
Edhe po të bësh krahasim me fituesit e zgjedhjeve 2009 në Shqipëri, përsëri Joe
Dioguardi ka fituar të paktën 2 herë më shumë se shumica aktuale, e cila
përfaqësohet në parlament me më tepër se 70 vende nga zgjedhjet parlamentare të
qershorit 2009 që u mbajtën në Shqipëri.
Pra Joe Dioguardi si individ ka fituar disa fish më tepër vota se partië dhe
alencat qeverisese si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.
Një gjë dua të them në fund, sikur Joe Dioguardi të ishte me rrënjë
joshqiptare, por serbe për shembull, ai sot patjetër do t'i kishte fituar
zgjedhjet në Senatin e SHBA.
Në fund të këtij vështrimi më mbetet të shpreh edhe një herë keqardhjen jo për
Joe Dioguardin, por për ne shqiptarët, që e humbëm edhe këtë sfidë, pasi deri
më sot nuk kemi mundur të kemi në Senatin Amerikan një Amerikan me rrënjë
shqiptare. Joe Diogaurdi do të ishte i pari në histori nëse ne të gjithë së
bashku do të bëheshim njëherë të përgjegjshëm.
(Ky opinion u botua sot tek Bota Sot)
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJLIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"ŽT'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJFATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA
Nga ELIDA BUÇPAPAJKRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJSA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJPROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ