VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Shtunë, 11.06.2010, 09:54am (GMT1) ![]() Këtë konkluzion që e kam nxjerrë si titull ma frymëzon situata parazgjedhore kaotike në Kosovë, pasi partitë e opozitës janë në konfuzion të plotë ndërsa deri në ditën e zgjedhjeve kanë mbetur vetëm 35 ditë kalendarike. Kur Fatmir Sejdiu largoi ministrat nga kabineti i qeverisë Thaçi, ishte një veprim i eksplicit që bënte me dije se zgjedhjet e jashtëzakonshme ishin në prag të derës. Kështu dorëheqja e kryeministrit të Kosovës dhe shpallja e datës së zgjedhjeve më 12 dhjetor nga Jakup Krasniqi ishte e paralajmëruar. Veprimi i Fatmir Sejdiut për t'u larguar nga një koalicion me të cilin kish kaluar për tre vjet bashk muaj mjalti nuk lidhej aspak me gjoja zemërimin e Sejdiut pse Thaçi e pranoi verdiktin e Gjykatës Kushtetuese, pasi e gjithë Kosova e dinte se Sejdiu e mbante postin e presidentit të republikës duke shkelur Kushtetutën, por thjesht me llogarinë se vetëm zgjedhjet e jashtëzakonshme mund t'i jepnin atij dhe klanit të tij mundësitë për të ruajtur me dorë të hekurt kontrollin mbi partinë, pa çarë krye se LDK-ja mund të ndahet e bëhet copa-copa rishtaz. Në fakt Fatmir Sejdiu dhe klani i tij do të hyjnë në histori si shpartalluesit e LDK-së. Dhe për këtë, Hashim Thaçi nuk ka si të mos i jetë mirënjohës. Sa për teoritë e Fatmir Sejdiut se është vijues i rrugës së Rugovës, këto janë vetëm demagogji banale, sepse kur ishte fjala për të afruar Uk Rugovën, të birin e Ibrahim Rugovës, një i ri me formim akademik në SHBA, Fatmir Sejdiu ia përplasi derën për fytyrë. Po ashtu është zor të imagjinosh ndryshime nga Kongresi i LDK-së që po organizohet gati në "ilegalitet", ku deri edhe data e mbajtjes pothuaj është sekret. Fatmir Sejdiu e mban kreun e LDK-së me mjete jo demokratike, sepse do të ishte dashur që të kishte dhënë dorëheqjen që kur i humbi zgjedhjet më 2007. Ashtu si ndodhi për shembull në Britaninë e Madhe: kur Gordon Brown i humbi zgjedhjet, ai dha menjëherë dorëheqjen, dhe Partia Laburiste Britanike në Kuvend zgjodhi liderin e saj të ri Ed Miliband. Duke qenë de facto i deligjitimuar, Fatmir Sejdiu jo vetëm që po mban peng LDK-në, duke mos lejuar reformimin e saj, por po pengon nga ana tjetër edhe organizimin e opozitës, sepse LDK-ja rezulton të jetë partia më e madhe opozitare, dhe po të ishte një parti normale do t'i duhej që në ditët e mbetura të inicionte konfigurimin e koalicioneve, pasi asnjë parti në Kosovë nuk mund të fitojë vetëm shumicën qeverisëse. Që prej çlirimit dhe zgjedhjeve të para te 2001, skena politike e Kosovës është mbizotëruar nga dy parti krysore, LDK-ja dhe PDK-ja që reflektonin bipolaritet, si dhe disa parti të tjera të vogla, por me elektorat të qartë. Ky raport ndryshoi me zgjedhjet e 2007, ku LDK-ja humbi në mënyrë drastike dhe kreu i saj në mënyrë akrobatike, në vend që të dilte në opozitë, hyri në aleancë me kundërshtaren tradicionale të LDK-së. Duke parë se pragmaticizmi i Fatmir Sejdiut kur është fjala për pushtet nuk i njeh parimet, ai mund ta riciklojë rishtas aleancën sa t'i jepet shansi, për të prodhur një qeverisje binjake me atë që kemi parë deri më tani. Fraksioni i LDK - Dr.Ibrahim Rugova brenda LDK-së natyrisht që do të ndikonte për të rikthyer elektoratin e partisë më të madhe, për t'i dhënë asaj frymëmarrjen e nevojshme, si dhe për ta nxjerrë partinë nga prangat e diktatit me qëllim dhënien fund të akrobacive të Sejdiut dhe bajrakut të tij tribal. Sepse këto akrobaci të Fatmir Sejdiut, jo vetëm po e shkallmojnë LDK-në, por po i çorodisin tërësisht partitë e qendrës së djathtë, të cilat duhet ta mbledhin mendjen sa më shpejt për t'i shpëtuar kaosit që i degdis në humbje. Shpëtimi i tyre mbetet vetëm bashkimi dhe koalicioni. Idesë së koalicionit t'i bashkangjitet edhe Vetëvendosja e Fryma e Re. Duke e konfiguruar dhe organizuar qendrën e djathtë sipas modelit të Silvio Berlusconit në Itali. Dhe do të jetë vota e popullit ajo që do të vendosë për liderin e koalicionit. Sa më pak egocentrizëm, sa më pak llogari personale në të mirë të Kosovës. (Ky opinion është botuar më 5 Nëntor tek Bota Sot) KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI Nga ELIDA BUÇPAPAJ FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA Nga ELIDA BUÇPAPAJ KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË NGA ELIDA BUÇPAPAJ TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO" NGA ELIDA BUÇPAPAJ SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË NGA ELIDA BUÇPAPAJ 14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010 E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PARA VJEN KOSOVA Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PËRSE KAQ VONË ? Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ Nga ELIDA BUÇPAPAJ TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË ! BARDHYL AJETIT DISA KËSHILLA PËR ALBIN KURTIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ 15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE Nga ELIDA BUÇPAPAJ INDIFERENCË E VERBËR E POLITIKËS NDAJ ARRESTIMIT BRUTAL TË ALBIN KURTIT NGA POLICIA ME ANTIPLUMB Nga ELIDA BUÇPAPAJ KOSOVA E EMANCIPUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ELIDA BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |