E Djelë, 12.08.2024, 11:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
SHQIPTARË KUDO QË JENI MBËSHTETNI DIOGUARDIN TË BËHET SENATOR I SHBA !

E Shtunë, 03.20.2010, 06:16pm




Është hera e parë që një Shqiptaro-Amerikani i jepet një rast i tillë, në dy shekujt e fundit të historisë, dhe nuk dihet se kur do të mund të ripërsëritet kjo mrekulli, e prandaj nëse ndiheni sado pak shqiptarë, nëse krenoheni sadopak me rrënjët dhe gjakun tuaj, mbështetni ish-Kongresmenin DioGuardi që të bëhet Senatori i SHBA.

VIRUSI POLITIK ËSHTË KANCER PËR UNIVERSITETIN E TETOVËS

Nga PROF. FADIL SULEJMANI, anëtar i Këshillit të pavarur për ndryshime jopilitike në UT


E Premte, 03.19.2010, 12:12pm

 

Politizimi i UT-së e ka kthyer këtë institucion arsimor-edukativ jo vetëm në një qendër politike partiake, por edhe korrupsioni

 

Politizimi i Universitetit të Tetovës ka shkaktuar aty jo vetëm çrregullime në procesin mësimor-shkencor, keqtrajtime e diskriminime të kuadrove, ngulfatje të shkencës e të artit, por edhe keqpërdorime financiare, pozitash e postesh të individëve partiakë aty.

 

Partia njerëzit e saj të besueshëm në universitet i ka privilegjuar e favorizuar në punët e tyre mësimore dhe administrative të çdo rangu, niveli a funksioni dhe si të tillë ata janë të predisponuar më shumë se çdokush tjetër aty që të zhyten më lehtë dhe më shpejt në korrupsion llojesh të ndryshme: me vjedhje dhe manipulime të hollash, shitje notash, provimesh, vërtetimesh, certifikatash, indeksash, diplomash e dokumente të tjera, si dhe marrje ryshfetesh në formë shpërblimi a dhurate për një punë të kryer.

LETTER FROM JOE DIOGUARDI (LETËR NGA XHO DIOGUARDI) Anglisht dhe Shqip
E Enjte, 03.18.2010, 10:23am

March 16, 2010

 

Dear Friend –

 

It gives me great pleasure to write to you today because today marks the official beginning of my campaign for the U.S. Senate.

 

As the outrage of the American people rises in response to the ever-mounting national debt and the excessive spending of the government, the need for financial and accounting expertise in government is urgent.  While our citizens continue to lose their jobs (or give up searching for one), it has become increasingly clear that very few members of Congress or the Obama administration have the knowledge or the courage to do something about our economic downward spiral.   

 

The sustainability of our State and of our great nation is at stake, and this is why I have chosen to run for the U.S. Senate.  As the only practicing CPA ever elected to the U.S. Congress, House or Senate, I believe that I have the expertise, the energy, and the commitment to help put New York and America back on the right track.  I was the original author of the CFO Act, which created a chief financial officer for every federal department and agency.  You won’t find a person who cares more about our nation’s fiscal crisis or who has spoken more about it.  I understand the problems that we face and have the professional background and commonsense answers to solve them. 

As most of you know, I was a two-term member of Congress, representing Westchester County, from 1985 to 1989.  But not all of you know that, when I left Congress, I chose not to become a paid lobbyist as many an elected official has done.  Instead, I went back to work as a CPA/consultant on the boards of private and public companies, as well as founding the Albanian American Civic League , the only true voice for the Albanians in Washington, DC.  

AMERIKA NUMËRON THJESHT: CENSUS 2010!

Nga SHEFQET MEKO, Minneapolis, SHBA


E Mërkurë, 03.17.2010, 01:31pm

 

 

-Kur këtu nuk me pyet kush se çfarë besoj, apo ç'kombi i përkas, pse në Tiranë ka nxitim?-

 

Sapo  më erdhi këtë javë formulari i regjistrimit të popullsisë në SHBA ose i njohur si Census 2010! Ky aksion i madh i administratës federale, që ndodh njëherë në 10 vjet, është shoqëruar  nga një parapërgatitje për të sensibilizuar popullsinë që gjithkush të numurohet dhe llogaritet. E prita me një interesim të veçantë këtë formular, i cili vërtet me befasoi me thjeshtësinë e pyetjeve, por edhe me shpjegimet dhe mbrojtjen ligjore për informacionin që mund të jepet. Sipas ligjit federal të gjitha përgjigjet janë konfidenciale  dhe nuk mund të ndahen me ndonjë palë të tretë. Sipas këtij ligji të dhënat mund të bëhen publike pas 72 vitesh dhe ky informacion mund të përdoret për  histori familjesh apo kërkime të tjera historike.

 

A e dini se çfarë  më kërkon të deklaroj ky formular?

 

Fare  thjeshtë: Sa njerëz banojnë në shtëpinë time, nëse  jetoj me qira, apo  jam pronar i shtëpisë (qoftë edhe kur financon banka).

GËNJESHTËR APO MITOMANI?

Nga BARDHYL MAHMUTI, Kryetar i Bashkimit Demokratik Kombëtar


E Martë, 03.16.2010, 10:54am

 

Në vend të reagimit!

 

Deklarata e Kryetarit të BDI-së se « shqiptarët e Maqedonisë kanë status shtet-formues dhe kanë realizuar ndryshime rrënjësore në Kushtetutën e Maqedonisë Â» provokoi një varg reagimesh. Emërues i përbashkët i të gjitha reagimeve (edhe të udhëheqësve partiakë shqiptarë e maqedonas, edhe të analistëve të pavarur) është sjellja e fakteve që përgënjeshtrojnë thëniet e lartpërmendura!

 

Sikur të kishim të bënim me një gënjeshtër të qëllimshme nuk do t’u kishim shtuar asgjë reagimeve të shumta. Këtu nuk kemi të bëjmë me gënjeshtër! Por me mitomani !

Në të shumtën e rasteve kur njerëzit normalë detyrohen të sajojnë një gënjeshtër për të kaluar më lehtë ndonjë situatë të vështirë ata janë të vetëdijshëm së gënjejnë.

Kjo formë e sjelljes, sado amorale të duket, nuk është anormale. Por, një kategori njerëzish që sajojnë botën e tyre ireale dhe që jetojnë në kuadër të asaj bote paraqesin shenja patologjike.

"Wall Street Journal": INTERNETI DHE LIRITË POLITIKE
E Hënë, 03.15.2010, 03:06pm


Lufta për informata ishte më e thjeshtë në Luftën e Ftohtë. Shërbimet për transmetim të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara., Radio Evropa e Lirë dhe Radio Liria, i sollën lajmet te njerëzit prapa Perdes së Hekurt, duke luajtur rol kryesor në minimin e komunizmit. Çdokush në Perëndim e kishte kuptuar vlerën e këtij transmetimi, me gjithë pengesat e shumta nga qeveritë represive.

Ne të gjithë tashmë po fillojmë ta kuptojmë rëndësinë e versionit të ri modern të Radios Evropa e Lirë, Radio Liria, të internetit dhe shërbimet e tjera online.

Është koha që të jemi seriozë në mbrojtjen e lirisë së këtyre teknologjive të reja.

Teknologjia i ndihmon disidentët në gjithë botën që të shkëmbejnë informacione, të komunikojnë dhe të organizojnë shërbime, siç janë Twitter, Facebook dhe YouTube.

Këto kompani kanë bërë më tepër duke menduar për implikimet e teknologjive të tyre, se sa agjencitë e qeverive të ngarkuara me mbrojtjen e Internetit.

TË PAKTËN ILIR META ISHTE I PARI QË VIZITON LUGINËN E PRESHEVËS

Nga Elida Buçpapaj


E Hënë, 03.15.2010, 02:06pm

Vizitën e Ilir Metës në Serbi duhet ta shohim si pjesë të realpolitikës. Aq më tepër kur ai është politikani i parë shqiptar që shkon në Luginën e Preshevës, ku pritet me madhështi nga shqiptarët atje, të cilët ndihen qytetarë të dorës të fundit nga Serbia, por mjerisht me indiferencë ende trajtohen ata nga klasa politike në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Vetëm ky fakt, e bën Ilir Metën që të jetë i vlerësuar.

Do të vijë një kohë, që ne do të shkojmë dhe ata do të vijnë, por marrëdhëniet tona me Serbinë, nuk do të kenë model ato si dikur me Popoviçin dhe Mugoshën. Marrëdhëniet shqiptaro-serbe do të jenë në kontekstin e integrimeve demokratike, siç janë përshembull Franca dhe Gjermania sot, ku asnjëra palë nuk guxon të cënojë interesat e palës tjetër dhe se interesat e tyre të përbashkëta mbështeten në parimet universale të lirisë dhe demokracisë.

 

EKSODI I SHQIPTARËVE NGA PRESHEVA DHE MAQEDONIA, SI RRJEDHOJË E POLITIKËS DISKRIMINUESE DHE E MJERIMIT SOCIAL

Nga FEHMI RAMADANI


E Djelë, 03.14.2010, 07:56am

 

 

Gjeostrategjia e Preshevës dhe e Rrafshit të Kumanovës

 

Lugina e Preshevës (PMB) së bashku me Komunën e Likovës dhe rrafshin e Kumanovës deri në fshatin Haraçinë të Shkupit janë vendbanime me shumicë shqiptare që kanë një pozitë mjaftë të rëndësishme politike e gjeostrategjike, si për shkak të korridorit X, por edhe për shkak të pozitës së saj që lidh perëndimin me lindjen.

HILARY CLINTON: PËRPARIMI I GRUAS ËSHTË PËRPARIM I NJERËZIMIT

Nga NIK KRASTEV


E Shtunë, 03.13.2010, 03:38pm

 

Pesëmbëdhjetë vjet më parë, në Pekin, 189 shtete miratuan “Platformën për veprim”, që ishte angazhim i qeverive për një qasje më të madhe të grave në arsim, kujdes shëndetësor, punësim, kredi dhe në mbrojtje të së drejtës së tyre për të jetuar pa dhunë.


Gjatë javës që po lëmë pas, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, foli në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork rreth përparimit të shënuar në përmbushjen e këtyre qëllimeve.

Klinton foli mes të tjerash edhe për rolin që luajnë gratë në përmbushjen e synimeve amerikane në politikën e jashtme.

“Gratë në mbarë gjithë botën po punojnë shumë për të përmbushur pjesën e tyre të detyrimeve për të përmirësuar statusin e grave dhe vajzave. Këto përpjekje ndikojnë njëherësh në përmirësimin e statusit të familjeve, komuniteteve dhe shteteve”, tha Klinton, e cila 15 vjet më parë në Pekin, në hartimin e Platformës, merrte pjesë si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara.
NJË PJESË E MEDIAVE TË KOSOVËS ËSHTË E NDËRLIDHUR ME KRIMIN E ORGANIZUAR
E Shtunë, 03.13.2010, 10:48am

Për shkak të varëssisë ekonomike

Organizata "Reporterët pa Kufij" iu ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të përmirësojnë gjendjen me lirinë e mediave, nëse duan që Kosova të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

 

Duke folur për BBC-në, Olivier Basille, përfaqësues i kësaj organizate për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve, tha se mediat në Kosovë janë të varura për shkak të gjendjes ekonomike dhe ndikimeve politike.

 

Reagimi i "Reporterëve pa Kufij", pasoi një numër kërcënimesh ndaj gazetarëve të mediave lokale në Kosovë në javët e fundit.

 

“Reporterët pa Kufij” kanë kritikuar sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe pamundësinë e kryerjes së detyrës nga gazetarët në Kosovë dhe kanë vlerësuar se në Kosovë ekziston një kulturë e mosndëshkimit.

 

Megjithatë, zoti Basille thotë se edhe një pjesë e mediave të Kosovës, ashtu siç janë edhe një pjesë e mediave në Ballkan dhe në Rumani e Bullgari, është e ndërlidhur me grupe të caktuara të krimit të organizuar, për shkak të varësisë ekonomike.

 

Arbër Vllahiu i BBC-së zhvilloi një bisedë me zotin Basille dhe fillimisht e pyeti nëse gjendja e lirisë së shtypit në Kosovë po përkeqësohet.

  » ISMAIL KADARE: RACIZMI I TËRTHORTË ËSHTË PO AQ I KEQ SA AI I MIRËFILLTË
  » SHQIPTARË KUDO QË JENI MBËSHTETENI DIOGUARDIN TË ZGJIDHET SENATOR I SHBA !Nga ELIDA BUÇPAPAJ
  » FESTAT KOMBËTARE I BASHKUAN NXËNËSIT E SHKOLLËS SHQIPE TË KANTONIT VAUD (Fotoreportazh)Nga ISNI IDRIZIFotot LUL IMERI
  » POETI MES TË VRARËVE TË TIJ (Poezi mbi lëkurën e jetës)Nga VISAR ZHITI
  » ARABIA: INSHALLAH, OBAMANga MAUREEN DOWD, New York Times
  » EPOPEJA E JASHARAJVE (Dossier)
  » "CHRISTIAN SCIENCE MONITOR": GJYKIMI I KARAXHIQIT: A DO TË VENDOSET DREJTËSIA?
  » FISNIKËRIA E UDHËHEQJES OSE FISNIKËRIA - KY VIRTYT I MUNGUAR NË SHQIPËRINga SHEFQET MEKO, Minneapolis, SHBA
  » BOSNJA DHE SERBIA LUFTOJNË PËR EKSTRADIMIN E GANIQITnga Radio Evropa e Lirë
  » RUSËT E SHOHIN SHBA NDRYSHENga KEVIN O'FLYNN



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]