E Premte, 12.06.2024, 05:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
NJË BOTË PA ARMË BËRTHAMORE - STRATEGJIA E RE BËRTHAMORE E PRESIDENTIT OBAMA
E Mërkurë, 03.03.2010, 01:22pm

 

Lufta e ftohtë ka marrë fund, por superfuqitë vazhdojnë të posedojnë armë atomike si mjete frikësimi. Spektakulare është deklarata e Presidentit amerikan me 1.3 se SHBA duan të reduktojnë në mënyrë radikale armët atomike

 

Një botë pa armë atomike po.

 

Por nga iluzionet Barak Obama i porositi që të kishin kujdes simpatizantët e tij që në fjalimin e tij të famshëm në Pragë:

"TIMES": MESDITA NË TURQI


E Hënë, 03.01.2010, 12:53pm

Konfrontimi mes Ankarasë dhe ushtrisë mund të jetë katastrofik.

PLAGËT DHEMBIN KUR FTOHEN

Nga HELENA KADARE


E Shtunë, 02.27.2010, 07:43pm


Në një ditë të ftohtë janari, midis pirgut të letrave të ardhura atë mëngjes, gjendej edhe një zarf i trashë.
Vinte nga Londra. Mikesha ime e kahershme ...gazetarja Sanije Gashi, me anë të një e-maili elektronik, më kishte njoftuar se po më niste librin e saj të porsadalë. Po ia jepte kunatës që nisej në Londër, për më shumë siguri. Libri ishte tani ndër duart e mia. Ai titullohej: "Histori të tmerrit -1999". Dosje krimesh të luftës, rrëfime të grave.

A ËSHTË NË RREZIK TURQIA?

Nga ROBERT TAIT


E Shtunë, 02.27.2010, 02:39pm

 


Arrestimet dhe ngritja e aktpadive ndaj disa dhjetëra ushtarakëve në Turqi, sipas analistëve, e ka çuar këtë vend një hap më afër “përballjes së madhe” mes qeverisë dhe ushtrisë.

Ky i fundit dikur ka qenë një institucion i gjithëfuqishëm. Ushtria turke e ka parë veten si mbrojtëse të shtetit sekular, derisa qeveria aktuale drejtohet nga një parti me rrënjë islamike.

Nga ana tjetër, janë ngritur pikëpyetje dhe ndaj agjendës politike që mund të fshihet pas arrestimeve të prokurorisë në një nga shtyllat e sekularizmit në Turqi.

Hetuesit pretendojnë të kenë fakte të mjaftueshme për komplotin e ushtrisë në vitin 2003, që synonte rrëzimin e qeverisë përmes një grusht-shteti.
Arrestimet dhe hetimet përfshijnë anëtarët e një grupi hije të quajtur Ergenekon.

Mbështetësit e qeverisë dhe të partisë në pushtet këmbëngulin se komploti i ushtarakëve synonte goditjen e demokracisë dhe kthimin pas të një tendence për më shumë llogaridhënie nga qeveria përpara ligjit dhe shoqërisë.

Ata thonë se në lojë është, ose që Turqia të shndërrohet në një demokraci moderne, e aftë të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, ose të ketë një sistem totalitar të drejtuar nga një elitë sekulare, që përfaqësohet nga ushtria.

Suat Kiniklioglu sqaron politikën e Partisë për Zhvillim e Drejtësi, që është në pushtet.

“Rasti Ergenekon, në thelb, është përpjekje për të nxjerrë jashtë elementët negativë brenda ushtrisë, disa prej të cilëve tani janë në pension. Ata ishin të gatshëm të krijonin çrregullime dhe kaos që do të çonte në një grusht-shtet ushtarak në Turqi”,
sqaron Kiniklioglu politikën e partisë në pushtet.
SI TE DENOHEN KRIMET E KOMUNIZMIT
E Enjte, 02.25.2010, 06:29pm

“Krimet e komunizmit” është titulli i konferencës që ka filluar në Pragë e që po fokusohet te trashëgimia e komunizmit, rrugët e ndëshkimit për shkelësit e të drejtave të njeriut të asaj kohe, si dhe në faktin se regjimet komuniste ende ekzistojnë. Zyrtarë qeverish, intelektualë dhe ish-disidentë, shumica nga vendet e Evropës qendrore e lindore, po ndjekin punimet e konferencës.Irzhi Liska, nënkryetari i Senatit çek, në fjalën hyrëse theksoi nevojën për të ekzaminuar në tërësi të shkuarën komuniste dhe veprimet që duhen marrë sot.

"WASHINGTON POST" NËSE GODET IZRAELI, PËRGATITUNI PËR LUFTË ME IRANIN!
E Martë, 02.23.2010, 03:52pm

Barak Obama nuk do të bombardojë Iranin, jo pse është liberal, por për faktin se nuk dihet ku ndodhen instalimet bërthamore të Teheranit. Për më tepër, nuk dihet nëse një sulm i tillë mund të ndalojë në pak muaj programin bërthamor të Iranit, shkruan në numrin e sotëm “Washington Post”.

Nga ana tjetër, përgjigjja kërcënuese e Iranit kundrejt Izraelit dhe trupave amerikane, në saje të Aleancës Iraniane në Irak, Afganistan, Palestinë dhe Liban, nuk është ajo me të cilën duhet të merret Uashingtoni në këtë moment, vë në pah kjo gazetë dhe shton se askush nuk do rritjen e çmimeve të naftës, gjë që mund të ndodhë.

Sipas “Washington Post”, asnjë president amerikan, i cili bën llogaritje të matur, nuk zgjedh luftën, sa kohë që trupat amerikane janë aktivisht të angazhuara në dy frontet, pasi në këtë mënyrë ai nuk mund të presë mbështetjen e publikut.

Por, thuhet më tej në shkrim, nëse Obama nuk e bombardon Iranin, kjo nuk do të thotë se askush tjetër nuk do e bëjë.
"WASHINGTON POST": IRAKU, ARRITJE APO MAKTH I OBAMËS
E Hënë, 02.22.2010, 05:07pm

Gjatë viteve kur Iraku ishte në qendër të politikës së jashtme amerikane, politikë-bërësit rregullisht kanë bërë të ditur se gjashtë muajt në vazhdim do të jenë vendimtarë për epilogun e luftës, thuhet në një shkrim të Uashington Post.

SI E ELEMINOI DIKTATURA ELITËN INTELEKTUALE SHQIPTARE

Nga TOMOR ALIKO


E Djelë, 02.21.2010, 09:17am

Gjatë 50 vjetëve të diktaturës me gjyqe speciale të montuara u eliminua truri i kombit shqiptar

 

Armiku më i madh i demokracisë është komunizmi, prandaj është detyrim moral të hidhet dritë mbi të vërtetën historike, sepse në çdo segment të saj do të gjejmë heronj e luftëtarë, që Atdheut i dhuruan gjënë më të shtrenjtë jetën, prandaj me energji të shumëfishuara të mundohemi pa u lodhur për pasqyrimin e të vërtetës. Kush më mirë se ne të mbijetuarit politikë, mund ta bëjë këtë! Me çdo kusht duhet të pasqyrohet e vërteta dhe ne duhet me korrektësi dhe ndershmëri të themi vetëm të vërtetën. Komunizmi shqiptar me gjithë terrorin e pashembullt, nuk mundi të gjunjëzonte antikomunistët, të cilët mbetën deri në fund të jetës atdhetarë të nderuar. Krimi komunist shqiptar mban mbi shpinën e tij një pafundësi krimesh, ku spikat roli drejtues i Partisë Komuniste nën udhëzimet direkte të Enver Hoxhës dhe klanit të tij, të cilët nuk ishin gjë tjetër veçse vasalë të Jugosllavëve nëpërmjet të ashtuquajturit "vllazërim" me armikun shekullor të kombit tonë.

 

Fillimi i terrorit të kuq

KRIMET E PANDËSHKUARA TË KOMUNIZMIT

Nga Ismail KADARE
(Ky opinion i Kadaresë i botuar më 2005 - e ribotojmë sepse është tepër aktual)

E Shtunë, 02.20.2010, 07:46pm

Trimërimi i së keqes staliniste, arroganca, fryma revanshiste e saj, dëshmon pikërisht shpresën e saj për t’u kthyer. Kori i solidaritetit alla dostojevskian, i inkurajuar nga vështrimi shpërfillës i peshkut të Felinit, shfaqet në të gjitha rrafshet. Është kjo frymë e keqe që nxit qëndrimin mohues ndaj popullit shqiptar. Ai konsiderohet mëkatar për përmbysjen e komunizmit, ndaj në mënyrë të tërthortë ndaj tij mund të bjerë hakmarrja. Vetëm kështu mund të shpjegohet mungesa e skrupujve në drejtimin e punëve të tij, ngritja e imoralitetit në rangun e një doktrine, korrupsioni i paparë, talljet e pareshtura me varfërinë e vendit, së fundi sëmundjet kronike të politikës shqiptare: mosnjohja e zgjedhjeve, e bojkotimi i parlamentit, dy nga turpet e neveritshme të jetës sonë.

Sipas kësaj mbrapshtie, sa herë që vendi ia refuzon votën dhe besimin një krahu politik, ai quhet prej këtij krahu, vend mëkatar.  Lufta për shëndoshjen morale të Shqipërisë së sotme nuk është çështje përkryerjeje apo luksi kulturor. Ajo është kthyer në kusht të ekzistencës sonë të mëtejshme.

EDHE PAS 19 VJETËSH SHQIPËRIA ENDE NUK I KA DËNUAR KRIMET E KOMUNIZMIT

Nga Elida BUÇPAPAJ

 


E Shtunë, 02.20.2010, 07:19pm

Më 20 shkurt 1991, populli i Tiranës si një uragan rrëzoi shtatoren  e diktatorit Enver Hoxha, por mjerisht prej asaj dite deri më sot Shqipëria ende nuk i ka dënuar krimet e komunizmit. Vendi që ka përjetuar regjimin stalinist më të egër në të gjithë Evropën Lindore dhe Ballkan - edhe pas 19 vite të  përmbysjes së komunizmit - përjeton anormalitetin më të papranueshëm duke vazhduar të mos kërkojë falje për viktimat e sistemit komunist. Në këtë mënyrë vetvetiu lind pyetja: A është rrëzuar vërtetë diktatura në Shqipëri apo mbijeton duke diktuar dhe imponuar vullnetin e vet si një shtet paralel shumë më i fuqishëm se shteti demokratik.


  » ELITA E PUSHTETITNga DAVID BROOKS, New York Times
  » PA TABUNga Elida BUÇPAPAJ
  » OKB T'I MBROJË GAZETARËTNga NIK KRASTEV
  » Pavarësia e Kosovës: 17 Shkurt 2008 - 17 Shkurt 2010 (Dokumente dhe fotogaleri)
  » NË MBROJTJE TË BERLUSKONIT  - Marrë shkas nga letra e Elvira Donez botuar tek La RepubblicaNga Elida BUÇPAPAJ
  » TË VËRTETAT E HIDHURA TË LINDJES SË MESMENga Roger COHEN. New York Times
  » RUSIA, PA TË ARDHMENga FRASER CAMERON, New York Times dhe International Herald Tribune
  » AMERIKA ENDE NUK KA HUMBURNga PAUL KRUGMAN, New York Times
  » VALBONA E KALTËR NË ZI PËR AVNI MULAJNNga SKËNDER BUÇPAPAJ
  » LABIRINTI LIGJOR I KOSOVËSNga IAN BANCROFT, The Guardian



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]