| VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
|
Penelopë Kruz 35 vjeçarja ikonë e vajzës së ëmbël e joshëse, gruas sensibile e misterioze, bukurisë së papërballueshme E Hënë, 04.27.2009, 09:11am (GMT1) Penelopë Kruz Sançez (Penelope Cruz Sanchez ) ka lindur më 28 prill 1974 në Madrid të Spanjës nga një baba tregtar dhe një nënë parrukiere, pra flokëtare. E thirrur në mënyrë përkëdhelëse Pe, siç e thërrasin edhe në familje, ajo është rritur në kryeqytetin spanjoll së bashku me motrën Monika dhe vëllain. Cruz, përveç spanjishtes, flet kastelançe, frëngjisht, anglisht dhe italisht. Ajo ka fituar tri çmime Goyas, dy çmime European Film Awards, ka fituar çmimin e Aktores më të mirë në Kanë dhe çmimin BAFTA. Është femra e parë spanjolle që fiton çmimin Oskar dhe e dyta në gjuhën spanjolle që në vitin 1961. Përpjesëtimet e saj trupore shprehen në mënyrë shumë lakonike: Penelopë Kruz është e lartë 1 metër e 68 centimetër dhe e peshon 49 kilogram. Nisur nga të dhëna tejet premtuese, Penelopë qëkur ishte e vogël është parë si një balerinë e ardhshme shumë e talentuar. Aq shumë ishte përkushtuar ajo pas kërcimit saqë i braktisi studimet e larta në mënyrë që të përqëndrohej në kërcim dhe në lojë aktori. Studion kështu në Konservatorin Kombëtar të Spanjës, njëkohësisht duke vijuar edhe në shkollën e Angela Garrido, të specializuar për Kërcimin Xhaz (Danza Jazz ) të profesorit Raul Caballero. Pastaj ajo transferohet në Nju jork ku studion katër vjet për aktore në shkollën e Cristina Rota. Pasi xhiron në filmin "Hi-Lo Country", pra në filmin e saj të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas zbarkimit të saj në Hollivud në vitin 1998, ajo ia dhuron të gjitha fitimet e saj Misionit "Nënë Tereza". Ndër të tjera, ajo kishte pasur rastin ta shoqëronte Nënë Terezën në vitin 1996, duke dëshmuar se ajo nuk ishte një adhuruese e rastësishme e Nënë Terezës, por një vijuese serioze e rrugës së saj. Aktorja është edhe njëra ndër financueset kryesore të Fondacionit Sabera që ka ndërtuar në Kalcuta një shtëpi dhe një shkollë për vajzat e varfëra dhe një klinikë për të sëmurët tuberkularë. Më 2006 ajo luajti me mikeshën e saj më të mirë Salma Hyek në filmin Bandidas. Po atë vit mori vlerësime tejet të larta për lojën e saj në filmin Volver të Peter Almodovar. U kandidua për Golden Globe, Screen Actors Guild Award, BAFTA Award dhe Academy Award. Kështu do të ishte aktorja e parë spanjolle që kandidohej në kategorinë e Aktores më të Mirë në rol kryesor. Në maj 2007 u muar vesh se Penélope dhe motra e caj Monika do të përgatitnin një koleksion prej 25 copash për kompaninë e modës së lartë me qendër në Barcelonë, Mango. Në fund të vitit 2007 do të luante rol kryesor në filmin e regjisorit Jaume de Laiguana për videon e parë single të vëllait të saj, Eduard, titulluar "Cosas que contar". Me mikeshën Mia Maestro dhe motrën Monika ajo kishte treguar edhe më herët interes për modën e lartë dhe pasarelat, duke përfaqësuar firmën L'Oreal. Më 2008 me Ben Kingsley do të luante në filmin "Elegy", duke fituar vlerësime të larta nga kritika. Ajo u kandidua për çmimin Golden Satellite. Po atë vit luajti në filmin e Woody Allen "Vicky Cristina Barcelona" nën petkun e personazhes Maria Elena, ish gruaja pa stabilitet mendor e Javier Bardem. Edhe ky rol u vlerësua pa masë nga kritika. Për këtë rol do të kishte një kandidim të dytë dhe një Oskar të parë si aktore në rol jokryesor. Cruz bashkëpunoi përsëri me Pedro Almodovar në filmin Los Abrazos Rotos, që do të dalë në kinematë amerikane në nëntor 2009. Ajo do të jetë në filmin muzikal Nine përkrah aktoreve të tjera fituese të çmimeve Oskar si Sophia Loren, Nicole Kidman dhe Marion Cotillard. Cruz thotë se është vegjeteriane që në vitin 2000, ndonëse është për t'u dyshuar. Ajo ka dhënë shuma të konsiderueshme parash për bamirësi. Më 1997 ishte vullnetare në Ugandë dy muaj. Pas përvojës dashurore me Tom Kurizin thuhet se ka përqafuar shientologjinë, ndonëse ajo është katolike. Aktualisht është e fejuar me aktorin spanjoll fitues të çmimit Oskar, Javer Bardem. Ata laujtën bashkë në vitin 2007 në filmin "Jamon, Jamon, Live Flesh" dhe një vit më vonë në "Vicky Cristina Barcelona". Ajo I ka deklaruar revistës Marie Claire, botimit spanjisht, se ka dëshirë të lindë fëmijë dhe ka ndërmend gjithashtu të birësojë. Mendoj se pa fëmijë jeta nuk është e plotë, ka deklaruar ajo./Elida BUÇPAPAJ Elida Buçpapaj
|
||||
| Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. | ||||