| VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
|
Elizë, gjeni dy vjeçe, inteligjente si Ajnshtajni E Premte, 05.01.2009, 11:56am (GMT1)
Louise, nëna e saj, 28 vjeçe dhe e bardhë, e Edward, babai, 34 vjeç dhe i zi, thonë se janë një familje normale. Ajo punon part-time në një kompani ndërrim shtëpish dhe të dielën në një supermerkat; ai iu shet makina të përdorura në gjendje të keqe garazheve që i riparojnë dhe i rishesin. Asnjëri prej prindërve nuk është me diplomë. Mes të afërmve ka mjekë e inxhinierë, por asnjë me atë koeficient inteligjence rekord. "Nuk kemi bërë kurrë ndonjë gjë për ta shndërruar Elise në një fëmijë gjeni," thotë nëna. "Nuk jemi ai tip prindërish që prej kur fëmija është në djep kërkojnë t'ia mësojnë alfabetin, aritmetikën apo një gjuhë të huaj. Nuk ia mbushim kokën me nocione. Kufizohemi në përgjigjet ndaj pyetjeve të saj. E ajo pyet shumë. Ka një kureshtje pakufi. E një kujtesë të pabesueshme." Bashkëshortët Roberts e kishin vënë re që Elise, prej kur ishte shumë e vogël, kish diçka të pazakonshme: një aftësi përqëndrimit befasuese për një foshnjë, një dëshirë pa kufi për të nxënë. Para disa javësh, duke parë një program televiziv mbi fëmijët gjeni, nënës i ka lindur një dyshim: kështu ka takuar në psikologe për fëmijërinë, profesoreshën Joan Freeman, e cila është takuar me Elise, e ka nënshtruar ndaj disa provave dhe ka llogaritur KI-në e saj. "Ka mendjen e një fëmijë me dyfishin e moshës së saj pohon ekpsertja mund t'i djegë etapat e shkollës dhe të bëjë realitet aftësitë e jashtëzakonshme." Por prindërit thonë se, po të zbresë KI e Elise, kur të jetë më e rritur, dhe fëmija e tyre do të bëhet një vajzë krejt normale, do të jenë po aq të kënaqur. "Me rëndësi thotë mamaja është që ajo të jetë e lumtur." |
||||
| Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. | ||||