VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Njëqindepesëvjetori i Salvador Dalisë, gjeniut të pikturës sureale E Djelë, 05.10.2009, 08:53pm (GMT1) Koktej, pra përzierje, e sajuar bukur nga ndërthurja e gjenialitetit dhe delirit, piktorit të sureales dhe të botëve mitologjike, Salvador Daliu ka pasur një jetë të shënuar nga përçudnitë që nga fillimi i saj. Duke lindur në fakt tre ditë pas vdekjes së vëllait të madh, babai i tij mendoi se do të ishte mirë ta thërriste me të njëjtin emër, në mënyrë që ashtu të mos e harronte kurrë djalin e madh. Një rrethanë kjo pakëz "përkeqësuese", e cila ka ndikuar gjithnjë në atë mungesë të barapeshës mendore që e ka karakterizuar gjithë jetën Salvador Dalinë. Salvador Dali lindi në Figueras të Katalonjës, Spanjë, më 11 maj 1904. Kur ishte në moshë ende të njomë ai ekspozoi disa nga punimet e tij në pikturë në sallën e teatrit bashkiak të qytetit të tij të vogël. Ekspozita e parë u prit me një vlerësim të lartë nga kritika e asaj kohe. Më 1930 ai publikon « Gruaja e dukëshme »(La femme visible), monografi kushtuar Galës, e cila që nga viti 1929 kishte qenë gruaja e tij , modelja e tij dhe muza e tij e gjithë jetës. Ky libër shënon orientimin e ri të piktorit DalÃ, që fillon të shkojë drejt një realizmi pothuaj akademik me një ngjyresë të një deliri, pra të një dalldie pothuaj deformante, pra shpërfytyruese, nganjëherë deri edhe makabre. Pak vjet më vonë ai ndeshet ashpër me surealistët për shkak të pikturës "Enigma e Vilhelm Telit". Kjo përplasje çon në vitin 1936 në shkëputjen e parë të tij nga grupi i Breton, shkëputje që do të bëhej përfundimtare tre vjet më vonë. Ndërkohë Dalà kishte marrë pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Surealistëve në Paris dhe në Amsterdam. Shtatë vjet më vonë ekspozon veprat e tij stereoskopike, pra tërësore, në Guggenheim Museum e në maj 1978 emërohet anëtar i Akademisë së Arteve të Bukura (Accadémie des Beaux-Artes ) të Parisit. Vitin tjetër u ekspozua vepra retrospekitve e gjeniut Dalà në qendrën Georges Pompidou të Parisit, duke u transferuar më vonë në Tate Gallery të Londrës. Më 10 qershor 1982 vdes Gala e në korrikun e po atij viti i jepen tituj të lartë nderi nga bota politike. Në maj të vitit 1983 pikturon "Bishti i dallëndyshes", e cila do të ishte piktura e fundit e jetës së Dalisë. Më 1984 ai pëson plagë të rënda për shkak të zjarrit që ra në dhomën e tij në kështjellën Pùbol, ku tashmë e kishte përqëndruar banimin e tij. Më 23 janar 1989 vdiq në mënyrë të menjëhershme në kullën Galatea nga një goditje e rëndë apoplektike, pra nga dambllaja. Në zbatim të vullnetit të tij Salvador Daliu u varros në kriptën e Teatro-Museo Dalà në Figueras, pra në qytetin e tij të lindjes. Në testamentin e tij ai ia lë shtetit spanjoll gjithë pronën e tij. Një ekspozitë e madhe retrospektive postume, pra pas vdekjes, u organizua në Staatsgalerie të Shtutgardit, që pastaj u transferua në Kunsthaus Zurich. Në 100 vjetorin e lindjes së Salvador Dalisë, më 11 maj 2004, gjithë bota e përkujtoi Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |