VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BEN BERNANKE LARGOHET NGA REZERVA FEDERALE

                                                                                      

E Hënë, 06.15.2026, 05:59pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
BEN BERNANKE LARGOHET NGA REZERVA FEDERALE

E Martë, 02.04.2014, 08:31am (GMT+1)


Kryetari i Bankës Qendrore ose Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara, Ben Bernanke, u largua të premten nga ky post pasi drejtoi ekonominë më të madhe të botës gjatë disa vite vështirësisht. Bernanke u vlerësua për menaxhimin e krizës dhe u kritikua për mos përfundimin e reformave.
 
Ben Bernanke thotë se menaxhimi i krizës ekonomike në 2008-ën ishte si të ngisje një makinë dhe shmang për pak një përplasje të tmershme.

"Mendoj se është në natyrën time të përqendrojen tek problemi. Isha më i zhytur në atë që po ndodhte dhe përpiqesha të gjeja zgjidhje se sa të reflektoja".

Bernanke dhe kolegët e tij morrën masa si asnjëherë më parë për të ulur interesat bankare. Ulja e interesave kishte si synim mëkëmbjen e ekonomisë, duke e bërë më të lehtë për bizneset dhe familjet të merrnin huatë që u duheshin për blerjet kryesore. Si rrjedhim, ekonomia filloi të rritej.
Veterani i Wall Street-it dhe profesor i Universitetit Adelphi, Michael Driscoll, tha se  zotit Bernanke i duhej të ishte i guximshëm dhe krijues për të zgjidhur problemet e reja.

"Gjërat që Bernanke kishte përpara ishin aq të mëdha saqë do të thosha se nuk do ta ekszagjeronim aspak nëse do të vlerësonim se e ardhmja ekonomike e Shteteve të Bashkuara dhe ajo botërore ishin në rrezik".

Kritikët thonë se Bernanke nuk arriti të vërë re se tregu amerikan i shtëpive po rritej me një ritëm të pajustifikuar. Disa probleme në tregun e shtëpive luajtën rol kyç në krizën financiare.
Të tjetë thonë se Rezerva Federale duhet ta kishte shpëtuar firmën financiare Lehman Brothers, që falimentoi dhe tronditi tregjet.
Proferori i Universitetit të Bostonit dhe ish zyrtar i Rezervës Federale, Cornelius Hurley, thotë se reformat që kishin për qëllim ta bënin sistemin financiar më të qendrushëm, në mënyrë që të përballonte rënien e ndonjë firme sado të madhe financiare kanë qënë të pamjaftueshme dhe jo të plota.

"Kjo axhendë reformash nuk i aftohej aspak trajtimit të problemit "Ëœshumë i madh për të dështuar', rrezik i vazhdueshëm për sistemin  që mbartin gjashtë bankat më të mëdha të vendit".

Bernanke, ish profesor i Universitetit Princeton, thotë se studimi i tij i thellë i Krizës së Madhe Ekonomike e ndihmoi të përballonte këtë krizë. Ai thotë se kjo do t'i ndihmojë kritikët dhe të tjerët të kuptojnë veprimet e tij.

"Ne shpresojmë se me përmirësimin e ekonomisë dhe me informacionin që do të publikohet për çfarë ne bëmë si të domosdoshme në interes të publikut, do të shikohet se qëllimi i veprimeve tona ishte të ndihmohej amerikani i mesëm".

Ndoshta kjo prirje e Bernankes mund t'i bëjë më të kuptueshme veprimet e Bankës Qendrore.
Ai përdori një gjuhë më të qartë për të përshkruar veprimet dhe qëllimet e Rezervës Federale dhe filloi të mbante konferenca shtypi rregullisht, me shpresën se investitorët e mirëinformuar mund të merrnin vendime më të mira me më shumë informacion dhe me më pak panik.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JANET YELLEN - KRYETARJA E RE E REZERVËS FEDERALE (02.03.2014)
NJË PROFIL I ABDEL FATTAH EL-SISSIT (02.01.2014)
MJEKËT KANË FILLUAR ZGJIMIN E SCHUMACHERIT NGA KOMA (01.30.2014)
EDUARD SNOWDEN PROPOZOHET PËR ÇMIMIN NOBEL TË PAQES (01.30.2014)
SEAGAL DHE PUTIN - 'MIQËSIA E PANDASHME' (01.30.2014)
SHBA - PËRPJEKJE PËR LIRIMIN E ISH USHTARIT AMIR HEKMATI NË IRAN (01.23.2014)
LAIMDOTA STRAUJUMA - FEMRA E PARË KRYEMINISTRE E LETONISË (01.22.2014)
FAMILJET E UDHËHEQËSVE TË LARTË KINEZË FSHEHIN PASURITË (01.22.2014)
SNOWDEN - NUK JAM SPIUN RUS (01.22.2014)
KONTRIBUESI I RADIOS EVROPA E LIRË LARGOHET NGA UKRAINA (01.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Qershor 2026  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]