JUSTIN BIEBER MUND TË SHPALLET 'PERSONA NON GRATA' NË AMERIKË
E Martë, 02.11.2014, 04:30pm (GMT+1)
Justin Bieber mund të urdhërohet që të largohet nga Amerika, nëse ai shpallet fajtor për vandalizëm në rastin për hedhjen e vezëve në pronën e fqinjit të tij, ka mësuar TMZ.Bieber, një qytetar kanadez, lejohet të jetojë në Amerikë sepse ka leje pune të shkallës së parë (O-1), me ligjet për imigrim që u lejojnë të huajve "aftësi të jashtëzakonshme".
Por nën ligjet e imigrimit, nëse dikush shpallet fajtor për "poshtërsi morale", atëherë zyra e imigrimit mund ta shpallë atë person "të papranueshëm" për të statusin e punës në Amerikë.
Tani në "poshtërsitë morale" hyjnë edhe krimet siç janë "shkatërrimi i pronave".
Gjykata e Los Angelesit dëshiron që të bëjë padi për vandalizim sepse thuhet se ai ka shkaktuar dëme rreth 20 mijë dollarë.
Një muaj më parë këngëtari problematik kishte shkaktuar dëme të konsiderueshme në pronën e fqinjit të tij, duke e gjuajtur me vezë.
Pronari kishte raportuar se për riparimin e shtëpisë është dashur të paguajë 20 mijë dollarë.