VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AKTIVISTJA E MJEDISIT INKURAJON NXËNËSIT

                                                                                      

E Shtunë, 12.13.2025, 02:20pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
AKTIVISTJA E MJEDISIT INKURAJON NXËNËSIT

E Shtunë, 02.15.2014, 04:28pm (GMT+1)


Para më shumë se 10 vjetësh, aktivistja Erin Brockovich, ishte subjekti i një filmi me titull emrin e saj, i luajtur nga ylli i Hollivudit, Julia Roberts. Ngjarja kishte të bënte me një qytet që u ngrit kundër një kompanie energjitike për rrjedhjen e një kimikati në ujin e tyre të pijshëm. Siç vihet në dukje në materialin në vazhdim, aktivistja e mjedisit vazhdon të jetë aktive, madje po e përdor përvojën e saj personale për të frymëzuar të rinjtë.
 
Sikurse u thotë nxënësve, Erin Brockovich nuk kishte njohuri shkencore, madje ajo mësoi rreth ligjit kur punonte për një avokat. Historia e saj përshkruhet në filmin e vitit 2000, Erin Brockovich, në të cilin Julia Roberts fitoi çmimin Oscar për rolin e aktivistes.

Brockovich ndihmoi që qyteti Hinkley i Kalifornisë të fitonte 333 milion dollarë dëmshpërblim në një akt padi kundër Kompanisë Pacific të gazit dhe rrymës elektrike për rrjedhjen e një kimikati në ujin e pijshëm të qytetit. Sot, aktivistja e mjedisit vazhdon të ndjekë nga afër raportet e ndotjes së mjedisit, që banorët besojnë se janë të lidhura me probleme shëndetsore.

Erin ka kritikët e saj, të cilët vënë në pikpyetje përdorimin e statistikave prej saj, megjithëse edhe ata thonë se ajo është një forcë, që duhet njohur. Brockovich u shpjegoi punën e saj këtyre nxënësve të një shkolle të mesme, të cilët vizituan kampusin e Universitetit të Kalifornisë në Los Angeles, për të mësuar më shumë rreth shkencës.

"Për mua ishte e vështirë kur isha në shkollë, sepse kisha vështirësi për të mësuar. Shpesh më thuhej se nuk mund të bëja këtë apo atë gjë dhe unë e pranoja një gjë të tillë si të kryer. U deshën vite që unë të arrija në përfundimin se unë mund të besoja në vetvete dhe të shikoja arritjet e mija. Dhe ky besim në vetvete ndryshoi çdo gjë në jetën time".

Për 15 vjeçaren Samantha Magallanes, kjo histori e ndotjes së mjedisit është personale për të.

"Në komunitetin tonë ishte një skenar i ngjashëm me atë që Erin përshkruan. Ne jetonim në një mjedis të ndotur dhe të dëmshëm për shëndetin".

Disa prej këtyre fëmijëve shpresojnë të studjojnë në fushën e shkencës dhe fusha të lidhura me të, si Seleni Rivas, e cila shpreson të bëhet mami për të ndihmuar në lindjen e bebeve.

"Tani po studjoj kimi, pasi përfundova klasën e biologjisë. Shpresoj që vitin e ardhshëm të marr më shumë klasa në fushën e shkencës".

Mësuesi i shkencës së kompjuterve, Steve Scanlan donte që nxënësit të dëgjonin prej Erin Brockovich-it, e cila ka pasur ndikim tek komuniteti i saj.

"Një person që është kaq i rëndësishëm për sa i përket çështjeve të mjedisit, një person i thjeshtë, që ngriti një çështje kaq të rëndësishme, është me të vërtetë frymëzim për këta të rinj, pra kjo është një histori shumë e mirë".

Ky mesazh frymëzoi nxënësin Jerome Caco.

"Bë atë që të pëlqen më shumë dhe një person mund të sjellë ndryshime".

Brockovich thotë se ajo u rekomandon nxënësve që të bëjnë pyetje të vështira dhe të kërkojnë vetë përgjigjet.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
CLINTON - KANDIDATE E FUQISHME DEMOKRATE MË 2016 (02.12.2014)
JUSTIN BIEBER MUND TË SHPALLET 'PERSONA NON GRATA' NË AMERIKË (02.11.2014)
BERLUSKONI PLANIFIKON RIKTHIMIN NË EVROPË (02.11.2014)
BILL GATES TËRHIQET NGA POSTI I TIJ NË MICROSOFT (02.04.2014)
GJYQI I PARË PËR GENOCIDIN NË RUANDË - I AKUZUAR PASCAL SIMBIKANGAWA (02.04.2014)
GULEN DO TA PADITË ERDOGANIN - SHKRUAJNË MEDIAT TURKE (02.04.2014)
BALERINI NUREYEV HISTORI DASHURIE ME GJITHË FAMILJEN KENNEDY (02.04.2014)
BEN BERNANKE LARGOHET NGA REZERVA FEDERALE (02.04.2014)
JANET YELLEN - KRYETARJA E RE E REZERVËS FEDERALE (02.03.2014)
NJË PROFIL I ABDEL FATTAH EL-SISSIT (02.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2025  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]