VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KAPET TRAFIKANTI MË I KËRKUAR NË BOTË 'EL CHAPO' GUZMAN

                                                                                      

E Hënë, 12.08.2025, 02:32pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
KAPET TRAFIKANTI MË I KËRKUAR NË BOTË 'EL CHAPO' GUZMAN

E Djelë, 02.23.2014, 10:03am (GMT+1)


Trafikanti më i kërkuar i drogës në botë, Joaquin "El Chapo" Guzman, është pas hekurash pasi u kap dje nga autoritetet amerikane dhe meksikane në një hotel në qytetin bregdetar Mazatlan, në Meksikë.

Agjentët kishin disa javë që e ndiqnin Guzmanin, pasi policia meksikane arrestoi disa anëtarë të lartë të kartelit të tij Sinaloa. Ata besojnë se Guzman kishte arritur t'u shpëtonte autoriteteve duke shfrytëzuar një numër shtëpish të sigurta dhe tunelesh. Ai kërkohej në Shtetet e Bashkuara nën akuza për trafik kokaine, marihuane dhe heroine nga Meksika në Shtetet e Bashkuara. Karteli i tij Sinaloa zhvillon aktivitet në një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara, Evropë dhe Australi.

Prokurori i Përgjithshëm amerikan Eric Holder e cilësoi arrestimin e Guzmanit si fitore për qytetarët amerikanë dhe ata meksikanë. Ai tha se aktiviteti kriminal për të cilin ai akuzohet ka çuar në vrasjen dhe shkatërrimin e zotërimeve të miliona njerëzve, si rezultat i drogimit, dhunës dhe korrupsionit.

Karteli Sinaloa ka qenë në qendër të një lufte për territor me kartele të tjera droge që veprojnë në pjesën veriore të Meksikës.  Ai konsiderohet si trafikanti më i fuqishëm i drogës në botë. Revista Forbes vlerëson se pasuria e tij është më shumë se 1 miliard dollarë.

Afro 80 mijë vetë kanë vdekur si pasojë e ngjarjeve të lidhura me trafikun e drogës në Meksikë, që kur ish-Presidenti Felipe Calderon dërgoi ushtrinë në vitin 2007 për të luftuar trafikantët e fuqishëm.

Revista Forbes e rendit Guzmanin si një ndër personat më të fuqishëm në botë, dhe thotë se pasuria e tij tejkalon 1 miliard dollarë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ARRESTOHEN PUSSY RIOT NË SOCHI (02.18.2014)
GALILEO GALILEI - NJERIU QË NDRYSHOI VIZIONIN PËR BOTËN (02.16.2014)
AKTIVISTJA E MJEDISIT INKURAJON NXËNËSIT (02.15.2014)
CLINTON - KANDIDATE E FUQISHME DEMOKRATE MË 2016 (02.12.2014)
JUSTIN BIEBER MUND TË SHPALLET 'PERSONA NON GRATA' NË AMERIKË (02.11.2014)
BERLUSKONI PLANIFIKON RIKTHIMIN NË EVROPË (02.11.2014)
BILL GATES TËRHIQET NGA POSTI I TIJ NË MICROSOFT (02.04.2014)
GJYQI I PARË PËR GENOCIDIN NË RUANDË - I AKUZUAR PASCAL SIMBIKANGAWA (02.04.2014)
GULEN DO TA PADITË ERDOGANIN - SHKRUAJNË MEDIAT TURKE (02.04.2014)
BALERINI NUREYEV HISTORI DASHURIE ME GJITHË FAMILJEN KENNEDY (02.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2025  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]