DORËZAT E MUHAMET ALIUT SHITEN NË ANKAND PËR MBI 835 MIJË DOLLARË
E Hënë, 02.24.2014, 03:48pm (GMT+1)
Dorëzat e boksit të legjendës Muhammad Ali, të cilat i kishte bartur kur kishte fituar për herë të parë titullin e botës në peshën e rëndë, janë shitur të shtunën mbrëma në ankand për 836.500 dollarë, bën të ditur "ESPN".
Ankandi Heritage u mbajt në New York, gati 50 vite pasi që Ali më 25 shkurt të vitit 1964 kishte mposhtur Sonny Listonin me ndërprerje në raundin e gjashtë duke fituar për herë të parë titullin e botës.
Dorëzat ishin pjesë e pronës së trajnerit legjendar Angelo Dundee, krahut të djathtë të Alit. Dundee kishte ndërruar jetë në vitin 2012, dhe i biri i tij Jim kishte vendosur të shes koleksionin e babait të boksit për të ndihmuar familjen për të paguar faturat mjekësore. Dorëzat e Aliut ishin shitur për herë të parë për 385.848 euro në dhjetor të vitit 2012.
Në ankandin e së shtunës nuk u shitën vetëm dorëzat e Aliut. U shit edhe ora e xhepit e bejsbollistit të famshëm Babe Ruth nga Seria Finale e vitit 1923, për 717 mijë dollarë.