VOAL - Isabel Allende Bussi do të jetë femra e parë që kryeson Senatin kilian dhe do t'ia dorëzojë fashën presidenciale Michelle Bachelet, që do të fillojë më 11 mars mandatin e dytë (jo të njëpasnjëshëm) në krye të shtetit.
"Babai im e ka kryesuar Senatin tri vjet. Për mua është një nder të jem femra e parë që merr këtë post në krejt historinë e vendit tonë," ka thënë bija e Salvador Allende, e cila nuk do ngatërruar me shkrimtaren që ka të njëjtin emër.
Allende, deputete e rajonit Atakama, është emëruar pas një pajtimi mes partive të ndryshme të Shumicës së RE, koalicion që mbështet presidentin Bachelet.