| VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
|
BIJA E SALVADOR ALLENDE KRYESON SENATIN KILIAN E Premte, 02.28.2014, 10:29am (GMT1) ![]() Isabel Allende Bussi VOAL - Isabel Allende Bussi do të jetë femra e parë që kryeson Senatin kilian dhe do t'ia dorëzojë fashën presidenciale Michelle Bachelet, që do të fillojë më 11 mars mandatin e dytë (jo të njëpasnjëshëm) në krye të shtetit. "Babai im e ka kryesuar Senatin tri vjet. Për mua është një nder të jem femra e parë që merr këtë post në krejt historinë e vendit tonë," ka thënë bija e Salvador Allende, e cila nuk do ngatërruar me shkrimtaren që ka të njëjtin emër. Allende, deputete e rajonit Atakama, është emëruar pas një pajtimi mes partive të ndryshme të Shumicës së RE, koalicion që mbështet presidentin Bachelet. www.voal-online.ch
|
||||
| Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. | ||||