OSLO - 278 NOMINIME PËR ÇMIMIN NOBLE PËR PAQE E Mërkurë, 03.05.2014, 05:48pm (GMT+1)
Numër rekord i nominimeve, gjithsej 278 sosh, janë bërë për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2014.
Në mesin e të nominuarve gjenden edhe Papa Françesk, aktivistja për arsimin e të rejave, Malala Yousufzai, presidenti rus, Vladimir Putin, ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, e të tjerë.
Për promovimin e pajtimit në Ballkan, është nominuar edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.
Komiteti i Institutit Norvegjez për Nobel ka njoftuar se dje lista është ngushtuar ndërmjet 25 e 40 emrave, ndërsa deri në muajin prill do të reduktohet dhe do të mbesin pak më tepër se 10 vetë.
Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe zakonisht shpallet në muajin tetor.