VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NEWMARK - PUTIN SI SADAM HYSEINNewmark: Dërgimi i trupave ushtarake në Ukrainë nga Putin nuk dallon nga aksioni i ish diktatorit të Irakut kur pushtoi Kuvajtin 

                                                                                      

E Djelë, 02.16.2025, 05:40am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
NEWMARK - PUTIN SI SADAM HYSEIN
Newmark: Dërgimi i trupave ushtarake në Ukrainë nga Putin nuk dallon nga aksioni i ish diktatorit të Irakut kur pushtoi Kuvajtin 

E Premte, 03.07.2014, 11:26am (GMT+1)



 

Vladimir Putin është si diktatori Sadam Hussein. Ky është krahasimi më i fundit që i është bërë presidentit rus, pas kërcënimeve të tij se do të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë. "Dërgimi i trupave ushtarake në Ukrainë, nga ana e Vladimir Putin, nuk dallon nga aksioni i ish diktatorit të Irakut, Sadam Hussein, kur pushtoi Kuvajtin në vitin 1990", -shprehet një specialist i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Anëtari i parlamentit të Britanisë së Madhe, Brooks Newmark, i cili është specialit i marrëdhënieve ndërkombëtare, thotë se perëndimi duhet urgjentisht të ndërmarrë sanksione politike dhe ekonomike kundër Rusisë.

Ndërhyrja ushtarake e Saddam Hussein në Kuvajt, në vitin 1990, është i ngjashëm më atë që kërkon të bëjë Putin-i në Ukrainë thotë ai. Newmark, beson se presidenti rus, Vladimir Putin, u ndje i lirë për të dërguar trupat në Ukrainë, pasi SHBA-të dhe Britania e Madhe, nuk kishin 'linja të kuqe' kundër përdorimit të qeverisë siriane të armëve kimike, vitin e kaluar, kur u vranë shumë sirianë.

Raportet e fundit mbi praninë ushtarake të Rusisë në Ukrainë flasin për rreth 6000 trupa në ishullin strategjik të Krimesë, dhe këto forca mendohet se janë dërguar vetëm një javë pasi presidenti prorus Viktor Yanukovich u rrëzua nga pushteti.

"Putin po e teston durimin tonë. Sjellja e tij nuk është më e mirë se e Saddam Hussein-it, kur ai pushtoi Kuvajtin. Në disa shkallë, Perëndimi duhet të thotë: mjaft është mjaft", -deklaroi Newmark para mediave britanike.

Newmark, i cili është mik i ministrit britanik të Jashtëm, William Hague, kërkoi që Rusia të pezullohet menjëherë nga G8-ta.  

"Mendoj se gabojmë nëse për të tretën herë nuk ndërmarrim asgjë. Putin po mundohet të rishpallë rolin perandorak të Rusisë si fuqia më e madhe botërore", -tha më tej Newmark.


/Shekulli Online/


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SERGEI HRUSHOV FLET MBI KRIMENË (03.07.2014)
OSLO - 278 NOMINIME PËR ÇMIMIN NOBLE PËR PAQE (03.05.2014)
SHBA - MCCAIN E KRITIKON OBAMËN LIDHUR ME PUTININ (03.05.2014)
DUELI CLINTON-BUSHAmerika ka 320 milionë banorë. Si ka mundësi që përfundon gjithmonë me dy mbiemra në krye?Nga MAURINE DOWD, New York Times (03.04.2014)
Forbes - BILL GATES ËSHTË NJERIU MË I PASUR NË BOTË (03.04.2014)
PISTORIUSI NUK E PRANON FAJËSINË PËR VRASJE (03.03.2014)
Politikanët shqiptarë 3000 i kanë një kafeDHA DORËHEQJEN I AKUZUAR PËR 1150-3000 EURO, ISH PRESIDENTI GJERMAN KRISTIAN WULF DEL I PAFAJSHËM (03.02.2014)
BIJA E SALVADOR ALLENDE KRYESON SENATIN KILIAN (02.28.2014)
CILAT JANË OPSIONET PËR YANUKOVYCHIN? (02.27.2014)
SHBA - NJË STATUJË E PËRLOTUR PËR KURT COBAIN (02.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shkurt 2025  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28  
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]